top of page

LOTËT E BABAIT




Tregim nga Shkëlqim HAJNO


Rrebeshi i shiut të vjeshtës më detyroi të futem menjëherë në lokalin më të parë në rrugën me rrepe të liceut pranë RTSH në Tiranë.

Aty patëm lënë se bashku me një koleg të studios takimin me subjektin porositës të projektit, ‘shtëpi banimi’ .

Ishte bëzëmbrëmje dhe unë kisha shkuar pranë vendit të takimit mesa duket, rreth gjysmë ore më herët. Shiu u dendësua edhe më tej dhe bubullimat që pasonin njëra-tjetër u kthyen shumë shpejt në një refren të frikshëm. Porosita një ekspres dhe shikoja nga xhamat e lokalit rrëketë e pambarrimta të ujit mbi asfal që për një çast m’u dukën si valët e mendimeve .

Janë disa gjëra , dukuri apo sende që të çojnë ndonjëherë në kujtime të largëta si ai shi i dedur i kryeqytetit me shqotë dhe vetëtima pa fund. Dhe, si nga rrënojat e vjetra të kujtimeve , befas, zë e më shfaqen, vegime, zëra, dritë dhe errësirë, madje edhe vetja fëmijë, tek ecën me pantallona të shkurtra doku me gunjët e gjakosur duke zënë cirronka në lumin e vegjëlisë pranë shtëpisë.

***

Fëmijëria ime në një fshat jo larg qytetit të minatorëve lidhej me shumëçka por, ikona e babait minator në minierë, edhe tani kur ai nuk jeton më, ka lënë një gjurmë të pashlyer adhurimi për sakrificat e tij për të na rritur.Tani habitem, sesi, një njeri me shkollë fillore si ai, të vendoste një raport komunikimi prej shoku të madh sic e pati vendosur me mua, pa patur kurrë njohuri pedagogjike.

Shirat e shkurtit të atij viti ishin të pafund. Bubullimat vinin si të mbytura dhe të befta. Ne, të tre fëmijëve në shtëpinë e vjetër, na trembnin deri në palcë.Unë isha më i rrituri, në klasë të pestë, dhe nuk e jepja veten po vetëtimat më trembnin njësoj si motrën e vogël në klasë të parë dhe vëllaçkon në klasë të tretë.

Ndërsa vetëtimat çanin malin e Dilanit përballë fshatit tonë sikur do ta ndanin më dysh, ne, ishim ngjeshur pothuaj në prehrin e gjyshe Zenos .Ajo si gjithmonë tymoste duhanin me çibuk, qetësisht, çka e bëntë më burrërore ikonën e saj në sytë e fshatit e më tej.

Sa herë që qielli çahej nga vetëtimat, aq herë gjyshe Zeno ia bëntë ‘jiaarebi!”dhe thithte buzët duke nxjerrë një tingull pagan .

Ato vite, varfëria ishte ulur këmbëkryq si në qytet edhe në fshat. Me ndalimin nga shteti të mbajtjes së çdo bagëtie, tani kujtoj, se kjo masë ishte kapaku i fundit i verbërisë së drejtimit në një vend ku varfëria ishte ulur këmbëkryq dhe shpesh uria kërcënonte shumë familje që rrisnin fëmijë. Shumë vonë e kuptuam, gjatë studimeve në kryeqytet, se ishte tjetër gjë ajo që thuhej ne televizor e në radio e tjetër ajo që preknim në fshat.

Aso kohe, fshati jonë kodrinor kishte muaj që konsumonte vetëm bukë misri. Në shtëpi, babai sillte herë pas here ndonjë bukë gruri, të siguruar pothuaj fshehurazi nga mencat e minatorëve të sektorit të qymyrgurit ku ai punonte tetëqind metra nën tokë prej më tëpër se dhjetë vite.


Babai më kishte cuar në qytetin e minatorëve dhe në sektorin e minierës ku punonte.Si tani më kujtohet se, më tepër gëzohej ai për ato që pashë, sesa unë. I qeshnin sytë dhe fytyra me brazda rudhash i mbushej me dritë. Pashë kinoteatrin dhe gjimnazin e qytetit dhe në mbrëmje një koncert me grupe amatore në sheshin e qytetit para një minatori në allci dy bojë më I madh se im atë, por eshtak dhe krenar si ai.

***

Nuk e harroj qerasjen që më bëri babai pas vizitës së parë në qytet.

“Ti do të vazhdosh gjimanzin, këtu në qytet, të keqen babai,-mbaj mend tek më shoqëronte duke më qerasur me një kasatë dhe nje pije të asaj kohe që I thoshin arancatë në një klub të madh me një man të madh, në mes të oborrii që i thoshin “Taverna”. Aty u habita sesi babai njihte kaq shumë njërëz dhe me ta përqafohej.

-Ku je o shef i cilikut?-I tha dikush që e përqafoi fort.

-Cfarë është cilikum baba?

Ai qeshi.

-E themi me njeri-tjetrin për shaka ne të nëntokës.Ciliku është një ngushticë ku mezi fusim koken dhe supet, 300 metra thellë nën tokë ku ne shqepim qymyrin nga shtresat.

–Cfarë i kemi ata, baba?-pyeta kureshtar.

-Janë minatorë shokë të mi të punës. Me ata hyjmë cdo ditë në thëllësi të tokës për të nxjerrë qymyr. Hyjmë të bardhe dhe dalim të zinj,.-qeshi babai.

Pastaj si heshti pak, më pa me ca sy që i shndërisnin dhe shtoi:

-Dhe pas gjimnazit, meqë mua dhe nënën ti gjithmonë na gëzon me notat në mësime, do të shkosh edhe në universitet që të hapësh sytë për vete po edhe të ploësosh këtë dëshirë që e kam si amanet për ty. Po të jemi…”

-Nga ai di ti këto, baba? Si: po të jemi, baba? Ju, do jeni gjithmonë me ne në shtëpi,-gati belbëzova I trishtuar.

Ai më vuri dorën në ballë, më puthi kokën dhe m’i kaloi gishtrinjët e tij të gjatë e të fortë nëpër flokët me onde.

-Do jemi, bir ,do jemi! Ti je burrë tani dhe ne do flasim si burrat…E di si na thonë ne, shokët që dalin nga pusi i galerisë kur ne do të hyjmë në galeri për të marrë turnin?

-Jo?

– Dalçi shëndoshë!-na thonë.Ky është urimi. Sepse, çdo gjë mund të ndodhë…

Atë shprehje, kurrë nuk e kisha dëgjuar më parë dhe kurrë nuk do ta harroja. As shprehjen që mori fytyra e babait ato çaste.

***

Për atë të shtunë, kisha marrë një detyrë nga nëna dhe babai.Të mos e lija të flinte Rozinën, motrën që kishte ditëlindjen, sepse babai, ne mbrëmje pasi të linte punën në minierë, do të sillte sheqer dhe me sheqerin e dy pakove që do të sillte ai, nëna, do të bënte një ëmbëlsirë të mrekullueshme .

Ishte një kohë e vështirë. Ato mote kur i kujtoj sot, më dukej se përtypnin më tepër varfëri dhe tollona ushqimi, dmth ushqime më racione që asnjëherë nuk i plotësonin nevojat e familjeve . Mishi pothuaj ishte harruar dhe në dyqanin e fshatit që e quanin MAPO, nuk kishte pothuaj asgjë nga ushqimet bazë.Vetëm një herë në muaj në shtëpi behëj festë pasi merreshin racionet e ushqimeve.

Babai donte medoemos ta kënaqte Rozinën e vogël, të përkëdhelurën e shtëpisë.

-Po të ishte koha e gjyshit tuaj, domethënë e babait tim,-tha ato ditë babai,-ai do të zgjidhte shpejt punë e ditëlindjes tënde. Do të merrte nga tufa e tij qëngjin më të mirë dhe këtu ,do të na shponte hundët mishi i pjekur në hell. Po ato kohë vanë, more vanë…

Pastaj ma përsëriti porosinë e rëndësishme për mua si më i madhi:

-Bir, mos e lerë të flerë motrën sa të vij unë nga turni i minierës. I ka kërkuar të ëmës një ëmbëlsirë. Ka një muaj me sytë të kalendari për ditëlindjen dhe unë i kam dhënë fjalën një muaj më parë se do ta sjell sheqerin e ëmbëlsirës, pasi kilja e racionit mujor që na dhanë në qyqan, nuk doli as për kafe.

***

Natën e pritjes së babait , qielli u shkund .Shiu, bubullimat e vëtëtimat nuk rreshtën për asnjë çast.

Unë shikoja nga ora në tavolinë dhe mundohesha t’i tërhiqja vëmendjen motrës me një album botanike dhe disa harta .Motra herë pas herë kapitej dhe kotej për gjymë. Pastaj nisa të bëja vizatime.Një mollë, një kokërr fiku, një dardhë, një peshk…


Përpiqesha t’i tregoja ndonjë përrallë nga ato që kisha lexuar. Krismat me bubullima dhe vetëtimat e trembnin shumë dhe ajo ngjeshej edhe më në prehrin e gjyshe Zenos. Unë I mbarova edhe përrallat. Nisa t’i sajoja të tjera të shpikura nga mendja. Por gjumi kishte pushtet më të madh nga të gjithë në familje.Edhe unë dremisja për vete se isha fëmijë.

-Ja, sa të vijë babai dhe mami do të bëjë atë ëmbëlsirën për ditëlindje.-i thoshte edhe nëna.

Bubullimat po canin qiellin çdo çast të asaj nate. Erdhi një moment dhe nëna u bë shumë merak për babain. Ai duhet të pershkonte pak kilometra me këmbë që nga stacioni që e linte autobuzi I minierës. Shikonte cdo minutë nga ora mbi tavolinë ‘O zot, duhej të kishte ardhur’-, fliste me vete. Herë-hërë i drejtohej gjyshe Zenos. Gjyshja bënte nomatisjet e saj nën zë. “Subuhan allaaah!”-dhe lëzizte dorën të bashkuar në gishta te buzët dhe gjoksi sikur bënte kryqin.

“O Përëndi e madhe, bëja të lehtë rrugën robit të gjejë shtëpinë e të vijë tek foleja ku e presin zogjtë e tij! O Përëndi, të qofshim falë!…”

Pastaj gjyshe Zeno i jepte kuarjo nënës se është mot I keq dhe sot sic e sheh, laget edhe gjyha në gojë e rruga është e keqe e tërë baltovinë të kuqe .Po ai do të vijë se ka edhe dritëllampën e punës me vete. Dhe Zoti e ndihmon se është i drejtë!…

Nëna nuk fliste. Ne, të gjithë si qingjat ishim shtrënguar kush të nëna e kush te gjyshe Zeno.Ajo natë ishte sa për tre muaj të tërë. Natë e humbëtirës dhe tmerrit.

***

Atë natë babai, si mësova më pas, përpiqej të ecte më shpejt në monopatët me ullinj drejt kodrinës së fshatit. Ai përpiqej të nxitonte këmbet dhe të arrinte në shtëpi sa më parë. Stuhia ia ktheu përmbys candrën dhe ja prishi . U përpoq ta ndreqte pastaj e flaku. Shtërngoi fort në gji poshtë pelices prej pambuku dy pakot me sheqer por shiu i rrëmbyeshëm i ishte futur në palcë.

Po fliste me vete. Edhe pak. Sa të mbërrij. Si nuk mora një plastmamas nga serat e kooperativës. ta marrë dreqi, ta marrë!

Pakoja e parë e sheqerit u ça dhe po çahej edhe tjera. “E ka fajin kjo kokë, jo njeri.”, fliste me zë njeriu që po kthehej nga miniera për në shtëpi. Tek mbahej tek dega e një koçimareje për të mos shkarë, këmbët i shkanë për të disatën herë dhe me zor u ngrit në atë kurriz monopati me shtufë midis ullinj të moçëm.

Edhe pak .Të shpie këtë që mbeti të paktën Peliçja është mbushur me ujë dhe as mua nuk më mbron më dhe as sheqerin e vajzës. Ta marrë dreqi ta marrë! O zot, iu drejtua me zë të lartë errësirës. Hape pak e pushoje motin e keq se ke gjithë ditën që e ke bërë det! Pushoje o zot, sa të arrij në shtëpi. Ja lofata .Ka dritë shtëpia. Edhe një çerek ore dhe arrita…

Por tamam atë moment, shkau përsëri. Dhe e pa vetën në një pellg me ujë pranë rrënjëve të një ulliri. Pakoja e dytë e shëqërit ishtë çarë dhe tretur në pellgun me ujërat e zeza të llohës.

***

U ngrit me mundim.Çapat e fundit të tij drejt shtëpisë në bregun e fshatit ishin si hapat e Marathonomakut . Por mbërritjen e tij e ndjemë që në ajër. Unë e pashë i pari që nga kordinaqet e dritares. Gjyshe Zeno e la çibukun mbi sobën e ndëzur dhe i tha mamasë:

– Ngreu nuse, se erdhi djali! Shpejt rrobat e tjera!…

Babai hyri pa fjalë .Nëna i dha një peshqir të madh dhe ai fshiu kokën . E flaku në korridor llampën e minatorit dhe trastën e zbrazët të dokut hedhur krahëqafë. Tek nisi të hiqte teshat nga trupi , iu afrua Rozinës së vogël që kishte rreth një rë që flinte në gjymin me ëndrra për ditëlidjen. Pasi e fshiu kokën për herë të dytë, iu afrua motrës së vogël dhe e puthi në ballë.

Nuk foli.Askush nuk e pyeti për rrugën . Por unë për herë të parë në jetën time I pashë lot në sytë e tij

-Shyqyr që erdhe mirë, -tha mamaja duke i afruar dy trike leshi të punuara me shtiza nga duart e saj.

Babai fshiu sytë . Kishte qarë.

-Ulu se je lodhur, o bir! -I tha gjyshe Zeno.

Askush nuk e zuri në gojë sheqerin dhe ëmbëlsirën e ditëlindjes së motrës.

-U përpoqa por suferina dhe shiiu litar e shkrinë shëqerin …-tha si për t’u shfajësuar babai.

=Shëndeti jot ,o burrë:-Mos u bëj merak fare. kam therrur një pulë për ditëlidnjen Rozinës,- I tha mamaja.

-Ta gëzojë ditëlindjen- tha babai dhe me kurrizin e pëllëmbëeve të mëdha të dorës së tij fshiu dy pika loti që i rrëshqitë në faqe.

=Eja, o bir-tha ai dhe më mbështolli në prehër me krahët e tij prej gjigandi.-Se, të lashë pa gjumë….

-S’ka gjë baba! Dhe iu ngjesha në kraharor duke ndjerë aromën e paharruar të trupit të tij.

Ishte hera e parë që m’u dhimbs babai. Disa vite me vonë kur un isha në vitin e fundit të gjimnazit në qytetin e minatorëve fati I keq kishte ruajtur atij dhe shokëve të tij nje tragjedi ku një aksident me plasje gazi metan I mori jetën atij dhe 6 shokëve të tij.

Atë çast, mes lotëve më erdhi në vesh zëri i tij i ëmbël me urimin e kolegëve të tij që dilnin nga miniera: “Dalçi shëndoshë!”

31 views1 comment

1 Comment


Pershendetje zoti Terziu!


Më lejoni t'ju shpreh nje Falenderimt e veçantë per botimin e tregimit tim "Lotete e babait".

Por me shume se kaq, (per koincidence, nje dite pas festes se Fitër Bajramit;)

nje Urim dhe Pergezime per nje pune te jashtezakonshme qe JU me perkushtimin tuaj proverbial, po beni per mbajtjen ne nivel te larte cilesor te Faqes suaj, aq te pelqyer ne vend dhe ne hapesirat mbareshqiptare!


Duke qene kenaqesi bashkepunimi me JU,


Ju uroj çdo te mire,


Shkelqim Hajno


Sarande

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page