top of page

Mësuesi Kadri Abdulla Ajazi, intelektuali i thjeshtë, por ushqyes i memorjes së gjallë





Mësuesi Kadri Abdulla Ajazi, intelektuali i thjeshtë, por ushqyes i memorjes së gjallë

Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

 

Shpesh herë njerëz të thjeshtë, njerëz që vijnë nga thelbi i thjeshtësisë në gen, bëjnë memorje të veçantë. Themi bëjnë, se ata sedërtojnë thelbin e disa memorjeve, ose më saktë thelbin e vetë memorjes. Duke ditur se memorja është procesi i marrjes së informacionit nga bota përreth nesh, përpunimit të tij, ruajtjes së tij dhe më vonë rikujtimit të atij informacioni, ndonjëherë shumë vite më vonë, ne mirëkuptojmë atë që këta njerëz të thjeshtë, në sjellje, profesion, përkushtim jetik bëjnë dhe sedërtojnë thelbin e asaj që ne tashmë e quajmë memorje. Në këtë thelb është dhe intelektuali Kadri Abdulla Ajazi, njeriu i thjeshtë, komunikues, edukator dhe mësues i përkuhstuar, që në thelb nuk kishte ndoshta shkallën më të lartë të asaj që u jepte koha disave, por kishte shkallën më të lartë të aftësisë, përkushtimit, profesionalizmit që i duhej njerëzve të kohës, ndërsa ata ishin në arsyen e shkollimit.

Me këtë thelb, me këta njerëz të mirë, me këta profesionistë të nderuar në të gjitha kohërat, sikurse ishte dhe mbeti Kadri Abdulla Ajazi, vetë memorja njerëzore shpesh krahasohet me atë të një sistemi memorie kompjuteri, ose një kabineti dosjesh, pasi tek ta jemi frymëzuar, kemi magazinuar dijet që na kanë dhënë, kemi ndjelkur këshillat që na kanë udhëzuar, kemi përditësinë që na ndjek duke imituar mirësinë, ndjeshmërinë jetike, udhëjetën familjare dhe mbi të gjitha për dashurinë për vendlindjen, të cilën e kanë pasur, e kanë dhe e mbrojmë me të gjitha mënyrat në të gjitha drejtimet. Më tej duhet të themi se në fakt, memorja nuk është e përsosur dhe shumica e njerëzve nuk mbajnë mend çdo gjë që u ka ndodhur, dhe kujtimet shpesh ndryshojnë dhe mund të shtrembërohen, ndaj shkrimet për ta nuk janë thjesht një zgjim memorje, por respekt, edukatë, transmetim për brezat që lindin dhe rriten kur ata nuk kanë më në thelb forcën etyre të dikurshme dhe përkushtimin etyre të dikurshëm.

Dua të shtoj në këtë pikë, ndërsa shkruaj për mësuesin e nderuar Kadri Abdulla Ajazi, atë që në fakt ai përfaqëson për mesazhin, thelbin e tij, me atë që ai ka dhënë në vite e vite, duke lënë pas dhe trashëgimtarë, sikurse është i biri, Endri Ajazi, një vazhdues i rrugës së tij të bukur nëatë shkollë ku ai la mundin dhe djersën për dekada të tëra. Pra nëse e shohim në këtë konotacion memorja, nuk është vetëm një entitet, pasi nëkuptojmë se ka lloje të ndryshme memorie si, të mësuarit e kuptimit të fjalëve të vetme, fakte rreth botës dhe përditësisë që e mirësollën këtë memorje, që në fakt është për mësuesin e respektuar Kadri Abdulla Ajazi, aftësi si të mësosh të ngasësh një aspekt të jetës, ose si të luash një instrument muzikor, dhe një lloj memorie komplekse që na lejon të kujtojmë dhe madje të 'rijetojmë' ngjarje, ose episode personale nga e kaluara jonë. Ky lloj i fundit i memorjes formon historinë tonë personale, ose autobiografinë, prandaj njihet si memorja autobiografike.

Në bankat e shkollës pikërisht në orët e mësimit të Muzikës, mësuesi që ndante pasionin etij dhe atë që kishte mësuar në shkollë me nxënësit, natyrshëm ndikoi sikurse dhe disa të tjerë edhe në aftësimin, dhe përkushtimin në këngë, muzikë, apo dhe në shfaqje talenti.

Në këtë përkushtim, në këtë kërkim tonën me biseda të ish-nxënësve të mësuesit Kadri Abdulla Ajazi, apo dhe disa kolegëve të tij, që janë ende në këtë jetë, kemi gjetur se memorja e tillë pikërisht plotëson atë memorje autobiografike, që është e lidhur shumë ngushtë me një lloj tjetër memorje, memorjen hapësinore dhe navigimin, e cila na lejon të mësojmë dhe të kujtojmë se si të gjejmë rrugën rreth botës. Për më tepër, e lidhur me lundrimin dhe memorjen e tillë është aftësia për të menduar për ngjarjet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Një nga qëllimet e kësaj që shkruajmë dhe theksojmë në një kohë tjetër, për një mësues të mirëpërfshirë në jetën edukative të një kohe të ngurtë e të striktë, është të kuptojmë se si të gjitha këto funksione janë të lidhura me njëra-tjetrën. Janë të lidhura me respektin që ai mësues gëzoi, gëzon, dhe me të gjithë atë udhëjetë që ai ia përkushtoi një brezi të tërë në rrjedha të viteve për të fituar emër, talent, edukatë, përkushtim familjar, e më së shumti të konkuroj në rrafshin vendlindës, Kombëtar e më gjerë Global. Sa të shumtë në këtë pikë janë ish-nxënësit që kanë dalë nga dora e mendja e përkushtuar e mësues Kadri Abdulla Ajazit, në dekada e dekada të tëra, derisa ai një ditë gjeti kohën të qëndroj i qetë pranë zonjës së tij të nderuar Fatime Çadri Ajazi, që vinte nga një derë tjetër edukatorësh, ku i ati, Mehmet Çadri, jo vetëm ishte dhe mbeti një mësues dhe një drejtues shkolle model, por që gatoi nga rrënjët e thella familjare, një familje intelektuale me emra si Agim Çadri, Ramazan Çadri, Ilir Çadri, Bujar Çadri, që nga inxhinierë e profesionistë ishin dhe mbetën dhe frymëzim e model në rangun më të lartë të Profesor dhe Doktor, sikurse ishte dhe mbeti studiuesi i mirrënjohur Ramazan Çadri, që për vite me radhë ishte dhe një figurat më të rëndësishme të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Në anën tjetër ndërrthrja e memorjes shkon e pikëtakon më gjerë hapësirën tjetër më të gjerë, ku edhe vëllai i mësuesit të talentuar, Kadri Abdulla Ajazi, inxhinieri asistent, Qemal Ajazi, në Elbasan, krijoi modelin tjetër të ngjashëm të edukatës që kishte në thelb trungu i tyre. Duke parë këtë ushqyes të gjallë të memorjes, sikurse është jo vetëm trungu, por vetë mësuesi Kadri Abdulla Ajazi, natyrshëm kemi ndjekur e lexuar mjaft shkrime, libra, ese të gazetuara e të datuara nga vetëmburrës, por që kurrë nuk e kanë shtrirë lapsin e tyre në kohë, hapësirë e vend, për të thënë të vërtetën e një udhe të gjatë e të bukur ku buron jo vetëm thjeshtësia, por edhe modestia, me të cilën u ndërtua jeta dhe familja në këtë trung të nderuar, e në këtë lidhje të dyfishtë të respektuar.

Mësuesi Kadri Abdulla Ajazi, i shërbeu Shkollës së atëhershme, 8-vjeçare „10 Dëshmorët“ të Trebishtit të Dibrës në krah të mësuesve të tjerë të përkushtuar sikurse ishin Nazif Hoxha, Osman Sinani, Ajet Sadiku e mjaft e mjaft të tjerë. Vitet ikin shpejt, por një fotografi e publikuar, në thjeshtësinë dhe bukurinë e moshës pensioniste, ndërsa kthejnë një trokitje respekti mes vetes, e gjejnë urimet për 7 Marsin, nga mësuesi i ri, Endri Ajazi, natyrisht kuptojnë më shumë se kurë çfarë vlere kanë memorjet, memorjet që vijnë nga shkrimi për të udhëtuar vitet mes përkushtimit dhe respektit.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page