Letërsia, në fund të fundit...


Dr Fatmir Terziu

Letërsia, në fund të fundit, mund të shprehë diçka tjetër, se vetë rruga e saj e pakënaqur

Dr Fatmir Terziu


Sa herë që dëgjojmë shumë, mjaft fjalë për krijime pa kontroll, mjaft kritika me vend e pa vend, në fakt ndjejmë “hundën e madhe të letërsisë së kalbur” që ngrihet përpjetë drejt qiellit dhe vdes deri në vetë erën e mykjes së vetë letërsisë mes librit. Kjo është e vërtetë, po aq sa problemi që ngriti shkrimtari Vangjush Saro për ‘kaosin e letrave shqip’, pak kohë më parë tek “Fjala e Lirë” e që në fakt u mbështet nga mjaft krijues, por që dhe u anashkalua pa ndonjë koment shtesë nga disa të tjerë, përveçse edhe në këtë rast “hunda anonime” siguroi një hapësirë të sajën të bënte harakirin e panevojshëm ‘kritik’.

Dhe teksti plotësoi një të vërtetë të madhe, të dukshme e të padukshme, që vjen nga figura e fjalës, nga gjërat e mira që vijnë përtej kësaj fjale në krijimtari, qëvijnë nga idetë dhe talenti për ti shkruar ato e bërë thjesht letërsi të bukur, të vetën, jo të bërë nga zelli e rrëmuja. Kjo ama, është krejtësisht e vërtetë se nuk është gjithçka në të gjitha gjërat e mira ‘krijimtari’ që është përtej çdo fjale ose të jetë vetë një figurë e fjalës, ligjësi, konventë artistike. Më saktë gjëra të të qenit palidhshmërisht me një fat të papërcaktueshëm dhe të pakapshëm, por dhe të paemërzuar, sa dhe po aq të ujëzuar në një mjedis krijues të papërshkrueshëm nga asnjë figurë të fjalës dhe gjuhës së bukur shqipe, shihen të promovohen dhe në qendër të Tiranës, në Muzeun Kombëtar, apo dhe në qendër të Prishtinës e të Tetovës, dhe menjëherë pastaj ngrejnë hundën krrijuese drejt qiellit deri sa ‘harakirin’ librat e promovuar duke thithur erën e kalbjes në shtëpi apo qoshe miqsh, pa e kuptuar se në bllok, grup apo miqësi dhe fare miqësisht ne vrasim letërsinë shqipe, vrasim krijimtarinë e duhur dhe aq të domosdoshme. Por është dhe një e vërtetë që këtu është dhe një dëshirë, një dëshirë e përhershme për t’u shprehur atë mishërim konkret, po aq dhe përpjekje për të mishëruar atë që është gjithmonë e papërshtatshme, përpjekja është gjithmonë e stisur, ngjashëm me atë që ndodhte në Shqipëri në fillimet e viteve nëntëdhjetë: nëse dikush hapte një rostiçeri brenda ditës, shoku apo komshiu e realizonte ngjitur brenda natës.

Kjo sa mund të quhej ambicje, xhelozi, po aq dhe kopjacëri idiote e mbetur nga koha e izolimit kur shtëpitë thuajse ishin sinonime në të gjitha gjërat mes qasjes së orendive. Kjo është flakë për flakë joestetikë, joprodukt, jokrijimtari, vetëvrasjenë mjaft kuptime. Shkurt një anarki! Një anarki fjalësh, që ngjajnë me romuze të padëgjueshme, deri në arrati nga vetë fjala.

Shkrimtari anglez Chesterton thotë se “në qoftë se ideja nuk kërkon të jetë fjala e bukur në qendër të vëmendjes dhe leximit, nuk është bërë freskët për lexuesin, ajo është një fjalë e keqe, që qelb dhe kundërmon deri në vetëvrasje letrare”. E gjitha të shpie tek vrasja krijuese që në ide, ose më saktë që në vetëvrasjen e ideve…

Kohë më parë në një mjedis teologjik të kryesuar nga Frati Angjelico u tha se ishte mirë që të pikturohej Zoti. Dhe ai bashkë me përfaqësuesit e tij (ndoshta mjaft drejt) filluan të riprezantonin Zotin si një njeri të qetë e të moshuar, me një kurorë floriri dhe mjekër të bardhë, si një mbret të paparë ndonjëherë, por ishte më pak profane ti rezistosh impulsit të shenjtë për të shprehur e riprezantuar me art Zotin në një farë mënyre. Kështu ata dukej se dështonin, ndërsa vendosën të bënin mënyra të ndryshme riprezantimesh.

Dhe kështu u bë.

Forma të ndryshme dolën dhe filluan të qaseshin duke mjegulluar vetë idenë. Prandaj më pas është parë dhe vazhdon të shihet pse kultet janë mbushur me pikturime të tilla, të cilat janë më shumë sekrete vëllimore për ateistët. Por në thelb u kuptua kryesorja, ajo që është dhe duhet të jetë parësore gjithnjë në krijimtari: trendi i mirë është gjithmonë në drejtim të mishërimit! Kjo kuptohet më së miri kur pjesa tjetër tentoi të riprezantojë Djallin, që në fakt me tërë mundin dhe angazhimin, atë vetë, pra Djallin, riprezantuesit e kanë cilësuar si “horrori i zbrazëtisë”, ndaj vetë satanistët kurë nuk e kanë pikturuar vetë Satanain (Djallin). Dhe sikurse është mes moralit “e mira” dhe “e keqja”, kjo është dhe një pastërti mendore sa dhe një konfuzion mendor. Këtu është atëherë vetëm një test i duhur, me të cilin unë mendoj se mund të ndajmë të duhurën, nëse e paduhura është e pabalancuar, origjinale dhe revoltë nga risi të thjeshta të pafytyra dhe nga ndonjë bllof. Njeriu që mendon se ka një ide, gjithnjë mundohet të paraqesë dhe ta shkruaj atë ide. Sharlatanët që s’kanë ndonjë ide gjithnjë do të mundohen të shpjegojnë se ata kanë për të thënë, por nuk dinë se si, ama e shkrujnë me të vetën, sipas të tyres, dhe fap e bëjnë libër me paratë që mbajnë gjallë dhjetëra Shtëpi Botuese të ngjashme me vetë botimet që përcjellin përditë. Atëherë si do veprojnë? Ja kështu si në kaosin e Vangjush Saros, atë të cilin ai e gjen mes letrave shqipe, duke bërë rrëmujën dhe ngritur hundën përpjetë, pa ditur se është ngasja e vetë kalbëzimit letrar, duke u futur në ushtrinë e turpshme të kësillojshme.

Por ndodh që dhe tek disa, brenda vetë testit të cituar, ideja e parë mund të jetë ajo që francezët e quajnë shumë outrè, ose shumë speciale, (profesionale) që mund të gjej jo të gjithë lexuesit të gatshëm për ta kuptuar, madje dhe kolegët të mbesin të hallakatur e të ngatërruar. Si duhet? Në raste të tilla specifikat janë tek ajo që krijimtaria shpreh, sepse krijuesi i mirëfilltë gjithnjë mundohet të shpreh edhe të thjeshtën që nuk kuptohet vetëm kur ajo lexohet një herë, si në rastin e George Orwell, apo dhe disa të tjerëve, që shkruan për të mos u kuptuar që në leximin e parë. Këtë e bëjnë pastaj lexuesit e kualifikuar, ata që në fakt gjithnjë e më shumë vazhdojnë të humbasin në kohë-kontekstin e vështirë të komercialitetit, pasi ata janë më të zbuluarit, më të papaguarit e sotëm, ose vullnetarët e kohëve moderne me kapitalistë analfabetë. Sidoqoftë, krijuesi i mirëfilltë është ai që është gjithmonë duke u përpjekur për të bërë të pakuptueshmen të lexueshme e të kuptueshme, shprehjen e vështirë për ta përshkruar si të më të lehtë dhe në një mënyrë efikase e plot mesazh.

Kjo varet nga stili dhe metoda personale që sjell për veten, lexuesin dhe në tërësi vetë autori. Por kjo është shumë delikate në përkufizimin e sotëm që sot quhet art dhe për njerëzit që quhen kritikë arti. Prandaj në territorin letrar shqiptar është akoma më vështirë të kuptohet ajo që ndodh në një hapësirë të krijuar nga Krijuesi, kur arti i fjalës ka qenë shumë larg asaj që duhej të ishte frymëzim, duhej të ishte akt më vete, pra të sillej si dukuri që bën art, nga vetëdija se arti është ajo formë që erdhi nga Krijuesi, në një kohë që e shenjta e ligjshme tashmë ka lënë pas kaosin. Shkurt pjesë e kaosit letrar shqiptar është dhe mungesa e gjatë e një udhërrëfyesi letrar, apo udhërrëfimi edukativ drejt mistikes së shkrimit letrar, drejt krijimtarisë së bukur, mungesa e një dege të duhur krijuese, ose edhe ajo që quhej dikur mistagogji, që vjen nga një fjalë, që herët në Greqinë e lashtë u quajt “Mystagogue”. “Mystagogue” (nga fjala greke μυσταγωγός: “personi i cili të shpjegon misteret”) është një person i cili ftillon të tjerët në besime mistike, një edukator apo person që ka dijeni për Misteret e shenjta. Një tjetër fjalë është Hierofant. Kjo degë e teologjisë është e quajtur me kohë mistagogji.

Kjo nuk i përket vetëm teologjisë, pasi po të shihet mirë dhe me kujdes, ajo ka qenë, është dhe mbetet në mjaft programe shkollore të dedikuara krijimtarisë dhe artit në mjaft vende të ndryshme, ku letërsia dhe arti kanë marë vlera gjithnjë në rritje. Pjesa “mistike” me tërë rregullat e saj që nga shfaqja e “Mona Lisa”-s në art ka prurë vërtet ndasi në mendime, por ama ka vërtetuar në mjaft respekt mendimesh (jo të gjithë sigurisht) atë çfarë Krijuesi mendoi ajo të ishte. Kështu piktura e Leonardo da Vinçit ishte dhe mbeti ngjashëm ajo e gruas. Walter Pater ndërsa shkroi për “Mona Lisa” ai u ndal tek “misticizmi i moshës së mesme me ambicien e saj shpirtërore dhe dashuritë imagjinative, kthimin e botës pagane, mëkatet e Borgias” por theksoi mes të tjerave se “Mona Lisa mund të qëndrojë si mishërim i dashurisë së vjetër, simbol i idesë moderne” (Pater; Berkeley dhe Los Angeles, 1980, f. 98-99). Sipas Pater arti dhe letërsia formohen atje, në atë “misticizëm”, tek i cili krijuesit kanë atë anë të pushtetit të përmirësojmë dhe të bëjnë ekspresive formën e jashtme”. Sikurse kuptohet kështu, kemi ardhur në reflektimin për të “ngushëlluar” se edhe letërsia, në fund të fundit, mund të shprehë diçka tjetër, se vetë rruga e saj e pakënaqur.


#DrFatmirTerziu #tema #letersiashqipe

0 views

Shkrimet e fundit