Nga cikli: LEXIMET E VERËS
•Më përtej "Feniksit" të Shefki Karadakut..
Ndonjëherë, kur mendon se ske më ç'të lexosh, ose përtej "tejngopjes" asnjë tepri tjetër nuk të "ngop", në vijimësinë ciklike poetike, kalon ylberin. Ashtu edhe një feniks krejt i hirnuar, ngejshëm dhe plot drithërima "paloset" në errësirën e mykur të sirtarit, dokudo e herë- herë, me guximin e ringjalljes nga hiri.
"Jam si feniks/me dy fytyra njerëzish,/me dy fuçi të mbushura me ndjenja", dhe ajo ndjenjë, ajo kuturisje iluzive ndërton ekzistencializmin e rrejshëm të njeriut shqiptar. Shpirti poetik i plakur nga sociorealizmi, nuk mund t'i tejkalonte imazhet poetikte, që si zogjtë tropikale, gjetiu kanë ndërtuar folenë.
Lirika përplot me trope metaforike, ku S/Z e Bartesit, rrok të parrokshmen, shkruan të pashkruarën, thotë të pathënat në tre rrafshe:
-rrafshi i të shkuarës: (ka përmbysur herarkinë e një poetike me elemente ekzistencialiste, pak hermetike dhe pak surreale e autobiografike dhe një realizim i thellë plot ngjyra, diell ballkanik, hormone mesdhetare dhe padyshim gjëmime erërash nga kontinente të largëta, që nga Arkadia e deri në Antarktidë),
- rrafshi i të tashmes, ( bashkohësia në kërkim të Lexuesit Model të Eco-s, vjen thjesht me një varg: njerëz, ju dua/ ju dua se ju jeni si era, tanimë lirikat janë feniksët e ringjallur nga hiri),
- koha e ardhme, ( është imazhi i Ego-s dhe Uni-t sizifjan për të mposhtur heshtjen, duke tejkaluar kohën më përtej Jauus-it ku "horizontet e pritjes" janë abstragime me kumte të reja moderne).
Ka dëshira të ringjallen, që përtërihen përmes poezisë "Ripërtëritje": po plakem, pendë korbi më mbulojnë/e asnjeri s' ma var si në rini/ e bota ripërtërihet në netët e martesës, ku ashtu si Poradeci, që i këndon pleqërisë, vepra e Karadakut është një mjellmë që fluturon larg. Nuk ka "plakje" për poetët, se shkrimi është dëshmi përjetësie. Nëpërmjet simbolikës, se martesës, (motive nga elementet e riteve zakonore të shqiptarëve), thyen enigmën e heshtjes dhe harresës.
Sa mijëra trope metaforike:
qesh si perëndi/deti valëthinjur /me velin e njeriut/ mund ti flasë qershisë/dritare iluzore/një shpirt i zjarrtë/rrapi të sëmurë/retë shpupurisi/ tentakula diellore/heshtje që dremit/trajtat e atdheut/gjethet e Adamit/me gjethe m'i gris/e hëngri mbrëmjen/botë e kaltër/feneri jetim/alkoolin diellor/shpell' e shpirtit/diell mendimesh/thekë ere/rigon fati/largësi të urta/diellin e shkurtër të buzëve/ që bluan klorofil/bari i brishtë/muzgu i butë i nuses/me diellin në gotë/dritaren e jetës/çekun e hënës/hëna e brirtë/pëllumbin shurdh etj. Por semantikës së tij stilistike nuk i mungojnë edhe fjalëformimet si: kulmepjerrta/mendimrëndë/qiellshpues/gjimagjishme/ fshesaret/zemërzjarr/mushmullëza/fatmohuese/zverdhemtin/zhurmëron/vrundullon etj...
Vetë autori shkruan:
"kur isha në siklet ose kur ndiheshe shumë i pluhurosur me një gjë të keqe..." poezia ishte strukja ku ngjiteshin të gjitha dhimbjet, ulërimat, fshehjet, udhëtimet imagjitative, përshkrimet, me emocionet e fletoreve përplot me heriglofe jete dhe dashurie.
Së fundmi: poeti ka përcaktuar skajmërisht rrugën e tij të letërsisë si testament mbijetese në të njëjtin kah, me fundvargjet: po unë kam vetëm një kahje/.../di vetëm një guidë/ punë, rrugë, shtëpi/di vetëm një autobus që e çon tek gjedhja e tij letrare, tek streha e shtëpisë ku pi "ujë "pusi " delli poetik dhe lexuesi merr pak "shije" Elbasani nga "tava poetike" e Shefki Karadakut.
Commentaires