Lirika që të ngrohin shpirtin


Lirika që të ngrohin shpirtin Libri me poezi lirike "Zhgënjimi" i BAJAME HOXHA -ÇELIKU (ese) Nga Përparim Hysi Parabolë: Tradicionalisht tek populli ynë (nuk dihet zanafilla si kohë),ka një rit apo fenomen pak mospërputhës: kollës së keqe,një kollë që mend të merr shpirtin, nënat tona i thonë"kollë e mirë". Sado paradoksale,por është një tentativë apo mendësi, për ta marrë,gjasme "me të mirë" që ta zbutë paksa atë kollëmbytëse. Më tej,kur qeshë në AMERIKË, e rroka këtë rit dhe tek popujt e AMERIKËS dhe më tej dhe në ata të AMERIKËS LATINE. Këto vende vazhdimisht nuk shpëtojnë nga inodata e cuname dhe veprojnë po kështu: këto cuname të frkshme, për t'i "zbutur" apo për t'i marrë me të mira që ta ulin atë trysni aq të rrezikshme,i përkëdhelin me emra, të bukur,si:"Liza","Klara","Çarli" e të tjera. Dhe,nëse këtë parabolë po e pranëve për vëllimin "ZHgënjimi" të BAJAME HOXHËS-ÇELIKU them se nuk jam larg të vërtetës. Brenda mendësisë popullore jam edhe për një fakt tjetër:" Mbaj një hudhër",- porosisin,që mos biesh në sy! Dhe në gjykimin dhe çmimin tim, poezia"Zhgënjimi" nuk duhet të vinte domenin për vëllimin e bukur me lirika,por e drejta e autorit (këtu e BAJAMES) është e padiskutueshme,atëherë,natyrshëm që lëshoi pe dhe them që kjo poezi është"hudhra" për mos të"marrë sysh" gjithë vëllimin e bukur me mbi 220 poezi lirike. * * * Nuk është herë e parë që shkruaj për POETEN BAJAME HOXHA-ÇELIKU. Nëse rishkruaj për këtë vëllim,them se,sikur të gjithë lexuesit të kishin mundësi që ta lexonin librin"Zhgënjimi",do të ndjenin një kënaqësi dhe relaks shpirtërot të tillë,sa në unison do thoshin:Zhgënjime të tilla paçim! Lirikat e BAJAMES janë të ndjera,se ato dalin nga shpirti i saj. Kot nuk thotë LASGUSHI:-Poezia i ka rrënjë në shpirt. Një njeri shpirtthatë,sado talent të ketë, nuk shkruan dot poezi lirike që ta ngrohin shpirtin si këto të BAJAMES. Nuk janë dy,tri,dhjetë,por me tri shifra. Dhe është për t'u çuditur:-BAJAMJA ka provuar FERRIN e internimeve; këmbët dhe duarët e saj janë të çara nga plisat e ugareve ku si familje qenë të internuar. Por ç'ka ndodhur me të? Ka ndodhur ai fenomen që NOBELISTI INDIAN,RABIDRANAT TAGORA thoshte:" Le të mos lutemi që të jemi të mbrojtur nga rreziqet,