top of page

Lutje për Mona Lisën

  • Jul 18, 2022
  • 1 min read

Lutje për Mona Lisën

Nga Fatmir Terziu


Jam në Luvër.

Sipas zakonit të gjyshes e shoh me kujdes.

Kërkoj mos dikush i ka vënë ndonjë hudhër.

Syri i keq.

Ajo më mëson me sy kafe rininë që kam harruar.

Çdo frymëmarrje që marr më tërheq mushkëritë.

Nuk mund të ndalem.

Statujat që i shoh bëhen mish dhe e kuptoj fort atë që mundem.

Aroma e saj vazhdon ende nga vështrimi ynë i fundit,

kaq së paku.

Thithja e këtyre momenteve përkundër,

vetëm sa e intensifikon kohën e kaluar së bashku.

I çmenduri Luvër.

Kjo grua rishkruan atë që unë pretendoj për pasion,

të lutem vendosi diku ndonjë thelpi hudhër.

Nuk di asgjë tani

ajo duhet të më udhëheqë,

dhe unë ndjek udhën…udhën e një burri.

Buzët e saj nxjerrin verën më të ëmbël,

gjuha e saj më hap tapën e shishes që varet tek muri.

Ajo më do në banakët e ftohtë të kuzhinës

dhe në dysheme druri.

Nuk e mbaj dot numërimin e saktë.

Ne po mëkatojmë për keq në fakt,

marrëdhënia e themeluar në këtë këndvështrim

a është thjesht art?

Pamaturia na ndez,

ne shtyjmë dhe tërheqim,

mbajmë dhe kapim kohën e vjetër,

kafshojmë dhe gërmojmë thelbin

dhe kapërcejmë rrugën për në rreshtin tjetër.

Çfarëdo që duhet për të zbritur tek më e arrira

ajo dhe unë,

duhet t'i fiksojmë në sy të gjitha.


Këto stuhi pasioni më kthejnë një qetësi në gjoks.

Jam i sigurt se kush jam,

pse jam në Luvër?

Ajo më ka habitur,

dhe unë e dua atë, ndaj u luta që ti vendosin një hudhër.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page