Leter Bellkes
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 6, 2022
- 8 min read

Minush Hoxha
Ja Bellke! Pas rropatjes neveritëse, tejkalova dilemen dhe vendosa të të shkruaj. Deri tek çasti, nga asgjë nuk droja përveç nga shqetsimi që mund të të shkakton letra. Paqjen tënde shpirtërore e kam vlerë kulmi. E di, ato ndjesitë e këndshme tuat që kapërthen ajo. Ato qeshjet tua spontane të shkurtëra në varg, ai fjalori i çiltër, dhe gjithë këto që më janë aqë të çmuara. Tek i kam ato në sy, s’e imagjinoj dot fytyren tënde të vrerët, fytyren tënde pa atë buzëqeshjen e këndëshme! Mirëpo, komunikimi çfarë e kishim, ato fjalet e frazat me aqë butësi, ato figurat e videot nga bukuria të përkryera që shpërfytyronin ndjesitë që mi përcellje sado të matura, ato që në çaste dramatike më prehnin shpirtërisht- ato çaste ndofta dhe fatale për mue, tek pushuan në çast, hoqen më tepër peshë dhe si një shtys, pasmbrapshëm, dhe më shumë se kjo bile-ma detyruan, që personit-Ty, të marrë guxim dhe tek më dalin nën sy të tërat, ta them e t’ia shpërfaqë miradinë, mirëkuptimin dhe simpatinë. Është kjo normale dhe i rri mirë fytyres së një personi sikur jam unë? Personit të cilit që në shikim të parë, i sheh se si i përendon dielli dhe si i bie muzgu i jetes. Tej kësaj pyetem: në mos për personin femer, grua sikur je ti, është ky një veprim i pakuptimshëm, pa shije dhe nonshallant? Varet se nga cila koder sheh! Unë zonje, nocionin, kuptimin, termin ,,liri” e kam perceptuar e zhvatur-jo si mendsi cektinë jona-ashtu sa më trup-më shpejtë, por ma thot mendja, sikur e mendon dhe e eksplikon filosofia cinike. Si një shlirësi në të menduar e sjellje, një natyrshmëri deri në lakuriqsi në veprim e dukje, për të cilen njeriu nuk i jep llogarri assekujt. Tek e fundit, po të iritohej Zoti nga një njeri i këtillë, Zoti që ishte e është përherë i gjithëpushtetshëm, ai dhe do të bënte tjetër njeri! Institucionet e shoqërisë dhe normat nga cilatdo që bëjnë ndalesa e filtrime sjelljesh tek thirren në Zot e moral e japin dënime nga gjykime kinse të drejta-shikuar në thellësi, në fakt janë antinjeri, antizot ndaj, nuk mbajë detyrim ti zbatoj. Nuk jam soj të mësyej as të parin e as të dytin. Po sosi jeten në përpelitje që duke i zbatuar ato,të bëhem njeri i normalitetit dhe me këte ti vardisem shoqërisë normale-njeriut-përfaqësuesit-rojes të vlerave. Të mbërrijtem me vardisje tek epiteti i benjaminit-atij që tek respektoj vlerat, iu dha nga zemra ky epitet e bekimi. Vlerat! Cilat? Në thelb të pashpiegueshme e të pakuptueshme, po-anise të tilla, desha të bëhem hero i përsosmërisë morale, për aqë sa të më cilësojnë i përkushtuar historik dhe të hapë mundësinë për vete të të celebrohem me pompë nëpër evenimente hipokritësh, antizotësh e amoralistash kulmor. Dhe, pas të gjithave, ia dola të kuptoj se, sido e çfarëdo sjellje të kisha, ishte joqenësore dhe se mu ata personat institucional dhe të quajtur të Zotit-sapo u vie pa shije sjellje jote,si gjykatës e anitizot që janë e në shërbim të djallit, të gjykojnë tek të vendosin në gjysëmharkun e fajtorit dhe të shqiptojnë dënimin. E përse e thash këte të apostrofuar!? E thash tek e cilësova më parë, si njëfarë apologjie në mbrojtje të mendimit e sjelljes time. Në mbrojtje e justifikim të emocionit tim, të emocionit të njeriut të moshes të cilin e vërshllëjnë emocione mbi të cilat koha nuk ka privilegjin ti trajtoj të vjetra, të tejkaluara, të vonuara. Mendimi, ideja, emocioni, shpirti, zonje, nuk janë të vdekshme. Janë meskine, rebele, të papërkulshme e të qëndrueshme! Vdesin vetem nëse vdes edhe Zoti e të tilla, bëjnë jeten vetem në mësyejtje! Bëje një pelegrinazh në të shkuaren dhe do shohesh kështu! Kryeneqe sikur janë, nuk i shtrohen ores së kohes. Trupi i njeriut zhbëhet nën dhe të ftohtë si një trup maceje a qeni, e ato, njësoj të lartësuara sikur për të gjallët e tij, madhërojnë ose pëplasin të gjithen që mohojnë ato që do bëjnë jeten e shtrihen komod në përjetësi. Shih historinë e mendimit, idesë, shpirtit që nga filli i të qenëmit njeri që dhe sot gjallojnë kurse bartësve-jo që u është zhbërë trupi, por edhe skeleti dhe nuk mun d t’iu bëhet as ADN-eja. E respektuara ime Bellke. Ty, tek bënë jeten në mjedisin ..normal” të vijnë të pakuptimta e lodhëse këto ,,sofisma” dhe ate deri në një pike zemrimi sa me nguti të nisen të të ecen në vete dyshimi nëse sipas kriterit të ,,normalve” i përkas këtij mjedisi. ,,Ky- mendjepailaçi! Do ikën kështu trull!” e thuash në vete. Dhe, me të drejtë! Me të drejtë se, sapo të duash të futesh në boten në të cilën si violent të çmendur provojnë të të shtyjnë këto meditime të mijat e të lë atë lehtësinë në të jetuar të mjedisit i cili naif sikur është, të aplaudon prirjen për një supë gjedhi të shijshme, për veshjen e një fustani të kokoshanel modë e fundit, a një këndim të ndonjë kompozitorkëngëtari të rinjë bastardh që i droguar zhurmon kakofoni muzikore çrregullimshëm dhe të neveritë deri në pshtyrje etj-. të ndalon. E natyrshme se marrëzitë e këtij mjedisi ,,tejnormal”, të ofrojnë një jetë pendel të lehtë. Në vete pyetesh: e përse të rropatem budallaqe me gjetjen e kuptimit të të jetuarit e në fund të mbetem edhe e çmendur edhe duarthatë, derisa mund ta kaloj jeten lehtë e në disponime të kandshme. Të tëren në gaz e humor! I menduar pragmatik dhe fare i leverdishëm. Por ky Zonja Bellke, është akceptim përtac i një realiteti. I një realiteti që as nuk të kënaqë sa do shpirti as nuk të mbyt për varr. Ashtu të lë në një jetësi të njëtrajtshme, herëherë dhe në hove-hove, e përherëshëm ngulfatëse. Është kjo jeta!? Ka një dukje tjetër ajo, një pëmbajtje që tek e jeton, ndjenë fuqimisht se jeton, se je-jo një leckinë që dhe erë me e padjallzishme e frynë nga do vetë, por personalitet, subjekt me fuqi nga brënda që ka zënë hapsirë më të gjerë dhe aty e luan fenomenin jetë , në tërë dramaticitetin që ndjesinë, herë e ngritë deri tek ekstaza e herë tjetër bënë shtytjen deri tek vetëlinçi. Ky kontrasti ndijësor i madhërishem! Mushkëri jete! E çmuara ime. Po qe-e je në një shkallë intelektuale gjykimi kompetent, të është detyruar vërojtimi se cektina e mendsisë tonë, është mu aio drama, mu ajo tragjika e cila hedhë këte mjedisin tonë në rrënkime neveritëse, gjithnjë duke kërkuar një rrugë, një shtegë që të iken mu nga ajo në të cilen ti ndjehesh qetë dhe e lumtur. Dhe ja paradoksi: ti e lumtur në atë cektinë mendsie, e mendsia e alarmuar e në panikun patologjik shkaku i asaj cektsie. Ndjesia e parë e çmuara ime, është ndalimi i kohes në tejkalimin e vetes neveritëse, të papërballueshme, e dyta është ajo ndjesia tragjike nga rropatja huqe për tejkalimin e vetes. Zgjedhë! Do letargji mbytëse apo pagjumsi përtrirëse. Nëse kjo që shtrova, të vie konfuze dhe e pakjartë, përgjigjen ta jep realiteti që vërdalloset në rrethin vicioz në kërkim të rruges për ikje nga vetja. Ka në mjedisin tonë një korr kompakt (e merr me mendje alusionin që po bëjë)-këndim njëzësht-i kundërt as që mund të ekzistoj, një korr, diç si korr i moshes. Në fakt diç si një pleqësi monolite. Ai nuk këndon dhe nuk është bërë ta këndoj ate arien e Verdit të famshme ,,Shko mendim” nga ,,Nabuko”, Arien që thrret të ecet nga liria e lumturia.Ja një strofkë-provë i pretendimit tim apostrofuar më lartë (përkëthim imi): Nabuko-korri i ebraitve
Shko mendim krihesh fluturimi Atje ku Jesu të re gaditë shtëpi Atje ku çdo dhimbë ndërron gzimi Dhe ku dashuri e paqje vërteta ofron Zoti
Ai është mentori, gjykatësi suprem, është zëri i mjedisit që ka bërë kodin e sjelljes-shkeljen e të cilit, fare gjakftohtë e ndëshkon ashpër dhe pa të drejtë apeli. Zëri që urdhëron mbetjen në atë mendsi, në atë burg tek procesohesh duke të ndrydhur shpirtërisht e duke të privuar nga e drejta edhe të jesh pjesë e mjedisit po qe ndryshe edhe subjekt i lirë në te. I tillë, nuk jep denim me vdekje por të dëbon nga mjedisi dhe të bënë të vuash deri në ikje nga jeta. E përse?! E tëra nga që do të ruaj mu atë rëndomtësi, ate mesatarizem, mu atë përgjumje të gjendjes vrastare. E zonje Bellke, ta kumtoj se unë nuk jam ai i cili përkulet para një mendsie të tillë, që akcepton dhe sillet sipas diktatit të pleqsisë tashmë llahtarshëm të matufosur. Nuk bëhem pjesë e korrit i cili i këndon këngë mortore mjedisit letargjik sakaqë do të mbaj në fuqi vdeksinë e mjedisit pa bubullimë-në heshtje. Dua të dal e të lëvizi në tërë hapsiren e natyres, të takoj ata që rropaten me ardhmërinë e jetes e jo më varrmihës të sajë, ata që nuk ndalojnë kohen, ata që gjurmojnë trajta të lirisë e zgjërimit shpirtëror të njeriut. Të dehem në restorantkafetë deri në harresë të emërit tim dhe të kombësisë. Të dal me pishen të ndezur si një pishtarë antik sa të ndriçoj rrugen nga ecen njeriu. Të pshtyjë maskaratë e horrave, hipokritve, të aktorve të pispillosur e regjisorve që bëjnë dramat shoqërore. Të hedhë në plehra mjekroshët që mbajnë nën këmbë librat e shenjtërive e përbetohen në ta.Të rrënoj binat e tribinat e foltarëve gënjeshtarë që me retorikë perfekte madhërojnë atdheun e me veprime rrenojnë ate. Të ndezë zjarrë dimëri me fletet e librave që përdhosin artin e glorifikojnë hipokrizinë, minorencen krijuese, imitimet e vlerave, shpifjet e trillet e askushve. Pushtetarëve që tek bastardhuan shpirtërisht, produktojnë pakënaqësi në seri dhe ngritin traumat deri tek rebelia shpërthyese. Të përplas në mllef e rebeli normen e sjelljes robëruese dhe të hapë hapsirë sa të shtrihet i lirë person i njeriut tonë e gjithandej. Të zhbëj statiken dhe ti hap rrugë ecjes së kohes nga liria.Të denigroj pashpirtshëm mbrojtësitë e rremë të njeriut e të shoqërisë tek i sollen ato deri tek mizori të padurueshme. Dua zonje Belle që, ashtu sikur më jipet, ashtu sikur mundem, ashtu sikur dua, të dal e të zgjedhë vendndejtjen, vendprehjen, parkun, shetitoren, personin që dua, që e kam për zemer, muziken që dua të dëgjoj-ate që krijuan ndjesitë kulmore e jo ate të tepsive pitesh e lëkure gjedhi, dhe Ty inspirative mu përballë e të të vështroj pa atë mimiken denigruese të ,, normalve e ”të ndershmëve” vërdallë, që naten bëjnë eros të mallkuar e diten mallkojnë takim intim të dashuruarish. Dua që jeta të më ecen në shkëlqim e disponime të mira, të liruar e pa shqetsime nga denigrimet e rrethit fanatikisht të ,,moralshëm” që nuk di e as që ka dijtur ndonjëherë as ç,është Zoti e as ç,është morali. Rrethi i cili, ate që Zoti dorëshlirshëm ka përcaktuar e dhënë si parakusht më fundamental për të qenëmit e jetes, e trajtojnë blasfemi ndaj tij. Rrethit që nuk di as ç,është dashuria e as kurvëria! Rrethit që nuk di as ç,është nderi e as jonderi dhe i cili, harron jonderin e pashpirtësinë, sapo ti dal përballë një xhepplot. Dhe pyetem, në mos tek lexohen këta rrjeshta, përhapi aromë anarkie? Pretendim ç’pushtetizimi deri tek gjëndje kaotike, mungesë rregullative-qoftë morale, qoftë ligjore? Ate: secili me të veten e secili sipas vetes. Secili kundër tjetrit e tjetri kundër secilit? Jo, e respektuara Bellke! Pretendimi dhe gjithë kjo persiatje ka vetem një synim: çlirimin tim, të njeriut nga ngulfatja, nga vështirësia të mbushulloj mushkërinë me ajër lirie sa të mos bastardhoj shpirtë imi, shpirti i njeriut dhe lumturia. E kuptoj se të liruarit e vetes nga vetja, të liruarit e shoqërisë nga e kaluara, është më e vështirë se të çliruarit nga armiku. Por, kjo nevojë imediate dhe plotësimi i sajë, në të vërtetë, është ajo që e ka dashur Zoti për njeriun dhe për kodin moral të tij mu në mbrojtje të të qenëmit të tij. Të të jetuarit të tij i lirë dhe i lumtur. Me të drejten që më jep Zoti dhe kodi sipas tij nëse e interpreton këte mendje kompetente dhe sipas asaj ,,s’më ha palla për kopalla”, unë dua që në cepin romantic të restorantit ,,Arti i të Jetuarit” me fundekrye të disenjuar artistikisht me eksponate arti kulmor, një mbrëmjeje dimërore tek fluturojnë qetë-qetë fjolla bore të bukura në oborrin dhe tek hijeshon ambientin restorantor një gjuhëflakë e qetë nga kamini, në një tavolinë me çarçaf të kuq e vazo të verdhë me orkide të freskëta, nën tingujt e serenates kulmore të Shubertit, në të dy, veshur si e do takimi i një çifti sikur jemi në të dy, në disponimin më të mire e në ndjesi kulmore, të ngrejmë dolli me shampanjen franceze chardonnay dhe t’i urojmë njeritjetrit ,,bashkë, në ndjesi të këtilla për gjithë jeten”
Comments