top of page

Më pas, tek meditoja për romanin e tij “Blirët e Pejës”


Dhe, përsëri një ese e shkurtët për z. Fatmir ...


Më pas, tek meditoja për romanin e tij “Blirët e Pejes” esenë për të cilin e kam preokupim në vazhdim, se ç’më ardhi në mendje kjo fjali: ” Në kaptinat e parafundit shkrimtari Fatmir Terziu tek mediton për fatet e personzheve dhe në orvatje për të dhënë të plotë boten reale dhe shpirtërore të tyre duke ingranuar aty fuqi të tjera të padukshme si determinanta kryesore të jetes së njeriut dhe vlerave dhe duke i trajtuar ato si fakte e rrethana përcaktuese të cilat Brahimoviqet i bënë fatkeq, Suleviçet të devijuar e deshtak moral , kurse pushtetin e kohes që ushtron dhunë përkundra kësaj jo të lumtur, pa pretendime se është thenë e vërteta e plotë, se ç’hapë portën e e imagjinates së pafund duke të shoqëruar deri tek hyrja dhe duke të mbajtur nga krahu me skofi, për të të futur në magjinë e sajë dhe për të ta bërë të mundur që duke hetuar për të vërtetën në atë pafundësi imagjinare, të mësosh se përse janë personazhet të tilla . Dhe tek mer rrugë sipas kësaj pytjeje, t’a bënë të mundur të bësh jetën pa ndjejtë se ajo po ecën e po ikën e pa i përkujtuar vetes se dikund në një pikë ka një fenomen të ndalimit të quajtur-vdekja. Një qark që tek sillesh nëpër te të bënë të jetosh me të miren e më të keqen, me gëzimin dhe hidhërimin. Të mbërthen përshtypja që spontanisht del nga instikti i zemres: ti nuk je vdekatar! Ti je pjesë e Universit dhe do jetosh aqë sa do ekzistoj ai. Me përgjigje të këtillë spontane, hulumton vegzën që shpie deri tek fuqia gjeneruese e të keqës, tek gjeneruesi që duhet të jap përgjigjën për shkaqet e katandisjes si të viktimave si të viktimizantëve. Dhe kjo është ajo universalja që është vështruar e trajtuar këtu. Këtu dhe në të gjithë librat teologjik dhe kryeveprat botërore.


30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page