LIND ME LULET NË ÇDO MAJ -NAIM RASHËRI-
((Lindi 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit)
Naimin koha kërkoi, I mungonte qysh prej lindjes; Edhe zogjve u mungoi, Ndaj vishet pylli me dhimbje.
Ndaj dhe manushaqj’e prillit, Si pikë gjaku mbante vesën; Murg u vesh zog’i bilbilit, Pa këngë nuk e donte jetën.
Malet me kryet antenë Iu këput gjuha me Zotin, Kur shikonin mëmëdhenë Si jetim në pikë lotit.
S’bënte koha pa Naimin, Naimi kohën e mbolli; Rrënjëthellë si rrënjë ulliri, Që nga muzgu i Anadollit.
S’bën dot koha pa poetë, Pa poet s’ka dashuri; Bota, thoni, ç’mund të jetë, Po nuk pati poezi?
Po nuk pati zjarre zemre, (Magma e tokës ushqen llavë); S’mund të ketë nota kënge, As dhe lot për të qarë.
As dhe buzë për të puthur, As dhe sy për të pirë; As atë… mëkat të bukur Që çmend gjithë njerëzinë.
S’do të ketë gjuhë, as komb, S’do ketë Paqe, as Liri; Globit s’do i thoshin Botë Mos të kishte poezi.
Mos të kishte si Naimi Vetëtima si një diell, Pa zogj - varr bëhet pylli, Këngë e korbit pikon helm.
Brezat ikin dhe do vijnë, Dallg’e detit mbetet dallgë; Naimi për Shqipërinë, Lind me lulet në çdo maj.
Comments