Lulzim Basha sulmohet...


Lulzim Basha sulmohet sepse ai nuk është si Berisha, si Nano, si Meta dhe as si Rama

Nga Skënder Sadri KAPITI

Berisha, Nano, Meta e Rama janë 4 shtrigat që e mbajtën peng Shqipërinë, zhvillimin, progresin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë për 30 vite të tranzicionit. Kush më shumë e kush më pak, të katër këta vijnë nga regjimi kumunisto-enverist, të formësuar , të edukuar dhe të shkolluar në shkollën dhe përvojën ideologjiko-komuniste, ateiste e antinjerëzore të regjimit kriminal marksist-leninist.

Të kater këta janë pengëmarrësit, autorët e shkaktarët e stërzgjatjes së këtij tranzicioni rrënimtar e shkatërrimtar në Shqipëri; këta janë zullumqarët dhe keqbërësit publik e kombëtar që instaluan sistemin kriminal, grabitqar e hajduto-korruptiv në Shqipëri e që e rrënuan sistemin demokratik e ligjor apo më sakt, këta të katër janë ata që punuan për interesat e tyre personale kundër Shqipërisë, kundër interesit kombëtar, kundër demokracisë, kundër integrimit e pro hajnisë, krimit e korrupsionit.Oksigjeni që i mbajti në krye të Shqipërisë këta zullumqarë janë jo vetëm partitë politike PS,PD e LSI por janë edhe mediat dhe mercenarët mediatikë manipulus , të blerë e të shitur; janë edhe intelektualizmi dhe intelektualët, pseudodijetarët halabakë, servilë e sahanlëpirës që u rreshtuan në tabore mbrojtësisht e propaganduesisht të këtyre 4 shtriganëve. Shqiptarët të ndarë e të përcarë prej këtyre 4 zullumqarëve dhe të partive personale të tyre ua besuan, i votuan e i mbajtën të katër këta në politikë e në pushtet prej 30 vitesh. Dhe ky “pëlqim” apo ky gabim i shqiptarëve ka bërë të mundur që vetë shqiptarët të pësojnë e të vuajnë me meritë këtë realitet traumatik, sepse ashtu sic është komuniteti ashtu atij komuniteti i erdhën në krye edhe politika, edhe pushteti , edhe qeveria.