top of page

Lida Abazi: Mëso ta pëlqesh veten!



 

Sa do të doja,

  sa do të dëshiroja,

për ç'do femwr,

      për iluzionet,

dëshirat, ëndërrimet e saj!!

 

Kur pranë gjirit

të saj, le të fluturoj

       ajo hënë e ndritur

          e bukur, që shkëlqen

me yjet e saj të panumërta!

 

       Për realizimin e saj

të pastër, të ndërgjegjshëm!

     

Ajo është hymni,

krenaria, durimi, disiplina

       e një familjeje!

 

Ajo femër ndikon tek pjesa e frikës,

        ku ekziston ankthi,

stresi, dhimbja, dashuria

         në gjirin e saj

që është pjesa e jetës!

 

         Pra shpirti i saj le të ndriçojë,

si ato rrezet e djellit

           për ty moj femër,

               kur je pjesë e kësaj jeteje!

 

Se pa ty nuk ka jetë!!

       Ti je jeta e ndriçimit,

ti je oksigjen

           ti je shpirtmadhësi,

                             kur e ndriçon atë!

 

        Ti je admiruese e kësaj

             jete!

Ti je ai luludhi pranveror,

        që lëshon

                aromën parfum, ngado!

 

(Redaktoi: „Fjala e Lirë“ Londër Janar 2025

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page