top of page

LIRIA KA EMЁR…”PKB”


LIRIA KA EMЁR…”PKB”

(Parajsa e kësaj Bote)


Nga: Sadullah ZEQIRI


LIRIA…emër i shenjtë…

…skllavi, i robëruari, i burgosuri, i shtypuri, i pushtuari… ata më së miri e dinë që kënduan për lirinë deri në frymën e fundit…që nuk e quajtën ndryshe…po vetëm LIRI…

Ajo, nuk duron të tjerë emra…as mbiemra…asnjë tjetër nuk është më i bukur, më universal… më i shenjtë…se emri LIRI Zotin e ka NUN…!

Nuk duron emrat sikur i kemi ti dhe unë...

Nëse i vëmë të tillë…Ajo më s’do të jetë LIRI…

S’do të jetë vetvetja…

Po të ketë mbiemrin tënd…

Po të ketë mbiemrin tim…

Po të ketë mbiemrin e atij…

Do të jetë e robëruar…e për- vetësuar…

E imja, e jotja, e tij…

ЁSHTЁ hiçe - LIRIA me gardhiqe…!

Secili do të dojë ta ketë të vetën… vetëm për vete… e për lirinë e tjetrit do të ndjej xhelozi…

Kështu, liria nuk do jetë LIRI…do të jetë e gjithkujt edhe e askujt…do të qajë, vajtojë e mallkojë…

Ta çlirojmë lirinë…

Nga unë, nga ti, nga ai…

Nga çdo mbiemër…

Sa do i mirë e i bukur të jetë…

S’do jetë më i bukur…

As më i shenjtë…

Se emri LIRI…që i vuri Zoti…

SE PO I VUMЁ EMRA TЁ TJERЁ…

Atëherë…

LIRIA do kishte shumë NUNЁ…sa i tërë një LUM…

DO TЁ DUHEJ TЁ QUHEJ…

…edhe shkollë e mbyllur në bodrum…

… edhe demonstrant…i përgjakur…i tërhequr zvarrë…i vrarë rrugëve të Kosovës nga ushtria e policia serbe…

…edhe i burgosur…edhe i izoluar… për vdekje i rrahur…

…edhe mësues, arsimtar e profesor…i rrahur, i masakruar…i vrarë me emrin LIRI në gojë…

…edhe minator i ngujuar me buzë të thara e të çara nga grevë urie në horiznotin e tetë të TREPÇЁS…

…edhe nënë, motër, bijë e dhunuar, e therrur dhe kallur e gjallë nga okupatori çetnik…

…edhe fëmijë engjuj të therrur me bajoneta çetnike…

… edhe bujk me ara të minuara…

… edhe nxënës i helmuar…edhe mjek i torturuar...

… edhe ushtar i pangrënë, i zbathur i zhveshur, por shpirtvullkan e i paepur në marshin epik të kthimit triumfal në trojet stërgjyshore…

… edhe të gjithë bijve tanë të zgjedhur… luftëtarë… heronjë të gjallë…gjymtyrëhumbur e të vrarë…

… edhe i atyre që nëpër varreza masive në Serbi na thërrasin t’i gjejmë e t’i kthejmë në shtëpi në tokën e tyre dhe t’i varrosim me nderime…

...emër për emër…

…do të quhej edhe me emrin e dyqind vjetëve robëri nën Jugosllavi me emra nja dyqindmijë…e të gjithë atyre… të vrarë, të dëbuar, të shpërngulur me dhunë nga trojet tona etnike, nga terrori i armikut, të pashpirtit, katilit, sojit panjeri – që banon në Serbi…e që duhet ta durojmë si komshi…

…të gjithë këta emra…në një emër…emrin LIRI, Zoti i ka përfshi…

… prandaj, të gjithë jemi të rreshtuar pas një emri…

… një emri për zemër…pa mbiemër… të përveçëm… por, vetëm LIRI…!

KUR THEMI LIRI, të mos shohim BARDHEZI…

LIRIA është emër kolor…për të gjithë NE dekor…

Ёshtë (DH)URATЁ për LЁVDATЁ me dekoratë…!

E BUKЁS… e TOKЁS…e BESЁS… e KUSHTRIMIT…e PUSHKЁS…e ÇLIRIMIT dhe PREMTIMIT tonë për BASHKIM… me KЁTEJ e ANDEJDRIN…!

DHURATЁ nga ZOTI…!


Gjithë këta emra i ka LIRIA në vetëm një emër…

…një emër për ZEMЁR…

LIRI…

… për secilin njeri…

NGA NE…

NJЁNGANJЁ…

PO…E KA EMRIN LIRI…!

Ta gëzojmë: UNЁ e TI…dhe AI…!

LIRI PAKUFI…!

VETЁM LIRI…!


Se -DJE -vëllezër ishim, të bashkuar…

Kur LIRINЁ na patën ngujuar…

E, SOT - të ÇLIRUAR…

Në mos për VETE…

Për inat të HASMIT

Rreth LIRISЁ LIRI

të mbesim vëllezër…

të PЁRQAFUAR…!

SE… JEMI POPULL I SHENJTЁRUAR…!

(s.z.)

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page