Librashitësja


Muhamet HALILI

*** Qielli i pastër si uji kristal reflektonte qielloren edhe poshtë tij. Rrezeve të diellit iu rezistonin këndshëm vetëm pemët në qendër të qytetit. Trupat me kurorë gjelbëruese krijonin hijet e tyre për ta ofruar flladin strehë për qifte të dashuruarish dhe pushues të tjerë. Një vend i ngjashëm plotë rreze dashurie ishte krijuar edhe nën një çadër hijeje që kishte zënë vend para Teatrit të Qytetit, e flladi nën të, vinte nga vet librashitësja. Fytyra e saj, që përngjante në një lule aguliçe, e bënte të sapodalë nga një roman i mbushur me fantazi, e shtati i saj filiz, i derdhej si një bukuri delikate nën çadër e mes librave. Më pak shiste e më shumë lexonte. Edhe tani kishte një libër në dorë me të cilën ishte pushtuar. Nuk e di cila histori e kishte mbërthyer aq shumë, por shihej ashiqare se po kënaqej. Kufjet në vesh dhe lëvizja e nganjëhershme e trupit në formë ritmi ishin dëshmi se leximin po ia shoqëronte ndonjë melodi e lehtë..!

*** E pëlqenim njëri tjetrin. Kishte kohë që dilnim, por kishte ardhur koha ta kisha të tërën. Dashuria që kishte ndaj librave më bënte “xheloz”. Sikur libri hynte mes nesh, e unë e doja vetëm për vete. Iu afrova nga prapa dhe me shprehjen “suprajz”, e mbërtheva me duar për qafe. Aroma ime dhe zëri kur thërrita “suprajz”, bëri që të mos reagonte për atë që dikush nga mbrapa po ia vendoste duart mbi supe. Për më tepër, ma ofroi faqen sikur të ishte një rregull i shkruar që buzët e mia duhet të puthiteshin aty. Natyrisht, shijova faqen e saj ëmbëlsirë tradicionale, për t’i pëshpëritur ngadalë në veshin e saj, nga e cila paraprakisht largova kufjen. - Ti je pjesa më e mrekullueshme e ditës! E qetë fare, ma ktheu. - Sapo e lexova! - dhe ia hodhi sytë një libri që kishte afër, me kopertina të kaltër, mu si sytë e saj. - A ke diçka ma origjinale, - shtoi tutje. - Ti ke sy të tillë që të shkëlqejnë pandërprerë. Flejë syhapur zemër, që ky shkëlqim të mos ndërpritet kurrë! Tani sytë, për të cilët e lavdërova i orientoi kah një libër tjetër duke e përmendur edhe autorin. - Aty e ke. Nëse do ta tregoj edhe në cilën faqe! U dorëzova, por së paku thash të përfitoja diçka nga kjo andaj i thash: - Veç a po e sheh që edhe unë diçka paskam lexuar. - Zemra ime do diçka