top of page

Mësim dashurie


Luan Xhuli

Deri tek shpirti t’u ngjita. (rrodhe u bëra) dhe trokitjet e frymës sate më kujtuan flladin, kur mengjezi puthet me vesën. Një ditë,(aq çuditërisht),me the, se ndiheshe e lodhur nga përkëdheljet e mia. Nuk fola.Të lashë të çlodheshe. Rrodhet e dikurshme u thërmuan tek këmbët dhe puthjet e djeshme, mbetën rrëkeza dashuruar me shiun. U mësova,mos turbulloj më shpirtin dhe dashurisë, mos ti vesh më bluza përbetimi. Le te mbetem kështu më mire: Dimër i uritur, ngopur me aromën e rigonit të Majit, ku mjaltin mblodhën bletët e një stine të bukur…


1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
Oct 01, 2020

Xingografia:

E kane krahasuar dashurinë me çmëndurinë. Kjo poezi tejet e ndjerë, flet për të kundërtën. Urime autorit! / Xing.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page