Mëllenjë e vetmuar, krahëthyer degëve,
eremite e mbyllur në vetvete.
Trembur prej vetmisë, fatit të pa kthimtë,
besimit të verbër, heshtje e fshehur në pyll.
Aty ku të vdekurit s'dëgjojnë fabula të rrejshme,
pikojnë lotë drurësh,
lotë gjethesh,
por lëvizja është jashtë, ajo, lëvizja e përjetshme…
Mëllenjë e vetmuar,
frikur se ka humbur lirinë e qiellit, atje lart.
Si ta gënjejë gjahtarin,
që ka vënë nishanin në çark...?
Zemëruar me gjakun e prishur të njeriut,
vetmon për oqeanin, jo per pikat e shiut…
Hozzászólások