Lutje për pranim në Qarkun akademist



Shkelqsisë së tij Z. Kryetar dhe shumë të nderuarve Akademistë


Tek hyra në këte amfiteater që nuk dij përse e përceptoj si një imitim i odave tona të kohës denbabaden, menjëherë Ju pashë pikërisht sikur ju kam imagjinuar që në rini -madhështor! Dhe-jam i impresionuar!

Në dridhtime thash me vete: ç’i dinjitetshëm ky institucion! Në veçanti Juve Kryeakademik që me atë shikimin e qetë që jep perceptimin e njeriut të sprovuar, atë qeshjen e matur, elokuencen që nisi nga një thjeshtësi rurale për të mbërijtur tek vetëdijesimi për detyrimin e të drejtuarit të institucionit dhe që duke drejtuar, do e mbrojë në tërë furitë e kohes dhe do e përparoj sa të bëjë e të bëhet vetë një histori e veçantë. Dhe, i nderuar, unë më parë vetem e imagjinoja por tani u binda se Ju, jo që keni kuptuar, por publikisht kini pranuar dhe konfirmuar peshën që ka institucioni. Në frymë akademike keni përzgjedhur me tamam xherdanin e akademikut. Tek e shoh nga kjo largësi e vë re sa bukur Ju rri. Ato pjesët e argjendta me gurë të kalter të verdhë që imitojnë gjetjet arkeologjike të kohës antike, të punuara tek filigranisti që është vazhdues i filigranistëve denbabaden tek i bënin ato për zonjat e sunduesve. Ndofta që nga kohë e Nefritisit-faraones bukuroshe egjiptiane.

Tamam pra, sikur që duke lexuar deri në mëngjes u imagjinoja në vete, tani mu fanitet vërtetë ashtu.

Dhe, që këtu se ç’mu përkujtua ajo fjala që nga fëmijëria më ka mbetur në kujtesë që e thonte ai Atëdhedashësi-mësimdhënësi i gjuhes disi me pozë sa për të dëftuar dijën e vetë e që kumbonte tek mendje jonë aqë fuqishëm e me aqë autoritet: savantët! Dini ju kujt i thonë savantët?- na pyette. Ne, njëherë picrronim syt e më pas rrudhnin supet. Si kalamaj që ishim nuk na ishte bërë ta dinim! Dinim ç’është parmenda, sëpata, maxhja, mulliri i blojes së drithit i Selmanit, pajtoni i Dervishit, serremi por këte fjalë-jo! ,,Eee, savantët janë truret që një majmunin bënë njeri!” na jipte me mburje përgjigjen e ne, për të dyten herë picrronim sytë nga dyshimet. Mendonim: ,,Majmunin bën njeri? Të kundërten e besonim por këte…?” Më vonë të nderuar kuptuam domëthënësinë e kësaj…dhe e tham vetëvetiu ,,sa i mençur që ishte mësuesi Shaban!”

Prandaj kjo dhe Ju të këtillë

Leja që më keni dhënë të paraqitëm para Jush Kryeakademik, Shkelqësi Juaj dhe ju të tjerët shumë të respektuar, më nderon tepër dhe më vë në çastin me të lumtur të jetës sime. E thash: pritjet m’u shpaguan! Po futem në botën e të diturve! Përkundrejtë ziliqarve rrotull që qeshnin me tërë lotet e cinikes nga vetë ideja. ,,Ky a! Roje nate do bëhet! Shumë shumë mësues i vetmuar në Drelja!?

Nuk e merrni dot me mend se ç’gëzim që solli kjo dhe në mjedisin tim! ,,Të dhanë lejën t’u çasësh? Të pranohesh?” -më thanë. ,,Të futesh në atë ndërtesën me ornamentikë monumentale? Me ato shtyllat si të gotikes mesjetare të ngjyera me alltensuj!”

Ua thash me një qeshje një “po” paksa fodull të shpejtë e të prerë kurse ata: t’u hap dera e parajses! Hej, tok me dijetarët e Akademisë! Zotët në tokë të diturisë!

Ishin njerëz të miteve ata që më flitnin ashtu. Ata qpër t’a ushqenin shpirtin e urimeshem- nga një gjest turpi bënin një legjendë, një baladë për lot, ngjarje epike. Ata që po ua heqe nga zemra ato, mbeteshin bosh! Do binin për toke! Nga ato u përbëhej shpirti. E ishin bërë të tillë nga cytje të pasuksseshme të sqarojne veten, thjeshtësinë e jetes së vetë, e nga kjo duke u gjetur përherë tek cep i greminave të thella para këmbëve në të cilat mund të binin përherë nga një shtys minor pa zotësi t’i ndalen kush. Përherë ishte ashtu: sa më pak heronjë të vërtetë aqë më shumë mite për ta! Të tillë e kishin fatin historik!

S’do e thoja tani se çfarë mendova kur ma e thanë këte…Do vie koha dhe për këte. Jasht persiatjeve të tilla, po, isha i gëzuar…Natyrë e njeriut: sa të të madhëroj sekush, ti buzqeshë nga gëzimi dhe e mërmëritë me vete ,,Hëë, ky jam unë!” Po, ç’është e vërteta, kam dhe përse të kam një ndjesi të tillë…

Unë jam një i panjohur. Një si do i thoshin i lojërave të thjeshta! Bile dhe në ato luaja ndonjë rol episodik nga i cili nuk varej as fitorja as humbja. Si kur zëvendëson një lojtarë të lënduar! Dhe kjo-gjithë ma thot mendja-nga një gjenealogji të thjeshtë që kam. Të themi, i prerë për këte. Largë jam të qenëmit në lartësinë Tuaj. Familja ime me Tuajat poashtu. Oo të ndritur se çfarë hasa në kurrikulumet Tuaja: karagjozllëqet prej më të njohurave! Ato përpëlitjet gjigande për të zgjëruar dijen dhe për të jetuar më mirë. E unë…? Kam një jetë pa salltanete. Sikur në përralla ku spikatet nderi e skamëria si dy tipare ëngjëlli, e nuk ka me çfarë të ndezë zjarrin. Në një kohë që tashmë ka ikur, kishte një emërtim për këte. Tani jo! Ama ani se i tillë isha, ja se kisha një si pasion me të cilin kisha lindur. Të mësoj ç’isha. Të këtheja prapa për hetim në kohën e hikur e të shoh veten në tërësinë e vetë lakuriqe. Jo me mendje bosh: kisha në te një dyzinë sqarimesh nga t’i bie për të arritur nga isha nisur. Aventurë axhamiu –pandehi sot! Gjërat që i di dhe një karrocierë, një plisar, shnajder, ky këthen nëpër shekuj për t’i mësuar!.

Po nuk bëra rrugë të gjatë dhe aty se hasa në një enigma, në një bastion të patejkalueshëm që më detyrojë të iki vrap nga pas pa gjetur atë që kërkoja- rrënjet e identitetit tim. Ate në shumë varianta që qëndronte në shumë rafte pazari historianësh. Trishtuese! Çfarë nuk më sillte në mendje kjo zmbrapsje…!Në mos isha unë një kokëbosh i pandryshueshëm…!? Një që i vete vegimit pas dhe, sa të tretë ai ndonjë rrugine të ngushtër-t’i hikë pamja. Apo identiteti im ishte strukur dikund nën gërmadha të largëta për mua…! Ndofta ngjitej-mendoja-deri tek sekreti qiellor.

E kush pra të nderuar do i lakmonte, kush do i kishte zili një njeriu, një yrnek qefi, një soji të tillë i cili , sa për të thënë nuk ka shkrepse për të ndezur zjarrin dhe, më keq se kjo, nuk di të gjejë vetën hiq më largë se për disa qindvjetsha. Ma thoni ju-sikur e thonte mësimdhënësi im i gjuhës- savantët e lartësuar! Unë pjellë e një historia me nam, nuk di A-në e prejardhjes! S’është ky një turp e tej turpit! Provë e marrëzisë njerëzore!

Kur huqa të parën, mu duk se gjeta një shtegun tjetër të mësoj të vërtetën. Kemi ne epiken-e thash me brohoritje. Kemi gojëdhanat, legjendat, kënget kreshnike, përrallat. Arkeologjinë. Gjyshin, stërgjyshin, katragjyshin e kështu me rradhë. Do gjejmë aty mitet, trimëritë, zotërat, kapidanët, bajraktarët dhe të tjerat që të japin pamjen e kohes. Vetem turpin jo. Po, q’i duhet një turpi të zë një vend përkrah trimërisë, tradites. Vendi i një plehre është në plehrishte dhe do gjetet në legjendë vetem sa të madhëroj trimin. Mu duk se gjeta rrugen e shpëtimit. Ne këto do gjej të vërtetën se nuk kisha një version tjetër e diç duhej të kisha. Dhe, natyrshem e mendova: po s’dija unë-dijnë të mençuritë! Vajta tek ata që kishin bërë moshë, që kishin zotëruar odat e që akoma jetonin dhe më thanë, ashtu të thinjur, me mustak të dendur të gjatë e të krrusur, pasi kërkuan t’u përsëritet pyetja për shkak të shurdhëtisë: Po! Yt stërgjysh ishte dinjitar dhe një klerik me nam në këte xhami. Dhe nëpër një hartë të improvizuar, më treguan xhaminë. “kjo është lëndina, kjo xhamia dhe oborri me varrin e t’e’t gjysh me shkronja arabe dhe ky këtu lumi”. Dhe kishte autoritet” ma thanë.Tej kësaj, ishte dhe gjyqtar suprem i anës.Tërë kontestet e ndarjet familjare e të patundshmërive, i bëri ai aqë mençurisht sa sekush ..ciu” nuk bëri!

E të tjerët jo dhe aqë largë nga e para, poashtu nëpër një hartë të improvizuar më treguan duke më thënë: katragjyshi yt ishte poashtu dinjitar e klerik në një kishë të një krahu largë nga këtu një dite të tërë. Një i krishterë i përbetuar! Tek e tregonin me gishtin tregues shtuan të tjerët: ,, Ja, kjo është kisha. Shihe kryqin simbolin e sakrifices. Ja oborri i kishes. Eh, ja këtu ësht varri i katragjyshit tëndë me përmendoren të shkruar latinisht, këtu, në këte lëndinë rrënzë shkrepave me pamje nga lindja” Dhe ai kishte një autoritet. Me pagëzoj Kristo në respekt të atit tonë të shënjtë Jusu Krishtit, mu në këte kishë. Ee, i lavdijshem sa ishte, bëri dhe një histori për vetën”.

Sa më rrëfyen paraardhësit, bëra në vete pyetjen dhe ua thash atyre: dy paraardhës në dy religjione! E ata: Po! Dy religjione, po rrënjet tek një zot e të shtrirë tek një popull, tek një vëllazëri! Mos është kjo herezi?!

E dija se mund t’i mohohet vërtetësia kësaj dhe të quhet gojëdhënë e cila për të mbërrijtur këte version, kishte kaluar nëpër panumër gojë e oda dhe ishte teleisur sipas tekeve të tyre, kohes e nevojës. Po tjetër nuk kishte…

Ma donte mendja e qejfi edhepse gojëdhënë dhe duke begatuar imazhin dhe nëpërmjet të një asociacioni paksa të mundimshem,sajova një pamje të merakut: gicën e bardhë të këndëshme në oborrin e kishes e më pas qengjin e bukur të butë në oborrin e xhamisë. Nën një qiell e në një tokë! Që të dy mishërim të ëngjullires. Dy qenie të buta në dy idila pastorale impresive që ndonëse të tilla, bënin një përkufizim thekshëm të dy botrave. Mendoja: si bëhej që dy paraardhës të mij të gjetën të vërenjtur njëri kundruall tjetrit dhe të shihen vëngër. Ftohtë sëpaku! Ka në këte një djallë klandestin…

Pa përgjigje në pyetjet e më fijën e lëmëshit të dhënë nga mendtarët, me besim se kisha gjetur vendin ku do i merrja, eca një rruge të gjatë duke hetuar nëpër libra e gojëdhëna dhënë aty ,dhe kur ma tha mendja disa herash se poqa mendimin dhe se isha në gadishmëri për një ecje drejtë jush, vendosa kështu në dridhëtime të bëjë një punë të madhe. E thash: ardhi çasti! Çapkënllëqet lë aty ku bëre fëmijërinë! Begatove shpirtin aqë sa! Paraqitu! Dhe ja tani, qëndroj para Jush me shumë droje e dyshime nëse do e pranoni paraqitjen time, arsyetimin me dituri për paraqitjen që është një pjesë e pakonsideruar nga Ju.

E vëni re dhe do pyeteni: përse jam paksa i hutuar! I stepur! ? Buzështangur! Me të drejtë po, këte e kam nga fakti se e cilësdo thellësi të jetë mendimi im ai përherë do të jetë patolerueshëm i cektë në krahasim më Tuajin Shkelqësi dhe Juve akademik të nderuar. Ju jeni ajo Vula e fuqisë së mendjes-ajo që i jep legjitimitet, jetë çështjes time. Është në doren Tuaj! Ju mundeni të stamponi ose jo!

Po, nga një tjetër anë i shoh gjërat dhe pyetem: përse jeni ju-perllat e mençurisë?! Fare për ata të puadhët, të hutuarit, ngjashëm me mua që treten në mjergullën e mendjes së vetë dhe në labirintin e jetës, e Ju do i vëni me fjalën, me shkronjen, dorën e butë në rrugën e mbarë…Shihni historinë: autorët e mençur e bënë ate të tillë.

Do me lejoni që t’ja filloj:

Kur isha në moshën që recitoja këngët epike nëpër shfaqjet e shkollës /ate të Gjergj Elez Alisë a të Mujë Halilit, e mësimdhënësi më kurajonte: jepi! më zë të lartë, pa frikë, ashtu sikur luftonin këta trimat/ - isha i fryer si një bibë nga kinse lavdia-, ose kur luaja rolin e gjuetarit të ujkut që kishte ngrënë Gjyshën plakë dhe Ksulkuqen e njomë e mësuesja më këshillonte: ti je gjyetar! Ke pushkën! Prandaj luaje rolin e trimit si në përrallë! Qëlloje ujkun e egër! Çuditërisht kisha një instikt brënda meje që llapte monoton po dhe këshillat e paprapsueshme që më vinin ne mendje nga prindërit, nga njerëzit e fisit, mësonjësit dhe personazhet e tradites-ata përçuesit besnik të epikës e këngëve kreshnike /se në historinë e shekujve të ikur –sikur ma kishin thënë- kishim patur emëra me nam e të degjuar largë/, që të mirresha me çështje dreqrisht të pakuptuara se, duke ngulitur me teke thellësisht me jeten në tokën u kishte hikur paarrijtshem koha, gjë kjo që kishte frenuar rendjen më të shpejtë drejtë ngadhnjimit. Jo vetem aqë! Dilte e dijtur se për ti kuptuar e më pas që tu jipej zgjidhje gjërave, kërkonin dituri të gjerë. Bile shumë të gjerë. Tani për atëherë, me objektiv të gjykohet koha. del pyetja: më mirë të ngulitur në tokën për ta shënjtëruar apo të ecur me kohen e përparuar të mjediseve rrotull?

Duke vajtur gjurmëve për të gjetur e kuptuar ato dhe duke marrë zemër nga ato, paksa i mllefosur nga mospërgjegja, në një gjëndje shfrenimi të mendjes, bëja pyetje të marra: përse fluturon zogu në qiell e nuk bie për tokë, po të ngjitej përpjetë gishti tregues ku do ndalej në qiell, ka Zoti shtëpi, familje, farefis, mosmarëveshje e konteste pronësore me ta, ku, ku gjënden kufijtë e gjithëçkajës-ku përfundojnë oqeanet, cili është fundi i havasë, përse Hëna nuk ngrohë si Dielli e në sfondin qiellor në rreth gadi të një madhësie janë, përse z. Osmani sa të bëjë hëna e plotë do të vras bukuroshen Lejla.

Ju të përndritur që ashtu të zgjuar e të ndritur sikur që jeni dhe me qëllime ëngjëllore, këto që në mënyrë shumë të simplifikuar po i paraqes, se nuk jam një stilist me nam- pak për shkak të çastit e më tepër në mungesë të metodit- i kuptoni fare mirë dhe më mirëkuptimin si pjesë e parimit në punën Tuaj e që do shfaqni dhe në rastin tim e për mua, tek m’i shpiegoni ato, do shpërfaqni arsyeshmërinë e të gjeturit aty dhe madhështinë edhe morale edhe akademiste që nuk e kapërthen dot mendje imja.

Di mirëfilli se fjala ime do ju vë në një apati të përgjumshme, por, më përkulje Ju lutem të më lejoni të vazhdojë. Të vazhdoj dhe, aty nga fundi, do shihni lidhjen e paraqitjeve të mija sado tani duken copëza pashkathtësisht të hedhura gjithandej:

Nuk dij si ndodhi. Sikur të kisha përfunduar ecjen nëpër një tunel gjysëm të errtë dhe sapo dola nga ai dhe papritmas një detyrim i panjohur më shtyri t’a them: Paskërkna një mikun tim. Dhe, se të hetoj kontekstin e ai të ma kërkoj syçeltësinë e them në vete: E ky, si ndodhi miku im? Në mos më mitosi, në mos më magjiosi që ta mendoj ashtu! Në mos mu gjetë pranë e pranë në çastet e vetmisë tragjike. Është vështirë të jap përgjigjën! Disi u gjeta krenar në kuptimin se ndonëse më pllakoste vetmia dhe unë – ja-pa dijtur as vetë vleren time, kam diç të çmuar. Të më kishte thënë dhe një fallxheshë në kohën e urrejtjes adoleshente që kisha, të jetë vetë Vanga e njohur se, në një moshë do e kam një mik tek i mendoja të gjithë sikur ai për armik, do e thoja: punë falli është kjo! Më vonë e kuptova se fjala e fallxheshes mund të ishte dhe kishte qenë profecia e fatit tim.

Në një kohë të shkuar, në një kohë kur gjërat i gjykoja nga dukja nga jashtë, vëreja dy anë: ata kundra meje dhe unë kundra atyre. Midisi ishte bosh. Atëherë për këte të sotit do mund të thoja: kam një armikun tim. Armikun tim të zi që do më ndrydhë kokën nga kënaqësi e urrejtjes! Në mllefin nga kjo që zotëronte shpirtin e tij, më duhej vetëm çasti kur të mbledhë forcë dhe t’a zhbëjë!

Se si është e përçudtë kjo natyra e njeriut! Natyra e cila herë tkurret tragjikisht e herë zgjërohet çuditërisht, një metafizikë e pakuptuar dhe në të cilën brënda një personi në një kohë ke vrasësin e në tjetrën-mikun, shpëtimtarin. Ç’metamorfozë! Gjuruldi e vërtetë! Bashkëekzistim i dy skajeve të kundërta! Kjo më kompromitonte shpirtin. Jam unë trimi e heroi i ditëve të revoltes apo harrestari deri në mallkim i atyre çasteve! Po këte do e shtroj më poshtë dikund...

Se çfarë është ai që dikur ishte kundra meje e tani mik- do ta njihni nga idetë të paraqitura në projektin të cilin me lejën Tuaj ua kam dhënë në dorëzim në kohën e duhur.

Dua të shtoj më parë një incidentin e vogël që më ndodhi me ca aparatçik të Akademisë Tuaj që më ngarkuan me procedura të padetyrueshme.

“Ju-më thanë ata me denigrim-keni bërë një blasfemi. Një blasfemi që dhe me vdekje të dënohet është butë. Kini përdhosë pa skrupull nocionin e shenjtë: Atëdhe! Dini ju ç’është kjo, ç’kuptim ka: koha e ikur është histori, në të tanishmën të ngrejmë ardhmërinë! Natyrisht që jo! Tërhiqeni at shkrim të mendjes tuaf! Të mendjes idiote!”

“Ju jeni zyrtarë të pjesës së poshtme të kijerarkisë akademiane dhe nuk mund të prekni thellësinë e projektit! Ju po nxitoni paksa…” ua thash.

“Ne nxitojmë…! Për të qeshur kjo! Dini ju se ne, falë rutines sonë, ua shkruajmë librat akademistëve. Ju duket e pabesueshme…a? Doni prova për këte” e thanë zyrtarët e harlisur e me nerva.

U stepa të nderuar. Për një çast mu duk se u bashkuan qielli e toka. Zyrtarët që i merrja për debill të shkruajnë libra për akademistet. Shfletova me meskinitet shumë faqe të historisë, vëllime enciklopedike bile ato në tre vëllime të trasha “Larousse”, sa për të gjetur një shëmbëll të tillë. Birokratet të një diturie trishtuese të shkruajnë libra?! Kurrë! Asnjë!Hiq! Ata gënjenin sa të na zhvatnin ca të holla për ingranim në kijerarki… “Do i pranojmë veç sa të kaloni këte pëngesë po, do e denoncojmë blasfeminë se ne nuk tërhiqemi nga mbrojtja e dinjitetit të Akademisë”

“Blasfemi…!” pëshpërita nëpër dhëmbë.

Ata e kapën nga ajri fjalën dhe automatikisht ma thanë: Një armik të cërtifikuar njëherë e mirë nga historia, nga politika, nga juridikja, nga Zoti, Ju, e merrni për dore si një prind skofiar i luajtur mendesh e vëni në oborrin tonë si një benjamin. Si në romanet bizare të romantizmit! Jeni ju Zhan Vallzhan! Në këte shekull…! Jazek”

Se ç’më tunden imazhin për Akademinë të nderuar. Për një çast më iku gjaku nga trupi. Mu mavijosen buzët nga ngërqi i zemres. E mendova se po jipja shpirtë!

Po, tek ju njihja Juve, si një plehre, e hedha pas krihesh. “Janë ameba hileqare” e thash në vete.

Ku mbeti fjala. Po…të lidhë mendimin…

Sikur e keni parë të nderuar, ai është sajuar duke vajtur udhës që keni përcaktuar ju. Do më lejoni të them, që keni deklaruar ju: në mitingje, tribuna e sesione dhe në shkrime të lartësuara që mbushullojnë bibliotekat e lexuesve të zellëshem.

Dini të nderuar se në një fshat- ndofta është më mire t’i them katund- pas një bjeshke ta them ashtu, aty ku kalamajt akoma zënë mësimet, ka një raft me libra të tërat me ngjyra epike dhe me piktura trimërie e ngadhnjimi. Nga Ju vërshuan gjerë tek ato shkrepa. Aty një lahutë, mëtej një çifteli, edhe më tej një tupan i sajuar nga lëkurë dhije përmes të cilit i jipet ngjyra epike ngjarjeve me ate bam bam-bam-bam e bam-e bam-e bam! Mahnitse! Po tek-tuk ka dhe ndonjë trofe gjuetarie: një drenushë të asaj ane të vrarë e të ngrirë mjeshtrisht. Dhe një skyfter mu në ballë. Sikur të gjallë. Dhe, ajo pamja impozante: në ballë të hyrjes dyfeku i ruajtur me shumë kujdes kurse skaj tij, portreti në poziten i ulur në atë pamjen epike të pronarit të dyfekut, me një shpiegim të trimërive të tij një shekull e gjysem më parë. Po, të mos ishit Ju të nderuar, ato nuk do ishin aty!

Në ate shkrimin pra, ua parashtruam ca meditacione duke i kaluar më parë në fondamente të mendimtarëve të njohur, që rrekin paqjën midis dy mjediseve tashti për tashti të acaruar, të cilën ju-të pëndritur-e kini futur si lajtmotiv, gjithnjë në një shqetësim e të zgjuar në mos po iritojmë zotërat e acarimeve, se, ju e dini mirëfilli, ata janë krijesa të ndieshme dhe sedra e tyre lëndohet dhe nga një goditje sado minore dhe…u cenua suvereniteti i të adhuruarit shtet e të shejtit Atëdhe, e të Madhit Zot, e nis lufta. Është kjo një punë me rrezik.

Dhe bëmë replika të serta, akuza të ashpra, në fillim denigrime pa cipë e sall konsiderata të ulta ndaj njëri tjetrit, po më pas dhe kërcnime me fjalë të zgjedhura, pra kërcnime me zhargon akademik, demonstrime te teksteve, krahasime të lahutarëve, të shpatarëve të sertë, të hartave që nga parahistoria, të teksteve të historianëve të tij dorëmëngjërosh, kaptinave të studimeve të thella derisa e menduam qëndrueshëm se bërthama e kësaj ideje, e thënë më ndryshe e këtij projekti për paqjën se ka në te një logjikë, metodologji dhe parime e mendime të sistemuara, është e puqshme në tërësi me parimet programore të Akademisë të cilat ashtu sikur që janë koncize dhe poaqë ose edhe më shumë të ngjeshura se në vete pëmbajnë përvojën historike/ pra kanë atë anën empirike/ por edhe atë të futurizmit si refleks të saj më bollëk për zhvillimin nga sot e mëandej. Kjo, pra ta them me troq-postullatet e programit Tuaj konfirmojnë pa as më të voglin dyshim lartësinë filosofike shkencore dhe të artit e të menduarit Tuaj të shtrirë gjithandej me aqë shkathtësi në programin e Akademisë.

Zotëri të përndritur e të nderuar

Kush njeh nga këto anë më mirë se ju kujtesën tonë që ne të vërtetë është një retrospektivë, një pamje në të shkuaren e që edhe një njëri me syrin miop e vëneron në projektin tonë. Ajo vec sa nuk pëlcet si një tullumbace kalamajsh se sa është e ngarkuar me ngjarje të hidhura të shkaktuara nga persona delirant e skizofrenik të anës së kundërtë Nga ata që, që moti kanë pësuar fiasco në normalitet shpirtëror. Nga ata që ose i kishin liruar nga burgu keqëbërësit ose nuk i kishin futur pas gjykimit si trajtë shpërblimi për krimet që do i bënin si kundërshpërblim të cilët, nga prapavija drejtoheshin nga cinikët, nga horat e shekullit, demagoget të cilëve në të vetmen shportë, më pare se Zoti, djalli ua kishte dhënë mendjen e lartësuar dhe pasionin për të bërë krim.Të dëshpruarit, sklerotiket për shkak të kësaj matuf që endeshin pa busollë shek.19 –të, pa dijtur se, ishte në të sosur ai pas tij dhe fillimi i të riut. Dhunuesit e historisë që flitnin nga lartësi akademiane dhe në emër të saj e të masës. Ata ndërsyesit e vërtetë të cilët i japin frymë idesë vrasëtare dhe e ngrijnë në shkallë të njëfarë shkence sa për të bërë plane të plojave dhe për t’i arsyetuar ato. .Por të nderuar të mos ju vë kjo në siklet! Të tillët deri në një çast-fakt- rrinë të lirë e të qetë largë shpates së drejtësisë, do thosha të paprekëshem, dhe kuptohet jasht parimeve religjioze të librave të shenjtë dhe mund të themi edhe gjyqeve juridike e anatemave morale që këtej e tutje. Bile të celebruar shesheve kryesore të megapolisit duke u spikatur nëpërmjet portreteve gjigante, gjithnjë të përcillur e nën vërojtim të fantazmës së koshiences njerëzore.

Po dhe shenjëtërit, apostujt, dhe tërë zotërat nga librat e shenjtë do duhej të janë skajmërisht të irituar nga veprim i tyre (po dhe ata here-herë, të duket sikur po mitosen sikur një zyrtarë i ultë komune), kurse ne, im mik dhe unë dhe të tjerët që për objektiv përpëlitem që të kemi nderin , sinqeritetin dhe drejtësinë kemi dyshime nëse për ta mund të prenotohet një vend në parrajsën qiellore dhe e kundërshtojmë këte me vendosmëri. Më pare se këte ata kanë prenotuar zjarrin e pashuar të ferrit. Do paguajnë ata hakun e vetë…

Kini vërejtje në këte introdukt të nderuar?

Jam i kuptueshëm në këte që e dhash përmes fjalës?

Ndofta trajt