top of page

Lulëkuqet në "arën time"



            Tregim  Nga   Përparim    Hysi

Aleks  Duda, mjek me profesion dhe pensionist këtu e njëzet vjet më parë, sado i moshuar,ende mbahet mirë. Ende nuk është krrusur nga pesha e viteve  dhe gjyslykë mban vetëm ,kur i duhet të lexojë. Kujtesën e ka brisk dhe,si të thuash, i bën kujtesës atë"gjimnastikën e përditshme": e rifreskon përmjet shkrimeve dhe leximeve. Lexon për çdo  ditë dhe, po për çdo ditë shkruan. Nuk është se beson në atë që thonë: sasia,sjell cilësi. Nga ana tjetër, nuk është se i rri shumë pas shtatit ajo që  ka thënë folozofi i madh francez ZHAN POL SARTËR:-Sasinë unë e konsideroj virtyt! Në vitet e shkollës së mesme (ai qe nga fshati dhe ishte konviktor),shokët e quanin"peshkop",se rrinte mbi libra. Rrinte mbi libra dhe qe i pari i klasës. Edhe në universitet, në fakultetin e mjekësisë, u kualifikua shumë mirë. Por dhe në punë,si mjek, ai shërbeu me përkushtim dhe ditën, kur do dilte në  pension, e kujton si një dramë të madhe. E ka pasqyruar në shkrimet e tij atë ditë dhe, pak a shumë, përmjet vargjeve thotë:- Ma vunë kokën në tepsi!!! Tani,- thotë më tej,- e kuptoj se ç'paske hequr, mor PASHA ALI! Dr.ALEKS DUDA qe mësuar me punë, por erdhi ajo dita që i thanë (kështu shkruan në ditarin e vet:" Harro mushkë Valarenë/ se ALI PASHANË e prenë. U përcoll me kolegët dhe,sikur të kish bërë ndonjë turp,për ca kohë, u mbyll brenda në shtëpi.  Pak nga pak, sikur i doli "turpi", u duk aty tek klubi pranë poliklinikës dhe u ndërgjegjësua: më nuk do rrinte mbyllur. Jo vetëm kaq: ngaqë është një tip që ka nevojë për fre dhe jo për shtytje,sikur do të fitojë atë"kohën e humbur"(kur rrinte brenda),del nga shtëpia në orën  6.00 të mëngjesit dhe frymën tek klubi ku pi kafenë. Mandej, i bie Tiranës rreth e qark dhe,zakonisht,  para orës 12.00 është në shtëpi. Asnjëherë nuk udhëton me autobus, por në këmbë. Si mjek që është, ai e di mirëfilli që"lëvizja ta shton jetën". Mirëpo erdhi kjo kohë e Pandemisë,kur"Çeçua ka biçak" dhe të urdhëron:- Je pensionist! Sakën se kapërcen pragun! E duroi me shpirt ndër dhëmbë këtë urdhër, se është si ata kuajtë hergjele që e hanë frerin me dhëmbë, por nuk ka shaka me qeverinë.

                                                  *     *     * Të shtunën qe dita e pensionistëve dhe doktor Aleksi vuri maskën, gjyslyket e diellit dhe vendosi të"kullot azat" aty nga periferia: jashë nga qyteti. - Jashtë nga rrëmuja e rrëmeti,- rikujjtoi vargun e NAIM FRASHËRIT. E shtuna qe me diell, me cicërima zogjësh dhe me një gjelbërim relaksues që ishte si ozon që mbushte si balon; mushkëritë e plakura të doktorit. Ngjiti një kodrëz të vogël dhe,kur hodhi vështrimin mbi arat e mbjella, rroku me sy një arë me grurë. U afrua edhe më (kur thotë  Migjeni:për një studim më preçiz?!!!) dhe mbi grurin që ka lidhur kalli,aty-këtu, kishte lulëkuqe. Doktor ALEKSI,mend gazëlloi si fëmijë,tek tha:- Ou,po kjo është ara ime! Mandej, u kthiell paksa dhe,tek çlodhej mbi kodrëzën,e lëshoi kapistallin e  kujtimeve.

                                                *      *    * Ishte viti 1954 dhe qe në vitin e tretë në Teknikumin Mjekësor. Nxënës shumë i mirë dhe shokët e thërrisnin"peshkop". Këtë"peshkop" e kapërdinte si e kapërdinte, por pikërisht këtij,"peshkopit",iu shfaq sëmundja e"shytave" dhe shokët filluan ta thërresin"shytak". Bela e madhe,por sëmundja nuk është turp. Paranomi po. Por jo çdo e keqe nuk ardhka veç për keq. Drejtori i shkollës,mjek infeksonist, e thirri"peshkopin" dhe i tha:- Për një javë do largohesh nga konvikti.Do shkosh në shtëpi."Peshkopi" u bë me krahë. Në shtëpi tani kur veç në fshat të jesh. Atë natë nuk e zurii gjumi dhe"peshkop-shytaku" frymën tek agjensia për të zënë" Satën". E zuri "SATËN" dhe mezi priste të mbrrinte tek ai vendi ku duhet të zbriste. Se banonte në fshat, gati 10 km larg nga qyteti. Ishte ora 10 e mëngjesit, kur zbriti nga" Sata". E ngjiti maloren e një pylli shekullor dhe çau përmjet një rrugëze dhishë.Kjo rrugëz zgjaste rret 15 minuta dhe,sa mbaronte pylli, mbrrije mbi një kodër dominuese. Kur sosi në kodër,hodhi vështrimin mbi fshatin e tij. Iu kujtua kënga popullore:"Dal në breg e vështroj fshanë/derë më derë po qajnë! Në fshat të tij,për mrekulli nuk kishte pse të qante njeri. Nuk  qe fshat i madh (aty nja 40-shtëpi),por asnjë shtëpi nuk  vuante për bukë. Vetëm një shtëpi qe e varfër,po, kur shihej gruri, tërë fshati e furnizonte gratis  dhe ajo shtëpi nuk e ndjente fukarallëkun. Ndihej mirë që qe nga ai fshat kaq human. Ai nxitoi këmbët që të mbrrite në shtëpi. Kur mbrriti plasi gazi,por dhe habia. Të vish në shtëpi në javën e parë të majit,kushedi se ç'proçkë ke bërë,- iu lëshua i ati.Jo,- u mbrojt"peshkop-shytaku",- më dhanë një javë me leje,se jam me "shyta". " Shytat" t'i shëron gjyshja jote dhe e rroku në qafë.Pastaj, mori gati një shtëllungë lesh palarë" dhe,me një burulluk,ia  lidhi pas gushës.Një nga një,iu hodhën në qafë me mall.

                                                           *    *   * Të nesërmen, unë-"peshkop-shytaku", mora dhëntë dhe tutje dhe nga kullota tona. Ara pa hesap dhe vendosa t'i çoja nga  çahiri i madh (qe gati 30 dynymë) dhe vet ngopla sytë e me atë gjelëbrim  pemësh  dhe të barit të njomë. Të kënaqte era e luleve gjithfarësh. Cicërima zogjësh mbi drurët e shumtë në pyllthin buzë  çahirit dhe të dukej se bukuria doli njëherë këtej pari,sa për të parë,dhe,ngaqë u magjeps, nguli këmbë që të çlodhej një copëherë të gjatë.Ndërsa delet kullosnin barin e njomë,"peshkop-shytaku" hidhte vështrimin rreth e qark.Shijonte gjithë atë peizazh aq të mrekullueshëm dhe,sakaq, dëgjoi një zë. - Po kur paske ardhur, more LEKO JATROI?  U kthye andej nga erdhi zëri dhe u befasua: ishte ZOGA e NASTO ÇOBANIT.  Zoga qe vërsnike me"jatronë" dhe, pa pritur përgjigje,e përqafoi dhe e puthi në të dy faqet. Qe një puthje zakoni,fshatçe, dhe"jatrosë" iu kujtua HALILI që i tha MUJIT:- Gjithë çikat e Jutbinës ku janë/ ato janë motrat e mia!!!                                                      *    *   * ZOGA..., tani doktor Aleksi, i hoqi gjyslyket,por edhe maskën. E shkundi paksa veten, pas një drithërime të gjatë. Unë qeshë rritur me ZOGËN dhe gjithmonë e kisha parë si një motrën time, por,për çudi,edhe unë sikur isha rritur, por dhe Zoga. Ka një buzëqeshje si të"lexueshme". Një fytyrë që nuk ka njohur asnjë lloj parfumi veç sapunit. Nën fustan (unë kisha filluar t'i shihja femrat me atë sy),sikur shihja një lodrëz flutuarsh të gjinjëve që po i rriteshin. Dhe ajo, pas puthjes në faqe( po pse nuk më puhte në buzë, moj"motra" ZOGË?), sikur më shihte me një sy tjetër.  Ta hajë dreqi, po unë vij nga qyteti.Jam i "dalë" dhe kam parë botë me sy dhe,tani, ka ardhur kjo ZOGA që cicëron dhe unë po qëndroj si vuv. "Peshkop-shytaku" sikur po lëshonte brirë. Aty, matan gardhit, ara me grurin det dhe në mes të arës,si t'i kesh hedhur dikush me dorë, një tufë me lulëkuqë. Zogë,-ithashë,- a  shkojmë i mbledhim ato lulkuqet se dua të t'i bëj si dhuratë. Po ku ta prish ajkën"motra" ty, mor jatro,- tha ZOGA.

                                                            *      *     * Çamë përmes  detit me grurë dhe secili po mblidhte për hesap të vet. T'i bashkojmë,- brohorita, dhe,kur zgjati dorën për t'i bashkuar,e përfshiva me të dy duarët dhe e putha. E putha, por mend po më pushonte zemra. Nuk e di e priste apo nuk e priste. Ama rrahjet e forta poshtë zemrës jo vetëm ia ndjeja,por dhe sikur ia shihja si nën rontgen. Qëndroi ashtu në këmbë dhe u skuq  edhe më shumë nga lulkuqet. Por unë nuk u ndala me kaq. I hyra detit në këmbë dhe le të mbytem,- vendosa. Tek e putha së dyti,e ndjeva përshkimin e një vale të nxehtë. Tani ajo qe"dorëzuar" e tëra dhe unë vazhdova më tej.

E,- tha doktori,- gjithçka ndodhi tek ajo ara me grurë ku kishin lulëzuar lulkuqet. Ndaj,kjo arë, m'u duk si "ara ime". U çmall një copë herë dhe,pasi vuri maskën e gjyslyket, u dha këmbëve për në shtëpi. Ia vlen, tha me vete, që  të çmallesh dhe me kujtime.


                                                         Tiranë,11 maj 2020

33 views0 comments

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page