Nga: Lorenc Kaçulini
Në sallën e bibliotekës „Marin Barleti “ të qytetit Shkodres , u promovua libri: “Bibliografik Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë 1480-2023”, i autorit Hysen S. Dizdari.
Prezantimin mbi veprat e autorit Hysen Dizdari,u bë nga studjuesi shkodran, Lorenc Kaçulini, kryetar i shoqatës koleksionistve të qytetit Shkodres.
Kurse mbi punën për të pregatitur dhe botuar këtë bibliografie foli, vetë autori Hysen Dizdari.
Kjo bibliografi është një libër i rrallë në llojin e vet, pasi sipas autorit është i vetmi libër bibliografik kushtuar veprave të autorëve shqiptarë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun.
Kjo bibliografi përmbledh mbi 500 vepra të autorve shqiptarë ,kushtruar Skendërbeut, në fushen e historisë , në letrarësi, në arte, në etnokulturë, në filateli, në bibliografi, albume dhe katalogë të ndryshëm, etj. të shkruar në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare.
Autori i librit studjuesi dhe koleksionisti Hysen Dizdari jo vetëm që i ka lexuar këto libra, por i ka dhe pjesë të bibliotekës së tij personale.
Kjo bibliografi ndahet në tre pjesë ku secila pjesë ka nga nëndë kapitujë :
Pjesa e parë , fillon në vitin 1480 -1944
Pjesa e dytë , fillon në vitin 1945 -1990
Pjesa e parë , fillon në vitin 1991- 2023
Kapitulli i -I-: Përfshi veprat në fushen historike, studime historike e dekumentare.
Kapitulli i –II- Përmbledhe veprat në fushen e letërsisë artistike dhe dekumentare.
Kapitulli i –III- Përmbledhe veprat në fushen e artit si, arte figurative, artet e aplikuaera, muzika dhe vepra muzikore.
Kapitulli i -IV- Përmbledhe veprat në fushen e entnokulturës, si folklore gojorë, muzikorë, entnografik.
Kapitulli i –V- Përmbledhe veprat në doktorature, si punime shkencore dhe magjistrature.
Kapitulli i –VI- Përmbledhe veprat në fushen e filatelisë si , kataloge, histori postare, e studime ne filateli.
Kapitulli i –VII- Përmbledhe veprat ,që flasin për Skendërbeun në fushta e historisë, letersisë, arteve muzikës etjerë.
Kapitulli i -VIII- Përmbledhe veprat në fushen e bibliografive,katalog,revista e tjerë.
Kapitulli i –IX- Përmbledhe veprat,pa vitë botimi, vepra të humbura dhe dorëshkrime kushtuar Skendërbeut.
Autori ka bërë një punë të kualifikuar kërkimore dhe shkencore sepse për çdo kapitullë ka bërë klasifikimin shkencorë të lëndës ku për çdo liber ,jepet, emri i autori , emri i shtëpisë botuese, shtypshkronjës, viti i botimit, sasia e faqeve , tirazhi dhe çmimi i librit e tjerë.
Kjo bibliografi ,kjo si qëllim të ndihmojë nxensit e shkollave -9 vjeçare, të shkollave të mesme , të shkollave të larta ,por edhe studjuesit e huaj e shqiptarë per tu orjentuar thjeshte dhe shpejtë në gjetjen dhe studimin e librave që i kushtohen Gjergj Kastriotit Skëndebeut nga autorët shqiptarë, si Dhimitër Frangu, Marin Barleti, Frang Bardhi, Gjon Muzaka e tjerë.
Comentarios