
Një sqarim: Një shënim i djeshëm që bëra për të përkujtuar 100 vjetorin e andallaisë famkeqe, me sa duket nuk paska trokitur si duhet në dyert e duhura. Sot po e postoj më shkoqur dhe më shqip duke ju drejtuar me një "Letër Publike", personaliteteve më të larta të Republikës së Shqipërisë.
P.S.- Nëse ndokush ka njohuri më të plota në këto proçedura, (nuk është rasti për klikime), është i lutur të ndihmojë në përsosjen e këtij qëllimi. Me respekt dhe ju faleminderit.
●●●
LETËR PUBLIKE
I nderuar z. President!
E nderuara Kryetare e Parlamentit!
I nderuar z. Kryeministër!
E nderuar zj. Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme!
Me respekt miqëve dhe intelektualë të nderuar, bij të Çamërisë martire!
Zotërinjëve:
Tahir Muhedini, Selman Sheme, Resmi Osmani, Hyqmet Zane, Hekuran Halili, Hasan Hasani, Namik Selmani, Njazi Xhelo, etj.
VETË KOHA CAKTON DETYRË URGJENTE PARAQITJEN E NJË KËRKESË TË PROTOKOLLUAR PËR ÇFUQIZIMIN E TRAKTATIT TË LOZANËS.
●●●
Erdhi dhe viti 2023 u mbushën 100 vite që nga viti 1923. Viti i Lozanës, ku çamët autoktonë, etnikë epirotë-shqiptarë, Bota e madhe i nxori në treg, i këmbeu si kafshë, sikur ishin turq të Turqisë dhe ortodoksët, romejt e Azisë së Vogël, sikur ishin grekë të Greqisë!.
Kjo marrëzi i mbushi 100 vite, ndaj, krahas përkujtimit, e shtroj problem për veprim. U plotësua koha 100 vjeçare e trakratit famëkeq të Lozanës. Si rrjedhojë kjo periudhë kohore kërkon që traktati të çfuqizohet
ndërkombëtarisht dhe të rivendosen të drejtat e njeriut, për shqiptarët e Çamërisë, brenda kornizave ligjore ndërkombëtate. Traktatati i Lozanës, për këmbimin e popullatave sipas besimeve fetare, krijoi masakra, vuajtje, dëbime, dhimbje shekullore, përdhunime dhe çpronësime në mbi 1 milionë njerës. Pasojat e tij, plot vuajtje, vazhdojnë edhe sot.
Me anë të kësaj letre publike, ju drejtohem Juve, që brenda ligjeve ndërkombëtare, t'u kërkohet strukturave përkatëse të BE, SHBA, të OKB-së, shfuqizimi i Trakratit të Lizanës i viti 1923.
Shqiptarëve të Çamërisë t'u njihen të drejtat e mohura, të kthehen në vendin e tyre, të përfitojnë ligjërisht vatanin, pronat, nderin, moralin, gjithçka të humbur arbitrarisht.
Rasti është i duhuri dhe në kohën e duhur. Unë shpreh besim, zotërinj të nderuar, se brenda mundësive dhe kopetencave, Ju do ndikoni në instancat e duhura për të realizuar vendosjen ligjore të të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.
Gjithashtu mendoj se duhet të jemi koshientë: Heshtja ndaj asaj masakre, atij gjenocidi dhe kësaj mundësie ligjore, anon në negativitet. Është kjo "nyjë" kombëtare që duhet të gjejë trajtim. Ndryshe mbas saj, "Çështja Çame" dhe gjenocidi grek ndaj çamëve, prej kujtdo mbetet propagandë, demagogji, për të përmbushur interesa të caktuara.
Së fundi, në këndvështrimin tim, "Çështja Çame dhe Gjenocidi grek ndaj banorëve të atij rajoni", një problem madhor kombëtar, vendoset në raftet e historisë.
Me besim se do të veprohet.
Respekte Fahri Dahri.
25/07/2023.-
Respekte dhe nderime për Ju. Dakort me thëniet tuaja të sakta e të vërteta. Por mendoj se është momenti kohor që duhet vepruar, jo vetëm si përkujtim.
I nderuar profesor Eshrefi! Ju e dini moshën time, e cila më kufizon në dhumë drejtime: lodhje, humbje energjie, shtim dhimshurie dhe kërkim drejtësie. Këto më janë shtuar. Por mundësitë për më shumë i ka marrë koha.
E mendova këtë variant që të kuptojë dhe shoqëria në tërësi se kush është nga institucionet shtetërore, nga partitë, nga shoqatat etj që i ndjek ngjarjet madhore të kombit dhe vepron. Se kur vjen puna për zgjedhjet bëhet nami, harxhohen miliona, shtohen kërcënimet, trysnitë, manipulimet etj.etj. pa mbarim protestat si e majta e djathta, madje der…
I dashur Fahri,
E përjetoj, po ashtu si edhe Ju, shqetësimin e madh që keni parashtruar në Letrën Publike, drejuar krerëve të shtetit shqiptar, të cilëve iu bëni thirrje për të ngritur zërin në forumet më të larta ndërkombëtare për shfuqizimin e vendimeve kriminale të Konferencës së Lozanës të njëqind viteve më parë. Por krerët e shtetit shqiptar në Tiranë nuk janë të formatit nacionalist, ata janë të formatit mercenarist. Sepse ata krerë nuk u bënë të gjallë për ngritjen e zërit në forumet e lartpërmendura, të cilave, në vitin 2013, me rastin e 100-vjetorit të Konferencës famëkeqe të Londrës, duhej t’u kishin kërkuar shfuqizimin e vendimeve kriminale për copëtimin e trojeve tona etnike. Klasa politike shqiptare, ore nacionalist …