Mësues me notë të thyer në sjellje?!!!
Kujtimit të MËSUESIT TË MADH-VASIL KAMAMI
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Nesër është 7 Marsi-DITA e MËSUESIT. Ngaqë kam punuar mbi dyzet vjet si mësues, më bën apel"thirrja e gjakut" që të shkruaj për të. Dua në këtë ditë kaq të shënuar që të kujtoj një për një,që të gjithë mësuesët, që më kanë dhënë mësim dhe,veçanërisht, ata të shkollës së mesme Pedagogjike "LUIGJ GURAKUQI" (ish-NORMALJA) në ELBASAN.
Parabol
Ky tregimi im,sado i jetuar, do të duket si një"pastë e thatë",nëse nuk pranëvë modele mësuesësh të papërsëritshëm siç qenë ata që na mësuan në mesviteve '50-të të shekullit XX-të. Besoj se nuk bëj gabim që t'u bëja një rekomandim të gjithë atyre që shkruajnë HISTORIKUN E ARSIMIT MBARËKOMBËTAR. Mendimi im (besoj që nuk është vetëm imi),duhet të mos thonë që NORMALJA E ELBASANIT që u hap më 1 dhjetor 1909 qe shkollë e mesme,por qe UNIVERSITETI i parë MBARËKOMBËTAR. Nëse flitet për fat, them që e quaj veten me fat që u shkollova në këtë shkollë. Unë po shkoj drejt tetëdhjetave dhe kam mbi 60-vjet që e kam mbaruar atë shkollë, por kurrë nuk i harroj en bloc gjithë porfesorët e mi. Model në paraqitje (në veshje),model në sjellje dhe me një demonstrim përfekt para auditorit tonë heterogjen.
Vjen kjo ditë dhe ja tek më shfaqen, më të gjallë se çdo i gjallë,sado që,mjerisht, të gjithë kanë ndrruar jetë.
Të kujtoj ty, BABË STRINGA (AZMI STRINGA),duke deklamuar vargje nga ANAKREONTI:" Anakreont,qenke plakur/ gjithë gratë po më thëërasin... Apo nga "VISARET E KOMBIT":" O OMER,i nanës,o/dil njëherë nga burgu i errët. I dashur PROFESOR! Aq i dhënë qe pas folklorit,sa dhe djalit tuaj të vogël,i vure emrin OMER!
Dhe sa jam ndjerë mirë,kur,pikërisht ai OMERI juej,qenka dhe sot një pedagog i shquar në Fakultetin e Ekonomisë.
Professor BESIM QORRI që na jepte letërsinë e huaj. Po shfaqej "Hamleti" në kinemanë e Elbasanit dhe në rol SËR LORENC OLIVERI,por tjetër sharm ish demonstrimi i profesori tonë: e bënte penën si shpatë dhe ajo katedra shndrrohej në "shesh luftimi".Po temat e hartimit? "Ti je piktura më e bukur ku shoh fytyrën e vet ZOTIT(nga "Tartufi") apo"Glorifikimi i punës tek"Fausti" i Gëtes.
Profesori,URTËSIA vet, i racionales:EQREM RUSI! Silej sikur shkelte mbi qelqe dhe,po të marrë hua një figurë nga ASTRONOMIA,e"zbriste butë në sipërfaqen e kokës sonë,si tokë e papunuar,"anijen e vështirë të kësaj lënde". Mos kërkoni kot se mund të gjeni të gjashmin e të madhit EQREM RUSI. Në FIZIKË, profesor SHEFQET
Peni,tek do na fliste për"Valët logjutidonale",tha:- NJë minut, e la mësimin dhe,kur u kthye,në dorë mbante një violinë.Ky mësim,- tha profesori,- demonstrohet me një melodi nga SHUBERTI! Apo po në FIZKË,profesor MET SOKOLI, protonet mbrohen nga elektronet si MURI I MADH që mbron KINËN.
Profesor RESHIT KASHARI nuk lëshonte pe në notë dhe unë,tepër egoist, u them shokëve:- Nëse këtë radhë nuk më ka vënë pesë,do të shihni se çfarë do t'i bëj? Erdhi profesori,po ndante provimet dhe mua më kish vënë katër plus. Kur brof u hodha nga banka dhe protestova:- Pse më ke vënë katër plus (flitet për lëndën epsikologjisë),se ke bërë një gabim ortografik.
Se të tillë ishin: aspak nuk të hanin hakën dhe kurrë, në asnjë moment,nuk të bënin lëshime. Mund të flisja për secilin prej tyre dhe për secilin bie në gjunjë dhe ua puth pllakën e mermertë mbi varr.
* * *
Por,mbi të gjithë, drejtori,VASIL KAMAMI! Para dite dhe mbasdite,deri në mbrëmje vonë, e gjeje në shkollë. Sado që shkolla qe shumë e madhe, nuk ma merr mendja që të shpëtonte dikush nga "radarët" e tij: në shkollë e konvikt. Qe i rreptë dhe aq radikal,sa,mes nesh,e quanim ROBESPIER. Nuk ta kursente ndëshkimin, por qe aq racional sa zor t'i gjeje të gjashmin. Si mësues, të linte me gojëhapur dhe shumë i ditur. Nuk ka ndonjë nxnënës që e ka rrokur më shumë se kushdo tjetër,PROFESORIN dhe DREJTORIN VASIL KAMAMI,se sa unë.
Për tri vjet me radhë kam qenë nxënës që,ky,DREJTORI, më ka thyer nga një notë në sjellje.Kjo"sagë" për mua filloi në vitin e dytë. Në orën e studimit, u kapa rob nga drejtori i konvikiti që lexoja "Vaterlonë"(libër që ma kish dhënë"Bukinisti MENDEL i ELBASANIT,i ndjeri DAJË SULË KURANI). Më kapi, më raportoi tek drejtori dhe ky i fundit më ndëshkoi me notë në sjellje. Në vitin e tretë,kurba e ndëshkimit u rrit në raport me sjelljen time:Lashë kuadratin e 1majit për festën e Bajramit. Veç notës në sjellje dhe një javë përjashtim nga shkolla dhe konvikti. Më ndëshkonte,po kurrë nuk më hëngri hakun dhe,nëse e mbarova shkollën,veç që mësoja.
Sado që drejtori kish një barrë të madhe dhe sado që kishim mësues apostafat për praktikën pedagogjike,me gjithatë, ai gjente kohë për të ndjekur praktikën e nxënësve maturantë. Merreni me mend,se si ndjehesha unë,duke demontruar para nxënësve,kur shihja aty,tek banka e fundit "persekutorin tim në sjellje". Sa m'u ngrohën shpatullat,kur në analizë për mua tha fjalët më të mira.
* * *
Ka qenë 1 shkurt i vitit 1959. Unë isha maturant.. Drejtori më thirri në drejtori ( me siguri,-thashë,- prite ndonjë ndëshkim) dhe më komunikoi: - Hys (kështu më fliste gjithmonë),- më tha,- nga sot nuk do shkosh në mësim,e për tërë shkurtin do zëvendësosh,mësuesen klasës së katërt,Manushaqen. Tani,- më tha,-ky ëshrë regjistri dhe më shoqëroi tek klasa. E ndjeva vetën si i veçuar nga bashkëshokët,se, pikërisht,unë u gradova mësues.I vetmi dallim se nuk merrja rrogë. Por kot nuk thonë, mos u gëzo para kohe. Më gjeti si me atë qemanen e NATRADINIt që avazin e kishte prapa. Kështu më gjeti dhe mua. Në konvikt ngriheshim që në ora katërgjysë të mëngjesit dhe,kur erdhi kujdetar ENGJËLL HAXHIYMERI (ndjesë se është ndarë nga jeta larg ATDHEUT) dhe na bënte zgjimin,unë nuk pranova të dilja për gjimnastikën e mëngjesit.
Kujdestari,kur pa që nuk po çohesha, urdhëroi që të dilja nga krevati.
Çou,- urdhëroi.
-Nuk çohem se tani unë jam mësues,- kundërshtova.
-Ore do çohesh apo si asht puna?
- Nuk çohem jo dhe mos më bërtit mua se...
- Do të bërtas sa të të luej pitja e kresë,- shfreu.
-Ore,gjeneral me spaleta të bëhesh dhe nuk çohem. Jam mësues,unë,-kupton apo jo? Dhe nuk u çova. Në ora 7.30 të datës 2 shkurt,mbrriti drejtori i shkollës,VASIL KAMAMI dhe kujdestari parashtroi ankesën e tij.
Drejtori? Po ku të falte ai. Urdhëroi që shkolla të rreshtohej dhe pasi doli përpara,kumtoi:" Tani,KËSHILLI Pedagogjik (kurrë nuk thoshte unë,sado me status e kish atë të drejtë),vendosi: -Përparim Hysit për sjellje të keqe në konviktt i zbritet një notë në sjellje nga pesë në katër! Shpërndahuni! Dhe mua që po më këpuste loti nga inati kundrër kujdestarit, ashtu me lot në sy,mora regjistrin e klasës dhe ia çova drejtorit.
Ai:- Pse ma dorëzon regjistrin?
- Do kthehem tek shokët se tani jam me notë të thyer në sjellje!
-Çfarë? Jo.Ti do vazhdosh të japësh mësim,por hap sytë se mund të përjashtojmë fare nga shkolla.
Dhe unë vazhdova gjithë shkurtin si mësues me notë në sjellje. Atëherë nuk e dija se kish një libër rekordesh që quhet "geenes",por tani që e di jam i vetmi në botë që kam qenë mësues me notë të thyer në sjellje.
* * *
Epilog
Prapësitë e mia në sjellje nuk kishin të mbaruar. Isha me notë të thyer dhe qe muaji prill i vitit 1959,kur bëra "proçkën" e dytë. Ka qenë ditë e dielë,paradite, në sallën e studimit. Si kujdestar, në katedër studionte bashkëshoku,HIQMET DELIALLISI,dhe unë isha në plate me shokët. Djalli më foli në vesh dhe marë një shok tjetër si partner dhe kërceja valc në sallë. I bëra apo nuk i bëra nja dy pirueta me DEMIR AJDININ( të më ndjejë se po i lëndoj eshtrat),dhe po"djalli" sikur më tha:-Drejtor VASILI sikur vjen e të dielave.E lashë partnerin dhe po qëndroja në këmbë,kur mbrriti ROBESPIERI,më kapi prej veshi dhe urdhëroi:-Konvikti të reshtohet! Unë e dija që do ma priste "kostumin" pas masës. Për gazep e kish parë dhe të shkretin Demir,por në vendimin e drejtorit u përfshi dhe kujdestari që s'kish vënë rregull. Ndërsa konvikti u rreshtua për vendimet e drejtorit, unë shkova tek dhoma e konviktit dhe bëra gati valixhen.Me notën tresh në sjellje përjashtohesha automatikisht nga shkolla. Drejtori doli dhe komunikoi:-Demir Ajdinit një notë në sjellje. Hiqmet Deliallisit një notë në sjellje. Përparim Hysit-vërejtje!!! Isha gati të hidhesha nga kati i katër dhe t'ia puthja ato duar dhe atë kokë aq të mençme.Ai e dinte mirë që gjithë atë anomali në orën e studimit e kisha bërë unë dhe, megjithatë, e dinte që me notë tresh hidhja në erë katër vjet shkollë. Gjykoi me zemër dhe zemra e lëshoi. Kisha dhe më për të folur për drejtorin dhe për secilin nga ata që,pse qenë formuar,pothuaj që të gjithë,në shkollat e PERËNDMIT përgatitën profesionistë me formim të shëndosh dijesh dhe sjelljeje. Asnjërin prej tyre nuk harroj dhe secilit i detyroj formimin tim.
Tiran,6 mars 2021
Comments