LINDUR TË LIRA
- Feb 28, 2022
- 1 min read

Tërbuar erërat
S’durojnë dot fre
Frerin këputin
Rendin rrugëve
Rebele te lindura.
Fryjnë, fryjnë, fryjnë...,
Të lira, të lira, të lira...,
Grisin, shqyejnë retë
Rebele te lindura.
Askujt leje s’i marrin,
Të Marrat e Mira.
Kërleshen me drurët në pyje
Thyejnë gishtat
Rebelet e lindura.
Drurët në pyje
Nga pas u çirren:
Hej, ndalni ju të Marrat,
Ndalini ulërimat!
Nga asnjë vesh s’dëgjojnë
Rebelet e lindura.
Fryjnë erërat e Marra
Pa fre, të lira,
Të lira.
Përplasen me gurët
Shall qafës u mblidhen
Rebele, rebele te lindura.
Nën shtrëngim frerësh
Kalërojnë erërat.
Kapërcejnë me trokth gardhe
Këpusin frerët,
Kalërimin s’dinë e s’duan ta ndalin
Rebele, rebele të lindura.
S’durojnë lidhje zinxhirash
Rebele të lindura
Rebele deri në vdekje
Rebele ,Të Mirat,
Lindur të Lira.








Comments