top of page

Liljana Troqe: E dua vëndin tim!


E dua vëndin tim!


E dua vëndin tim në këtë

80 vjetor.

Është krenaria jonë kjo ditë çlirimi.

E çliroi populli me armë në dorë.

Derdhi gjak për Shqipëri e Kosovë.

E dua qytetin tim Vlorën me shumë histori.

E kush nuk i thuri vargje me shumë dashuri.

Ali Asllani e Selim Hasani për Vlorën ç'nuk thanë.

Petro Marko nga bregdeti vargjet me lot i qan.

Moj Vlorë e bukur me sytë mbi Llogara.

Ullinjtë mbi kokë si kurorë të ngjajnë.

Deti i blujtë seç të rri përballë.

Vlorë bukuria mbetet perlë e rrallë.

Kështu shkruan Fatos Arapi me lot prej vërteti.

Pa harruar vargjet e Ferat Çakërrit në mes të qytetit.

Aty në Muradie ku muza i nxitej prej mëngjesi.

Sa dilte në sabah 4 heronjtë te lapidari i buzëqeshnin.

Dhe vargjet nga heroizmi nuk i mbaronin.

Në festivale këngët e tij fëmijët i këndonin.

Si mund t'i harrosh festimet e Nēntorit.

Flitej, brohoritej në ditën e çlirimit.

Kënga labçe ç'e pushtonte sheshin.

Ndizej atmosfera nga kënga e fjalimet.

Se ka shumë histori Vlora ime e bukur.

Vargjet për të si gjerdan lulesh thurur.

Ishte dhe mbetet bukuri e rrallë.

Vlora e bekuar me histori të rrallë!.

E sot në këtë përvjetor të çlirimit të 80.

Kujtimet për Vlorën e bukur rrjedhin vetë.

Do të shkruajnë vargje poetët në vijim.

Vlora mbetet vend i bukur pêr frymëzim!.

                         Liljana Troqe 2024

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page