top of page

Lulëza...



Lulëza...

Nga Fatmir Terziu


Akti i parë:


Era u lidh fjongo në gjoks

luleve të sapoçelura,

në paradën e bukurisë,

gonxhe...


Akti i dytë:


Ti,

vallëzon gonxhe në shpërthim

në kopshtin tim.

Të gjitha lulet ballo me maska,

në heshtje vrasin xhelozinë...


Akti i tretë:


Rruza të bardha,

ndrisin gjoksin tënd mëngjesor.

Pikuar nga pjalmi i fateve të ralla,

kokrrizat e ndritshme të vesës,

ndezin zjarrin e saponisur të jetës,

korridore...


Akti i katërt:


Korridoret e tua të ngushta

qafojnë kalimin tim të vrullshëm,

poshtë tyre vërshojnë përrenjtë e frymëzimit,

shkulin bedenat e panjohura të perceptimit.


Akti i pestë:


Era nxiton të thurr kurorë për ty,

në këtë paradë lulesh

ndërsa lëndina jote stërpiket

të gjithë bulëzat e vesës përpihen...


Akti i gjashtë:


Një diell i nxehtë ndez dashurinë e zjarrtë,

në këtë paradë të paparë,

lulja ime e mirë,

mbete si në përallë.


Akti i shtatë:


Dal çdo mëngjes në dritare,

të shoh si shpërthejnë gjinjtë e tu petale.


Akti i fundit:


Jam i bindur si kohë më parë,

Ti je fitimtare pa hyrë në garë...

... ëndërrat e filizave bekohen pa fjalë.

 
 
 

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page