Poezi nga Xhevahir Cirongu
Ashtu pa dashur më erdhi një lot
Në gjoksin tim aty gjeti strehë ,
sa shumë më ngrohu ai atë çast,
e preka, e putha,dashuria mori zjarr.
Në thinja të bardha flokësh
pas kaq vitesh ishin zgjuar aty,
u thash të largoheshin andej,
por rrudhat mbi ballë e faqe
vallzonin e s’largoheshin prej saj.
Por ti o lot që më djeg si zjarr
në gji më rri për çdo çast,
është lot i dashurisë së nënës
aty në kopshtin e luleve të shpirtit tonë
emrin NËNË në përjetësi e mbajmë!
Durrës dt. 14 Shkurt 2022
Komentar