MË NDODH
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 30, 2020
- 1 min read
Updated: May 1, 2020

MË NDODH

Ndodh që lodhem Mbyll të gjitha shtigjet me heshtje Shurdhoj këmbanat me mungesë,
Lëviz brigjet e detrave larg prej velave të bardha Ulem në një cep ku nuk më gjen mendimi Dorëzohem në duart e dëshpërimit.
Lëre të shkojë, Lëre të shkoje ky trishtim i kotë! Pas pak gjithçka do bëhet e shkuar Dhe ti më shumë ke ecur drejt fundit.
Lejoje harrimin të bëjë me ty Atë që bën era me lulet e ftoit, Pjalmimit falja mendjelehtësinë,
Sepse Ndoshta vetëm kështu Rrjedh koha në damarët e ditëve Gëlon gëzimi që vjen pas tingujve të trishtë!
Më ndodh të lodhem shumë, Ashtu kot pa bërë gjë Pa kërkuar asgjë Pa gjetur gjë prej gjëje...
Mbyll të gjitha shtigjet Kyç të gjitha dyert!
Comments