top of page

MË NË FUND


Edmond Llaçi

Duke qenë i shumëkërkuar prej publikut, përveç se ishte një nga protagonistët më kryesor të humorit në një prej kanaleve televizivë më të dëgjuar, gati përditë do të shfaqej edhe në media të tjera televizive. Deri sa të përshtatej me moderatoren e emisionit dhe të ftuarit e tjerë, do të qëndronte i heshtur. Nuk do të reagonte karshi çdo gjëje që do të debatohej aty, veçse nëse do të ngacmohej prej humorit të bukur të dikujt. Po të vërehej në fytyrë, në ato momente, prej tij, do të ndjehej ose më saktë do të përjetohej gati çdo frazë e çdo kujt tek fliste, bile gati të imitonte edhe lëvizjet e buzëve të personit. Vetëm pak përpjekje do t’u duhej të ftuarve dhe ai do të çonte kokën. Pasi kryente disa lëvizje të shpejta të saj, si ato bishtat kur kapin prenë e tyre, fillonte me një histori të shkurtër. Shumë të tilla i tregonte në një kohë rekord. Të gjithë sa ndodheshin aty, për shkak të trajtësimit të shpeshtë të fytyrës, të shoqëruara me lëvizjeve trupore të shumta, do të kalonin në ekstazë. Vetëm qeshje dhe humor i pa ndalur. Pra gjithë koha e pas-taj-me do të konsumohej me humor të ndërsjellt prej të gjithëve. Drejtuesja e emision nuk do të mundej ta zotëronte situatën. I ftuari, humoristi, do të kalonte kufijtë e gjithçkaje

Përveç zërit të cilin e përshtaste bukur, ai luante mrekullisht me fytyrën ku me pak truk mbi të, do të shfaqej portreti i personit që imitonte. Dhe kjo ishte jeta e tij e përditshme, e vrullshme, e pandalshme ku edhe në shtëpi në të njëjtën formë do ta kalonte. Në fundjavë, si kohë të domosdoshme për t’u shpëlodhur, do të përsëriste jo vetëm batutat të aktruara bukur por gjithçka që përjetonte në skenë. Nga ato pyetjet e tij të çuditëshme të cilat nuk do të ishin direkte çka po i kërkonte, ajo, bashkëshortja e tij do të kuptonte se përse bëhej fjalë. Tashmë nuk po shfaqej ajo fytyra e tij simpatike me fjalët përkëdhelëse dhe ato të puthurat në kërkim të mëtejshëm të trupit të saj. Brenda vetes ajo ndjeu një moment hutimi. Për herë të parë vuri re diçka tek ai. Në fytyrën, qafën dhe gjoksin e tij. Ishte një ndryshim si në tkurrje, si një tërheqje lëkure ku nuk i ndjehej ai lëngu jetësor. Shumë është dobësuar tha me vete. Çfarë i ka ndodhur. Pas shumë kohësh të pa kuptuar ajo ndjeu se diçka nuk po shkonte mirë tek ai. Fytyra po i transformohej pak e nga pak. Në formën si shtrëngon dhëmbët dhe nofullat. Në buzët, se si puthiste me njëra tjetrën. Pa dashje, edhe tek ajo, buzët e saj gati në të njëjtën formë u puthitën. Pasi mëshoi forcë mbi to, lëvizi kokën si për të larguar ato që po mendonte. Atij kaq do t’i mjaftonte. Nga hutimi që ndjeu mbi fytyrën e të dashurës, bukuroshes, gruas së tij, i shkoi pranë. Ajo nuk e ndjeu atë drithërimën e përhershme nga ato prekje. Ndoshta edhe nga mos dëshira. E përcjellë në formën më negative, reagimi i saj u shfaq brutalisht në fytyrën e tij. Ai turfulloi. U ngrit në këmbë. Bëri një rrotullim rreth vetes si për të caktuar të pa prekshmen, zonën e tij duke u përpjekur të kalonte në rolin e aktorit, por për të vetmin moment nuk mundi të ngacmohej prej tyre. Mbeti i hutuar. U përpoq të lëshonte një nga ato të bërtiturat interesante tek shfaqej në skenë para publikut. Nuk mundi. Në çast, në bebëzën e shikimit të tij, të gjitha ngjyrat ishin kthyer në bardhë e zi. Me pëllëmbët e duarve mbuloi sytë, veshët, faqet tek kishin nisur t’i skuqeshin. Mbështolli kokën dhe e la veten të rrëzohej. Reagimin e saj e ndoqi duke lëvizur veçse bebëzat e zeza të syve. Megjithëse ndjente qartë çdo lëvizje të saj, nuk mundej të reagonte. Në fytyrë po i shfaqej ajo çehrja e një njeriu jo të ndërgjegjshëm.

Thonë se tre ditë të mban ajo çka ndodh dhe nuk përsëritet. Ose në atë numërimin mbrapsht, tre orë, ndoshta tre minuta, ose tre sekonda. Ose tre vjet për kohën e ardhshme. Por për bukuroshen e atij aktori të spektakleve të mrekullueshme kishte filluar numërimi mbrapsht.

Nga i gjithë ai debutim, gati që me krijimin e atij stacioni televiziv, në fytyrën e atij njeriu të mjerë do të shfaqeshin buzëqeshje të lehta e të shpeshta të shoqëruara me lëvizje të ndryshme të trupit. Ndoshta përtej reales po e thërrisnin personazhet e shumtë të tij.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page