E vlerësoj dhe e dua veten!
Mos më shiko si jam në pamje
Mos më vlerëso nga pesha e trupit
Rrudhat në ballë dhe në faqe
Janë krenari dhe jo shenja e turpit.
Matu mirë kur të më paragjykosh
Nuk të duhen shumë fakte përkore
Gjen në sytë e mi po të kërkosh
Stuhira kohërash dhe orteqe dëbore.
Mos u habit me çfarë kam arritur
Nëse nuk m'i njeh mirë plagët
Unë kam qenë një mendje e krisur
Por vetëm për atë kohë të largët.
Nëse të duhet pastaj me patjetër
Të kërkosh thellë në trungun tim
Mos më ngatërro me dikë tjetër
Një Atdhé kam dhe në mërgim.
Dhe kur ndjehesh keq mbi tastierë
Mos u turbullo kurë, pastroi sytë
E njoh errësirën që në minierë
Shoqërisë s'kam harruar ti japë dritë.
Ndaj të lutem mos më pesho ndryshe
Kandari yt ndoshta është ndryshkur
Këputi ato lidhje të mbetura kinse
Në kokën tënde xheloze e të mykur.
Asnjëherë s'kam pretenduar në jetë
Të paragjykoj njeriun e thjeshtë
Rrugën nuk ia kam xhelozur vërtetë
Por i kam uruar vetëm të ecë…
Ju o njerëz që zgjoheni me copa
Nuk dua që rrugën t'ua përshkruaj
Nuk kam pritur të më mbani hopa
Kurë s'ju ankohem se po vuaj.
Si gjithë të tjerët është shkruar fati
Në vendlindjen time në fis të madh
Unë jam thjesht Rasim Musa Ahmati
Jam nga Hasi dhe jam Shqiptar!
Londër 21-09-2017
Loti që nuk thahet
Lëndojnë fëmijët duke dënesur
Kërrusur pleqtë me lotë në faqe
Nuk e dinë nëse kafshatë u ka mbetur
Ku të kërkojnë, e ku të bëjnë pare?!
Shumë prindër presin telefonata
Nga andej larg, tutje përtej detit
Ah, more bir, ku të zuri nata?!
Nëse do të kthehesh bëhet kiameti.
Prindër plotë mërzitje dhe stres
Motrat mbyllur veshur me të zi
Kanë humbur shpresën për fejesë
Thuajse pa familje, pa vëllazëri.
Baba e nëna zemrën të ndryshkët
Krejt pa pritur, e krejt pa kujtuar
Marrin vesh se do të bëhen gjyshër
U thonë se djali paska qenë i martuar,
Shqipja në familje nuk ka më ymër.
Ah, medet nëna dhe medet baba
Shikojnë shkollat të mbetur shkretë
Sikur bletës i vdes edhe e ëma,
Vajzat mbyllur, e djemtë në kurbet?!
Shitësi mbyll papritur dyqanin
Nuk shkon më të blej aty mileti
Të gjithë shesin lopën dhe kalin
Taksa dhe gjoba u kërkon shteti.
Njerëzit e sëmurë, fëmijë dhe pleq
E fusin në gjynah, gurin dhe drurin
Për mjekime nuk kanë asnjë lek
U vjen vdekja melhem me gjumin.
Pushtetarët zoti mos i pastë
Për një votë vetëm lëpihen
Njërëzit mbetën me bukën thatë
Fukarrenj, që të shiten e të blihen.
Londër 19-12-2018
Krenarinë vazhdojmë ta mbajmë!
Kush më pyet se prej nga je
Kush më thotë nga ku ke ngarë
Kokën lart gjithmonë e ngre
Me zë të lartë them jam shqiptar!
Dhe pastaj nis dhe mburr Atdhéun
Shumë krenar më ndrit shpresa
Nis e flas fort për Skënderbeun
Dhe shenjëtoren Nënë Tereza.
Disa e njohin historinë fare pak
Ndaj më pyesin për Kosovën
Prapë vazhdoj të flas krenar
Për trima, për Ibrahim Rrugovën.
Sa kemi vuajtur pak vetë e dinë
Por unë ua di mirë atyre sikletin
Duan të mbajnë peng historinë
Unë krenar shprehem për Mbretin.
Këtu larg ndodh me mua patjetër,
Shumë herë t'mburrem prej zorit
Prapë se prapë e bëj të vjetër
Kohën që vuajtëm prej diktatorit.
Të gjithë shqiptarët e them pa ndrojtje
Për Atdhé lëshojnë lotë malli
Edhe kur politika nuk i merr në mbrojtje
Ata e dinë ku është vërtet halli.
Londër 03-08-2017
Së shpejti: Nga vëllimi i ri në përpunim, për fazën e botimit.
Comments