LUFTA TROJANE BRENDA KOKËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 29, 2023
- 1 min read

Vullnet Mato
LUFTA TROJANE BRENDA KOKËS
Mbrëmë, brenda mureve të kokës sime,
bëhej luftë, si në kështjellës trojane të Palestinës.
Gjithë akejtë e tregut, kishin qiellëzuar çmimet,
sapo kali i drunjtë rus, hyri në portën e Ukrainës.
Tregu ynë është aparaturë e lëkundjeve sizmike
pak tronditje, në tregun e botëror të shtrenjtuar,
çmimi arrin qiellin, si të jetë një raketë kozmike,
dhe gjithë vlerat e tjera, e ndjekin pas, pa vonuar.
Hekuba ime, u kthye mjaft e pikëlluar nga pazari,
se mikenasit e babëzitur, ia zbrazën kuletën krejt,
për pak barishte, spinaqi, preshi dhe panxhari,
sikur bleu desh me brirë, kërcyer nga dheu përpjetë.
E frikësuar nga zemërimi im, për boshatisje kulete,
ajo mendoi, se unë, Priami, do bëja sherr për karota.
Megjithëse i thashë:“Paratë na marrshin të keqen!”,
tërë natën gjëmimet, më shpërthyen tym nga koka.
I vrarë egërsisht, nga kujtimet e pensionit të vjetër,
kundroja dhimbshëm Hekubën dhe mjerimin në kuzhinë,
se gjatë ditëve të ardhshme, deri në mini pensionin tjetër,
kështjella e kokës, do më bëhej gërmadhë lufte në Ukrainë...
Megjithatë edhe pse me kuletën zbrazur nga qindarkat,
dhe pa i konsumuar sa duhet në gojë, protezat dhëmbë,
ne me kockat tona tradicionale, të qëndresave të flakta,
jemi kurdoherë gati, heroikisht, të shuhemi në këmbë!...
Comments