Më datën 3 Tetor fillon mësimi shqip online tek “Ardhmëria” e Lutfi Vatës


Më datën 3 Tetor fillon mësimi shqip online tek “Ardhmëria” e Lutfi Vatës

“Një bisedë e lirë me të rinjtë e shoqatës “Ardhmëria” në shkollën shqipe Ëestminster me profesor Fatmir Terziu!” është fjalia e thjeshtë por me një domethënësie të madhe që na kujton rrjeti social nga memorja e tij. Dhe poshtë kësaj fjalie është shënimi dhe komenti: “Ishte vërtet një kënaqësi. Të rrinjtë e sotëm kane vlera të pakontestueshme, vlerat e tyre janë vetë produkti që ne kemi lënë dhe lëmë përditë mes globalizmit. E nesërmja do të jetë ndryshe..., akoma ms ndryshe... Besomeni!” ndërsa e lexon në pasnajën e viteve që kalojmë në emigrim e ndjen se ky koment është i nevojshëm edhe sot, ndërsa shumica e mësimit shqip nga kjo shoqatë që drejtohet nga i palodhuri dhe i përkushtuari, Lutfi Vata, sot po vazhdon online me mësuese të shkëlqyera, që janë kualifikuar dhe në këtë process të jozakonshëm të mësimdhënies. Mësuesja e atij momenti Yllka Halil halidema, një pinjolle e familjes së njohur patriotike dhe e bija e intelektualit të mirënjohur që e shtrydhi jetën për Kombin dhe Kosovën, Halil Halidemës, natyrisht ishte dhe një shtysë më shumë për bisedën e asaj dite, që tashmë shënohet në arkivat e kësaj shkolle me reputacion dhe përvojë të madhe.


Për këtë qëllim një nga mësueset e kësaj shkolle, Anila shkruan se “në datën 13 Shtator 2020, bordi i shoqatës “Ardhmëria” së bashku me stafin mësimdhënës, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe që kjo shoqatë organizon me sukses prej vitesh, patën një takimin të përbashkët.” Sipas mësuese Anila Kadia “Vëmendja u përqëndrua mbi nisjen e vitit të ri shkollor 2020/2021. Situata e ngarkuar, në lidhje me COVID 19, e modifikoi edhe për këtë vit shkollor mënyrën e mësimdhënies.” Mësuese Aida Haziri shton se “Mësuesit e shoqatës “Ardhmëria”, përgjatë muajit Korrik dhe Gusht, kanë ndjekur kursin e organizuar nga NRCSE Londër për njohjen sa më të mirë të metodës online të mësimdhënies dhe janë çertifikuar si profesionistë edhe në këtë fushë të re.” Sipas drejtuesve “Regjistrimet fillojnë nëpërmjet postës elektronike duke plotësuar formën online. Klasat online, çdo të shtunë, do të fillojnë mësimin në orë 11.00 deri në orën 14.00. Secila klasë do të ndahet në dy grupe, prej 6 nxënësish, në platforën ZOOM, SKYPE ose WhatsApp.”

Sakaq nga Bordi i Shoqatës, kryetari i saj, Lavdrim Krashi, mësohet se “Mësimi online do të fillojë në datën 3 tetor 2020.” Ndaj dhe thirrja është publike dhe e vazhdueshme: “Ju presim, si gjithmonë, me dëshirën e mirë për t’ua mësuar gjuhën tonë të bukur shqipe fëmijëve tanë!”

Shënojmë se këtë shkollë e kanë vizituar dhe vlerësuar disa ministra dhe ata kanë thënë fjalët e tyre. I fundit ka qenë Ministri i Diasporës, z Majko.

25 views

Shkrimet e fundit