.
Nga thellësi e shpirtit një zë më thëret,
të qetë s’me le të fle as natën von,
lëkundem si anijet, mes dallgëve në det,
deri sa mëngjezi fillon dhe agon.
Si urugane më vërshojnë mendime…
nuk di se c’far njeriut t’i dhuroj.
Bashkohem me të varfërit në mjerime,
me dy vargje shpirti t’i ngushulloj.
Dhe Ti ! Moj e dashura ime,
me mua ti jetën mos e bashko kot…
Kur unë po ti them këto parime,
hajdut dhe kriminel nuk bëhem dot.
Ti mos kujto se më mungon trimnija,
në fushë të hapur luftova dhe luftoj…
Por c’far të bëj… Kur mbrapa më vret tradhëtija
jam i zhgënjyer s’po di kujt t’i besoj….
Një herë të drejtës unë i jam betuar,
lamash dhe lapangjoz nuk bëhem kurre.
Shiko sa shume njerez jane baltuar....
Më mirë të jem lipesar se jam më burrë.
H.L.B.(Ilias).
Urime! Nje frymezim i kohes se veshtire qe po kalojme, aq sa s' po dime kujt t'i besojme.