
(Cikël poetik në ditën e poezisë)
NJË TUFË FJALË
Një tufë me fjalë,
i hodha qiellit,
fluturoni ju thashë,
provojeni forcën e erës...
Një tufë tjeter,
e hodha dallgëve të detit,
matni ju thashë,
sa të larta janë ato dallgë....
Në qiell i përziu era,
tufën me fjalë të tëra,
në detë s'u dëgjuan,
dallgët bënin zhurmë...
I hodha në nje pazar,
plot më njerëz,
u shpërfytyruan
nuk njohën njera tjetrën...
Ja dhashë tufën me fjalë,
një plaku të mençur,
nuk janë për mua tha,
koha ime ka vdekur....
Dhe vendosa ti mbledh,
të gjitha tufat e fjalëve,
ti hedh mbi të bardhën letër,
më mirë se qejve,detrave e pazareve....
KËRKESË POETI
Ju kërkova luleve në bahçe,
ti më jepni bukurinë,
unë t'ja jap vargut,
vargu t'më zbukurojë poezinë.
I kërkova bilbilit këngëtarë,
Më jep zërin tënd,
Zërin t'ja jap vargut,
Që vargu t'bëhet këngë.
I thashë gurit t,malit,
Më jep forcën tënde,
Forcën t'ja jap vargut,
Që vargu kurrë t'mos tretet.
I thashë vetes sime,
Shkruaj fjalë të ëmbla,
Që vargu pa trokitur,
Të hyjë ndër zemra.
NEKTAR DHE FJALË
Askush se vë dot në peshë,
nektarin që mbledh çdo bletë,
disa më shumë disa më pak,
hojet me mjaltë i mbushin bashkë!!!
Dhe fjalët që shkruajnë poetët,
nuk e kanë peshën e barabartë,
por të gjitha bashkë ti mbedhësh,
peshën dhe shijen e mjaltit kanë...
&&&&&&&&&&&&&&&&&
Nektarin mbedhin bletët,
fjalët shkruajnë poetët....
TESTAMENT
Po shkruaj,
këtë testament,
vargun tim poetik,
t'ja lej bletës amanet,
Në krahë e saj,
ti marrë vargjet e mia,
t'i përziej me nektarin,
e luleve nëpër lëndina.
Ku ka më të sigurtë,
se tek bleta vargjet e mia,
me të sajin thumb,
i mbron nga padrejtësia.
Me ëmbëlsinë e mjaltit,
nëpër hojet e bletëve,
le të përzihen vargjet,
e nënshkrova testamentin...
@Xhavit Gasa