LOTË NEONËSH
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 1, 2023
- 1 min read

LOTË NEONËSH
E vetme nëpër natë në heshtje humbe ti. Neonët s’pikojnë dritë, por lotë pikojnë tani.
Një puthje e padhënë u kthye në acar, Ta ngriu buzëqeshjen, të ktheu në Saharë.
Më dhembi thellë shpirtit kjo ikje nëpër natë, Pishtar e bëra zemrën, të ndrinte atje larg.
Vrapova që pak dritë të merrje edhe ti, Të mos i mbysnin lotët neonët përsëri.









Comments