I zënë në rrjetë, të të ktheja ty nga grua në libër, Pa shkruar aty asnjë fjalë, por vetëm të të lexoja pa gabime, Si Zoti i pagjykueshëm të kish shkruar, me verë, vjeshtë e dimër Dhe me pranverën e çmendur të dëshirës sime.
I tretur në etje, për të gjetur të fshehtat egoiste të trupit tënd, Që s’desha t’i kuptoj aspak, por vetëm t’u ndieja aromën, Si pamje, të nisura rrufeshëm prej rrethit e qiellit të nëntë, Që na thërret pranë tij e na flak hidhur, si stina e verbër dëborën.
Por, për çudi, kam mbetur gjithnjë në fillim të kësaj rruge të shkelur, Megjithëse koha para e pas meje ka cicëruar si zog e ka ulërirë si tigër, Duke më lënë për portret shkretinë e një pylli të djegur Vetëm nga kokëshkrepja e shndërrimit tënd në një libër.
Comentarios