LIBËR SI ALMANAK I DASHURISË, I SHPIRTIT DHE I MENDJES NDAJ JETËS, KOMBIT DHE ATDHEUT


Sejdi BERISHA

Analizë libri

Sejdi BERISHA:

LIBËR SI ALMANAK I DASHURISË, I SHPIRTIT DHE I MENDJES NDAJ JETËS, KOMBIT DHE ATDHEUT

(Ajne IBËRHYSAJ: “Do vij me hijen e erës”, poezi – 2020)

Ajne IBËRHYSAJ

Krijimtaria i ngjanë rrugëtimit të cilin nuk ta shpjegojë kurrë dhe asnjëherë, ashtu siç e thotë dhe e këndon mendja dhe shpirti i autorit. Ndërsa, poezia është vetë shpirti, dhembja, lumturia, malli dhe ëndrra, e cila asnjëherë nujk përfundon, asnjëherë nuk pushton. Të gjitha këto atribute i takojmë tek libri, “Do vij me hijen e erës” të autores, Ajne Ibërhysaj, e cila edhe pse deri me tash nuk ka bërë libër, ajo i është e njohur opinionit lexues dhe dashamirëve të poezisë, të cilën e hasim nëpër gazeta e portale, me vargjet të cilat me ndijimin e veçantë por edhe me trajtimin e zërit të shpirtit, dallon dhe lë vend e shpresë se tek po vjen një krijuese e cila poezinë, ashtu siç e ka edhe jetën, e ka shndërruar një gjerdan me lule, e nganjëherë të begatuar edhe me gjemba e therra, që padyshim se janë mëlmesë e fuqishme e vargut dhe e këndimit karakteristik poetik. Më këtë formë të të shkruarit, autorja gjithnjë provokon për nevojën se njeriu gjithnjë e përherë duhet konsideruar jetën si një rrugëtim, i cili, nuk do të ishte me peshë as interesant, nëse nuk ndalemi nganjëherë në ato barrikadat pranë të cilave vetvetiu dalin vargjet, dhe pastaj, pengesat e tilla i shkrinë vetë forca dhe lumturia e vargut, vetë shpirti i madh i krijueses.

Nganjëherë vargjet ngjajnë si në hartën e fatit të njeriut

I gjithë ky “shkrumb” krijues që është i radhitur në katër njësi ciklike: “Qetësia e fjetur e fjalës”, “Bashkë me fatin diku nxitojmë...”, Të përqafohemi me diellin” dhe Kombi im m’i ngrohë dejtë e gjakut”, pasqyron tamam jetën jo vetëm jetën dhe atë që njeriun, kombin dhe atdheun por edhe njerëzimin e preokupojnë në mënyra dhe forma të ndryshme, që gjithandej jetës lënë gjurmë, kurse pavdekësinë e bëjnë pjesë jetë, të cilën ka dëshirë por edhe këmbëngulë për t’ia ofruar secilit lexues të begatuar më atë begatinë e zemrës dhe të shpirtit. Këtu kujtoj se e ka edhe atë peshën specifike “Do vij me hijen e erës”: “Mos u gozhdo me ndjenja/Se mes ëndrrash fati kryqëzon/Miklon e shpesh ngushton fytin/Shtrëngon duart... Ti njeri/Bekimet të shoqërojnë/Nuk je i vetëm në këtë botë/Se një ditë të gjitha tretën/Çdo njeri ka bekime e lot...”(Poezia: “Një ditë të gjitha tretën...”).


Në ciklin e parë, “Qetësia e fjetur e fjalës”, autorja me ndijim të veçantë por gjithnjë e përcjellë me dritën e lumturisë e me dhembjen për fatin e njeriut, nuk lë asgjë pa theksuar e madhështuar, sepse, ajo ecjet e kohës, edhe dje, edhe sot, edhe nesër i sheh si një lloj trishtimi që e mobilizojnë shpirtin e njeriut për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe kështu për ecur sigurt e plot krenari drejt të së bukures, drejt vetvetes dhe lumturisë: Me pika vese/E mbulova lumin/Në çdo rrahje zemre/Ndjeva peshën e jetës...”! Dhe, jo vetëm kjo. Ajo, fatin e tokës, të vendlindjes, të fshatit, të rrugës dhe rrugicave, të qytetit që e kapërthejnë shekujt, gjithnjë i ka pjesë të jetës, më të cilat ecën edhe kur punon, edhe kur është në mjedise të ndryshme, edhe kur s’e zë gjumi, edhe kur është në gjumë. Ndoshta për këtë dëshmojnë thekshëm edhe këto vargje drithëruese: ”Bredhi në këtë qytet të ftohtë/Kafshimin e fjalëve e dhembje plagësh/E ndiej në çdo gjëmë të shpirtit të tij/Kësaj maratone jete fundi nuk i duket/Me plasje duarsh e xhepa bosh/Hidhësia e kafesë helmon ditën/Fytyra të trishtuara nënash/Me fëmijë në parzma/I presin rrugët e pafundme...”(Poezia: “Në zemrën e qytetit të gurtë”).

Në anën tjetër, brenda këtij libri ka mbëltyer atë tharmin e dashurisë së njeriut, sa që në çdo varg, në çdo fjalë, lartësohet fenomeni “dashuri”, pa të cilën dot nuk bëhet asnjë hap dhe çdo ecje duket se i ngjan tunxhit: Harron edhe si të dashurosh/Ndonjëherë vetveten nuk e kupton/Si e marrë vazhdon të shtegtosh/Çdo rrugë e ndërton me pika vese/Shpirt/Tempulli i lotit/Sa i fortë bëhet brenda teje...”(Poezia: “Tempull loti”).

Po që se me kujdes shprishim çdo varg, çdo fjalë, çdo mesazh, atëherë më të vërtetë librit i dalim në hak nëse nuk e shprushim faqe për faqe, poezi për poezi, mbase edhe varg për varg, sepse, ja se çfarë na sjellë ndërmend autorja: Kujdes kur flet/Se fjala edhe mund të shitojë/Me te mund të vrasësh gjithçka/Pafajësia e fjalës/Nuk është as në qiell as në tokë...” (Poezia: “Fjala vret edhe dritën e syrit”).

Kur gjithçka dhemb për jetën, për historinë, për tokën e bjeshkët, për njeriun në të gjitha kohërat, në librin “Do vij me hijen e erës”, nganjëherë vargjet aq të fuqishme, aq me peshë, na duken si hartë e fatit të njeriut, të tokës dhe gjakut: Loti e vrau  zemrën e tokës/Qiellin edhe zogjtë/Dëshmitarë t’u bënë/Rreth teje/Korbat vallëzonin me vdekjen/Por ti e shndrite qiellin e vrenjtur...”(Poezia: “Qiell i vrenjtur”).

Krijuesit janë veçanti, që jetën e masin më grimca shpirti, me grimca malli e vuajtje, për atë edhe ata edhe metaforën, edhe mesazhin e kanë me peshën e gurit, me peshën e gjakut që ka ujitur e ujitë tokën nëpër periudha kohore e historike, e që e tërë kjo është ajo matematika dhe rebusi shpirtërore, që na detyron që kambanat t’i rrahim në të katër anët:Psherëtinë e përpëlitesh me vetën/Etshëm çapitesh me mendimet e fjalët/Me aludime gërryese e thumba vrastarë/E degdisë jetën larg gurit të fjalës/U muros fjala në qiellin gri/Kështjella u mbulua me gjethe vaj/Gjëmon mall në shpirtin si mal/Gjithçka e mbështjellë e gdhendur me fajin...”(Poezia: “Sa pak paskemi dashur në këtë botë”).

Në këtë cikël hasim edhe poezi edhe vargje që i ngjajnë zjarrit, që u ngjajnë pritjeve, që u ngjajnë legjendave jo vetëm për atë që quhet tokë e diell, por, autorja edhe këtë sikur na reflekton përmes vargjeve kushtuar nënës: Nënë/Në krahët e tu/Qetësinë e shpirtit e ndjeva/Në sytë e tu pashë diellin/Në prehrin tënd kokën pushova/Edhe tash e ndjej fjalën/U rritsh si kokrra e melit/Nënë/Kam aq mall për fjalën tënde/Lotët trupin ma drithërojnë/E kujtimet ma çmallin shpirtin/Nënë/Në çdo frymëmarrje të ndjej/Më pushton e mbështjellë një zjarr/Dielli m’i kallë gjethet e pranverës/Ditët më ikin si zogjtë e vjeshtës”(Poezia: “Nënë”).

Triumfi i dashurisë, pesha dhe arsyeja e njerëzores

Në ciklin e dytë, “Bashkë me fatin diku nxitojmë...”, autorja, që në poezinë e parë, lexuesit i sjell ndërmend se dashuria njeriun e bën të lumtur, bile edhe atëherë kur malli e dhembja vret, edhe atëherë kur ndarja ka peshë hidhërimi dhe pezmatimit, dhe, sikur të gjitha këto bashkë, dashurinë e bëjnë edhe më të fuqishme dhe e çelikosin për të ecur gjithnjë me dinjitet dhe vertikalisht. Andaj, edhe në këtë aspekt, autorja në këtë libër, vargun e dashurisë e shndërron në pelegrin mbase edhe në studiues dhe pedagog e këshillues për të përkëdh