
MËSUESËVE misionarë
E frymezuar nga Mësuesja shkodrane që mëson vullnetarisht fëmijtë e ngujuar.
Kur dua të nderoj Të mësuesit, figurë Me nderim kujtoj Rilindasit madhështorë Përulem me nderim Dhe përgjërim Ndaj punës titanike Që dërrmuan frikën. Atdhedashurinë Sa lart e ngritën !
Me gjak e dritë larë Diturinë shpërndarë Petro Nini Luarasi Shkronjat shqipe shënjtëroi Gjuhën shqipe çimentoi Ndre Mjedë e At FISHTË Burra të mençur Që Malësia kish.
Hasan Tasin e Frashëllinj Të pashuarit thëngjinj Të Diturisë, Përparimit Të ngjitjes,Qytetërimit! Nderoj t'Qiriazit motra Dhe sa e sa vatra Në qytet a në fshat Paditurinê bën zap Drita e dituris' u hap Mësonin shkrimin shqip
Ndryshime në koh' Po në heroizëm jo! Mësuesit heronj I gjen kudo Në botë u mësojnë shqip Brezi e ri ta ruajnë gjuhën Pelerinë historinë Shqipes t'i shtoj Krenarinë Me dëshirë e jo nga halli Shqipes t'i ndri balli
Kapelen të heqim Për mësuesen Liljanë Që zemrës mban Dhimbjen për fëmijtë Që të ngujuar janë Qetësi t'u fali Në jetën iluzion Shpërblim s'kërkon. Në kujtesën kolektive S'ruhet ministër e deputet Por heronjtë e thjeshtë MISIONARË të vërtetë