TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
TI…
(ABSURD)
Deshe të braktisje NËNËN,
Pse të tradhëtoi Babanë?!
Mirë!,
Po për gruan tënde
Që të tradhëton çdo javë
Si s’thua një fjalë,
O i marrë?…
4- 12- 2021
DËBORA NË ATHINË
Dëbora erdhi ta bardhësojë
Dhe bukurojë këtë botë të PISTË.
Jeta nuk e deshi!
E fyer,
Iku duke qarë…
Lotojnë taracat e pallateve
Ghethet e pemve
Dhe të trandafilave…
Athinë, 28- 1 – 2022.
LIRIKË
Le të vdisja
Në sytë e tu, brenda
Në dy varre që vezullojnë dritë,
Duke puthur buzët
Mjalt të ëmbla,
Harlisemi te dy, mish e shpirt.
Kjo është vdekje!
Se kush vdes, s’vdes prapë
Jeta është dritë engjëjsh që të çmend
Se më tej je “HIÇ”
Një flori në baltë
Një rreze Ylli, pikë vese mbi gjemb…
Si gjithmonë shumë bukur edhe këto motive poetike më të reja të poetit Myslim Maska. Ja, sa shpejt kaluan muajt dhe tanimë kemi mbërritur në epilogun e vitit. Me këtë rast ju urojmë festën e Krishtlindjeve dhe ndërrimit të moteve. Qoftë 2023-shi për
ju një vit i bukur, me shëndet të mirë e plotë gëzime në familje, në krijimtarinë letrare
dhe në çdo veprimtari tjetër e kudo. K.Gjergji. Venecia, 23 dhjetor 2022.