Shqipëria duhet zbukuruar
Për shqiptarët ta gëzojnë,
Qeveria “ta bëjmë si e duam”, thotë.
Si zarë e hedh vendin në Lojën e Fatit,
Midis humbjes dhe fitimit.
Radiot, portalet, gazetat,
TV shteti dhe gjoja private,
Me lajme propagandë
Bëjnë fushatë për më shumë
Tërheqje të turistëve tē huaj;
Sa më pak sportele në kufi
Hapin për të pritur emigrantët,
Që kthehen për pushime -
ndonjëherë edhe vriten;
Shqipëria nuk është e tyre,
Por e kapur nga i njëjti armik -
Spiunë, vjedhës, mashtrues -
Dikur krenohej me izolimin,
Sot kërkon “Ballkanin e Hapur”
Comments