top of page

LUMTURIA PARAZITE, PËRBALLË MJERIMIT


Vullnet Mato

LUMTURIA PARAZITE, PËRBALLË MJERIMIT

Lumturia parazite, s’mund të mbijetojë,

me sundim absolut, të zgjatur në jetë,

pa pasur përballë mjerimin, ta shfrytëzojë,

duke i thithur gjakun, për damarët e vet.

Lumturia parazite, uzurpon burimet,

ku mjerimi mund të marrë fuqi jetese,

vendos njerëzit e vet, ku janë përfitimet,

të ketë mbështetje, për çdo të nesërme.

Lumturia parazite, shumon pasuritë,

për të dobësuar, muskujt e mjerimit,

duke synuar, t’i pakësojë tërë fuqitë,

për ta mbajtur kokulur, gjatë qeverimit.

Lumturia parazite, buzëqesh krenare,

me gënjeshtra radhe, opinionin mashtron,

sikur do bëjë, plot ndryshime kolosale,

të sjellë mirëqenien, që mjerimi kërkon.

Lumturia parazite, blen miq ndër shtete,

ta mbështesin, për ato që bën e thotë,

të ketë përkrahjen, që i duhet për vete,

nga të pasurit më të fuqishëm, në botë.

Lumturia parazite, punon veç me telefon,

nëpër arteriet bankare, qarkullon fondet.

Mjerimi në tezga leckash, veshje kërkon

dhe në listat e dyqaneve, shton borxhet.

Lumturia parazite, merr hua nga të huajt,

t’u zgjerojë rrugët veturave të saj luksoze,

mjerimi me vuajtje, në tre breza t’i paguaj,

duke ecur, me këmbë të sëmura artroze.

Lumturia parazite, shton ushtri dhe polici,

për t’u mbrojtur fort, nga mjerimi i madh,

duke synuar të krijojë, sa më tepër siguri,

për të mbijetuar nëpër qejfe, sa më gjatë.

Lumturia godet me kërbaç e blen vota,

ta bëjë mjerimin, pa duar e gojëmbyllur.

Por kur, detit të padurimit i vjen koha,

mjerimi bëhet cunam, për ta përmbytur...

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page