Më gjeni një "rrobë" për shpirtin
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 28, 2021
- 4 min read

Më gjeni një "rrobë" për shpirtin
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Më gjeni një "rrobë" për shpirtin
Më gjeni një "rrobë" për shpirtin
Se shpirtin e kam me "andra"
Ta vesh se nuk duron dimrin
Tani që jam me flokë të bardha.
Kam patur dhe kam një shpirt të brishtë
Që tretet për hallet e botës
"Lakuriq" mbeti dhe i trishtë
Se i luan çargu i kokës.
Tërë jetës ka qenë "lakuriq"
Një "rrobë" nuk gjeti për të
Si Krishti jam vënë në kryq
Dhe kurrë në baltë s'kam lënë asnjë.
Zor se kam "kënduar" në kor
Se zërin e kam patur të "trashë
Kam jetuar, pothuajse, me "zor"
Dhe veten, pas dore, e lashë.
Tani kam "Ditët e prapme të Pompeut"
Ndaj vargjet i thura për timin shpirt
Ju që do jini, kur t'i vë krahët dheut,
Thoni:- Erdhi dhe iku si IKS!...
2. Të pasurit
As mos kujtoni se të pasurit janë të lumtur
Përkundrazi: asnjë i pasur nuk fle rehat!
Më i lumtur është një i dehur rrumbull
I pasuri dhe në gjumë flet përçart.
Rrethohet prej pasurisë e kthehet në rob
(Kërkon që ta shtoj. Nuk ngopet, si makut!)
Asnjëherë një i pasur këmbët s'ka mbi tokë
Jeta e një të pasuri? Gjithmonë si në luftë!
Bobo! Ja, ky ka më tepër se sa unë
Dhe bëhet përvers, dhe bëhet zilar
Herë nga zilia dhe herë nga frika e zë me shkumë
Dhe asnjëherë në jetë nuk gjen karar.
3. Jam i bindur
Jam i bindur që ndjenjat konvertoehn në korent
Nuk flas kot, por e kam nga përvoja ime
A nuk bëmë "masë" në një moment
Dhe, për pak, u "dogjëm", moj mikja ime?!!!
4. Sikur të ngjallej Majakovski?!
Sikur të ngjallej Majakovski,
Të ndodhte siç thonë për Krishtin?!!!
Zhgënjim të madh do ndjente Majakovski
Për gjithçka që shkroi për Iliçin.
Si grua do qante me britma
Për vargjet do lëshonte anatema
Tek shihte që Rusinë bolshevizma
E katandisi të varfër sa legjenda.
- Djathtas! Djathtas!- do komandonte.
Mallkim që thirra:- Na ljevo! *
Vjershat që shkroi do masakronte
Do griste të tijat poema.
* Na ljevo!- majtas!
5. Gjyq vetes *
Zihem shpesh me veten dhe nuk gjej karar
Zë edhe bëj pyetjen:- Pse të lashë, Mbrostar? **
Edhe pse jam mirë, hiç s'jam i kënaqur
I lirë me "zinxhir", gati me buzëplasur.
-Rri,- më thotë gruaja.Këtu jemi pikë.
Mendjen lë dynjaja për në Amerikë.
Po mua më plas buza veç për në Mbrostar
Për sherr më ha hunda dhe bëhem grinjar.
As gjumin këtu nuk e bëj rehat
T'më besoi ju, ditë e natë në fshat
Kokës zë i them:- Kokë, pse s'të theva?
Dhe jam bërë ujem për vendin ku leva
* këtë poezi e kam shkruar në Florida më 1 shkurt 2001.
**fshati ku banoja në Fier.
6.Për një mike
Me vrullin e një kali që niset me galop, Jelekun ta shqeva,ta bëra copë-copë Zbulova nën jelek, gjirin të fortë gur Sado "qeshqek", por rashë i "sëmurë" Se aq shumë e "thitha", sa më zuri"pija" Të mos qe mikja, më ra vilania. Zu dhe më "karikoi",me të sajën frymë Ndaj për ty,mike moj,është ky vargu im.
7. Mik, mos m'u zemëro!
O mik, të lutem mos m'u zemëro! Nëse sot t'u duka si mbi gjemba Se sot mendjen ma kish marrë AJO?!!! Sado që ty hiç nuk ta pret mendja. Se,domosdo, ty as të shkon mendja Që unë, moshatari, të"mëkatoj?!!!" Po ku pyet për burrëri zemra Dhe , mos u çudit,që unë dashuroj. Jo vetëm që ndodh,por nuk jam i vetëm Ka plot raste të tjera në botë Epo POETËT dashurojnë tërë jetën Dhe,nëse zemërohesh, e ke fare kot.
8. Më duket * Më duket se"dreqërit" e hodhën këtë farë të keqe Dhe bota e tërë,është e zhytur në kaos Çdo njeri e dnjen veten si një zog ndër leqe Si marinarët që,nga anija qëpo mbytet,bërtasin:-Sos!!! "Dreqërit" mbi fytyrë na vunë maskë Dhe luajnë me jetën e njerëzve si në ballot me maska/!!! As që nuk dihet se sa ky tmerr do zgjasë Shkenca u dorëzua dhe"fallxhinj" na shesin pallavra. Thonë ë nesër dhe bota dhe njerëzimi do jenë"tjetër" "Dreqërit" ia arritën qëllimit të tyre, të ndyrë. U provua që kjo botë paska një bylyk me "dreqër" ZOT, po të lus:-Në FERR këto monstra që sollën mymxyrë! * 3 gusht 2020
9. Dal dhe hyj në shtëpi Dal nga shtëpia dhe jam krejt tjetër Inkarnacioni i pamjes sim:shpërfytyrim! Po kërcej një"valle të re",me muzikë të vjetër Dhe nuk ngjaj më, me atë që quhet Përparim!!! Kam goxha maskësi hallka përmbi hundë Mbi kokë,si moshuar kam një"republikë made in kauboj" Askush nuk më njeh,kush më shen në rrugë Ia arritën monstrat që të na bëjnë tjetërsoj!!! Nuk të afrohet njeri,se e zë"kolera" Kolera coron alias pandemi Asnjë njeri nuk të troket tek dera Të gjithë jetojmë si në agoni. 10. SARS * Me ritme galopante,tinëzisht po vret NJë sëmundje e rrzikshme,ardhur nga AZIA Është e frikshme dhe po shkakto rrëmet ILAÇI nuk po gjendet:në alarm shëndetësia. Ka rënë në HONG KONG dhe në SINGAPUR Por dhe një vend të madh:në KANADA! GLOBI po vuan nga kjo sëmundje" dinosaur" Pak dhe nga pak sikur po vjen "hata" Nuk e bëj si prifti:- Larg nga shtëpia ime!!! Pres me besim që bota të shpëtojë Do gjendet,patjetër, ndonjë lloj vaksine Dhe me vargje, për këtëdhe këndoj. *Florida,26 prill 2003
Tiranë.28 janar 2021
Comments