top of page

MËSUESIT E MI…





Detyra më fisnike në jetë është ajo e mësuesit, ashtu siç thotë edhe shkrimtari i madh francez, me përmasa botërore, Viktor Hygo:- Dy, janë figurat kryesore të shtetit; Nëna dhe mësuesi! Mësuesi im i parë, mësuesi i klasës së parë, ka qënë Sezair Qejvani. Mësuesi i klasës së parë nuk harrohet kurrë. Këtë mësues e kishim edhe gjiton, i kishim shtëpitë ngjitur. Ishte viti shkollor 1971-1972. Deri në klasën e dytë. Në klasën e tretë kisha mësuese Peshqeshe Haxhiun (Kallulli), ndërsa në klasën e katërt Nedo Kondin. Në 8-vjeçare kisha mësues kujdestar Vasil Gjivoglin. U liruam nga arsimi i detyrueshëm, pasi morëm edhe dëftesën e lirimit. Në shkollën e mesme Vergo kishim mësues kujdestar Orest Papagjikën. Këtu, perveç mësuesve të tjerë nga Bregdeti si Spiro Munguli e Filip-Anastasi nga Kostari i Delvinës, por që banonte në Lukovë, dua të veçoj mësuesin e gjuhë-letërsisë Dhimosten Petko nga Senica, i cili me aftësitë që kishte dhe pathosin e lartë që shprehte, të bënte ta dashuroje lëndën e gjuhës dhe letërsisë, ashtu si edhe Vasil Gjivogli në shkollën 8- vjeçare. Ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen time dhe në pasionet e mia, edhe mësuesi i gjuhës ruse Çapajev Zera nga Saranda, njeri inteligjent dhe Xhentil dhe më vonë, me prirje demokratike. Por, që në atë kohë, kishte prirje liberale. Spiro Munguli ishte një njëri adap dhe i përgatitur për lëndën e vet. Me qëndrimin e tij, me figurën e tij, me parimet e tij didaktike, të bënte të skuqeshe, në qoftë se shkoje i pa përgatitur në mësim. Jorgo Nashua, mësues matematike, njëkohësisht edhe drejtor shkolle, ishte një njeri i komunikueshëm dhe i afrueshëm me të gjithë. Vellai im, Ideali kishte qënë me të, më parë, mësues në Vrinë. Në shkollën ushtarake do të veçoja pedagogun e lëndës '’Qitja e artilerisë'', Nuri Daupaj nga Tragjasi i Vlorës. Një oficer mjaft i përgatitur nga ana taktiko-teorike dhe praktike. Në këtë shkollë do të takohesha edhe me bashkëfshatarin tim Karahmën Qejvani, i cili ishte shef prapavije në brigadën 56 Vlorë, (Bestrovë), nga e cila varej reparti ynë ushtarak, para se të bëhej shkollë dhe ende kishin disa depo dhe pikat e hapjes aty. Kjo shkollë e mirëfilltë ushtarake nxirrte oficere të mirëfilltë rezervistë, në tre specialitete: artileri tokësore, artileri kundërajrore dhe gjitharmësh. Sot quhet Shkolla e Trupës dhe qëndër e Doktrinës dhe Stërvitjes. Jam krenar që isha maturant i parë i kësaj shkolle, që kishte pothuajse program të njëjtë me Akademinë Ushtarake sot.



Mentor Serjani.

78 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page