top of page

Lufta politike vazhdon me një qeveri mashtruese dhe të korruptuar


Lufta politike vazhdon me një qeveri mashtruese dhe të korruptuar



Kryetari i Grupseksionit të PD-së, Barking dhe Dagenham, biznesmeni i suksesshëm, Gazmend Cufaj, e shikon dorëheqjen e kryetarit të PD-së së Shqipërisë, Luzim Basha, si të vonuar. Por, ai nuk e sheh të arsyeshme që vlerat e PD-së në vite të hidhen lehtë në rrugë e të shahen e masakrohen nga mediat. Për z Cufaj, të dy sikurse Prof. Dr. Sali Berisha, ashtu edhe zoti Lulzim Basha kanë „merita, por edhe gabime të tyre“.

Nuk është gjë e mirë që nga të dy palët sipas Gazmend Cufajt, të vihen ndasi, që me kë do të jenë tashmë demokratët, të përkushtuarit në vite dhe ata që e kanë me zemër këtë forcë poltike. Cufaj thotë se „Demokratët dhe PD janë një“. Më tej ai në një prononcim për median tonë shprehet se „nuk është një demokrat i Lalës, dhe një i tjetërkujt. Të gjithe jemi një dhe ndjehem shumë keq, kur na detyrojnë se me kë duhet të shkojmë dhe për aq më tepër se kujt duhet t'i besojmë“.

Zoti Cufaj thotë „Të dy ishin udhëheqësit e PD deri tani dhe ne ti hedhim në rrugë nuk është e mirë për PD-në dhe për demokratët. Ndaj në PD nuk ka vend për tradhëtarë, buke shkelës dhe për ato që demokratet me shpirtë i vendosën në një situatë jo shumë të këndshme“.

Cufaj shprehet se „Dorëheqja do ishte bërë me kohë dhe jo të dërgonte PD bashkë me demokratët të shkonin deri këtu në një situatë aspak të këndshme. Ndihem shumë herë i turpëruar para Demokratëve të zonës ku unë jam edhe kryetar. Ndihem shumë keq kur takohem me socialistë të zonës ku jetoj kur deri dje isha shumë ballëlartë dhe kisha argumente për të komentuar politikën e PD-së“.

Kryetari i Grupseksionit të PD-së, Barking dhe Dagenham, biznesmeni i suksesshëm, Gazmend Cufaj, thotë se „tani është koha të mbledhim forca dhe të bëjmë një ringritje të PD-së, duke iu drejtuar kutive të votimit dhe me votë të lirë për të zgjedhur Kryetarin e Ri, bashkë me ekipin e tij, që të delegoj PD-në drejt fitores“.

Sipas z. Cufaj, „Lufta politike vazhdon me një qeveri mashtruese dhe të korruptuar.“ „Zoti i bekoftë shqiptarët dhe shqiptaret me gjithë Demokratët kudo që janë“, mbyll fjalën e tij z. Cufaj.

104 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page