top of page

Luigj Camaj & Hysen S. Dizdari: Tuz– vendoset busti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut



 

 SKËNDERBEU U RINGJALL SOT ME 28 NËNTOR 2024, NË TUZ, PËRBALLË MALIT DEÇIQIT


Nga: Luigj Camaj & Hysen S. Dizdari

Data, 28 Nëntor 2024


Sot me 28 Nëntor 2024, në 581 vjetorin e ngitjes Flamurit Kombëtar ne Kalan e Krujës ,nga Skënderbeu, në komunën e Tuzit ,me pjesmarrjes e qindra bonorve të Tuzit e Malsisë Madhe por edhe bashkëatdhetarë nga disa vende të botës, përballë  me Malin të Deçiqit , u vendosë monumenti madhështor i Heriot tonë Kombëtarë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.

Mali i Deçiqit kishte hyrë në histori shqiptare, si mali ku mgrit Flamuri Kombëtar Shqiptarë, me 6 Prill 1911 nga patrioti hotjan, Ded Gjo Luli.

Shumë historjan e shkrimtar e kanë , vlersuar e krahasuar luftën e Hotit dhe të Malsisë Madhe në vitet 1910 -1912 me luftën e Skënderbeut në shekullin e XV, kundër prendorisë otomane.  Shkrimtari Ismail Kadare ka thenë se lufta kundër Prendorisë Otomane fillon me luftën e Skënderbeut dhe përfundon me luftën e kryengritjet e Hotit e Malsisë Madhe të udhehequra nga Ded Gjo Luli.

Ashtu siç Kalaja e Krujës, dhe malet e Krujës për luftëtarët   e Skendërbeut ashtu ishte dhe  Mali i Deçiqit për trimat e Hotit e Malësisë Madhe të udhëhequr nga Ded Gjo Lulit. Për Malin e Deçiqit, flet historia por i këndojnë e kanë shkruajnë për më shumë se një shekull  historianët, poetët dhe shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar.



Sot pas 581 vite nga ngritja e Flamurit Kombëtare Shqiptare në Kalan e Krujës u vendosë monumenti madhështor  i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Tuz përballë Malit Deçiqit.

Skënderbeu me luftën e tij kundër prendorisë otomane shpëtojë , jo vetem Shqipërinë por edhe Evropën e botën e qytetëruar nga shkatërrimi përfundimtarë i ushtrisë otomane.Prandaj sot është krenari për banorët e Tuzit , për banorët e Hotit e Malisë Madhe, për gjithë shqiptarët, kanë në mesin e tyre monumentin, madhështore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

E gëzofishi, përjetsisht, kthimin e  Skënderbeut, në shtëpin e vet  vëllezër të Tuzit, Hotit e Malsisë Madhe dhe të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë.

54 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page