top of page

LETËR PUBLIKE


LETËR PUBLIKE (1)

-Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta. 

- Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi. 

- Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama. 


         DEPËRTIMI TEK E VËRTETA E

                 "ÇËSHTJES ÇAME"

        Nëse historiani sjell faktet, ngjarjet historike dhe i përcjell ato, studjuesi depërton në thellësi të atyre fakteve dhe ngjarjeve.

                  Retrospektivë:

      Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën Janinë  Kakavijë,  u vra nga pala greke  në një pritë Gjenerali italian Enriko Telini. Ai ishte caktuar nga Lidhja e Kombeve kryetar Komisioni për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

     Telini u vra, misioni i ngarkuar u ndërpre. Kufiri Shqipëri-Greqi nuk u krye, gjë të cilin e kërkonte të caktohej Lidhja e Kombeve. Në këtë situatë, kur një procedurë tepër e rëndësishme, nga vetë rëndësia e saj - caktim kufiri tokësor mes dy shteteve - nuk përfundoi, tregon se misioni i vitit 1923 ka mbetur "PEZULL". Me ndjesi gjakftohtë, të sinqertë, larg muskujve dhe preferencave, në kërkim të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi në kushte normale, duhet të çpezullohet dhe të nisë puna me ngritjen nga OKB-ja të një komisioni për delimitimin e vijës tokësore mes dy shteteve në fjalë.

       Historikisht, sipas informacionit që kam, kufiri ndarës shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë, i mbetur pezull, është problem madhor që kërkon zgjidhje dhe pa u zgjatur, kjo zgjidhje rregullon të gjitha problemet dhe krijohen mundësitë që marëdhëniet mes dy shteteve të jenë vërtet të "shkëlqyera".  

Përcaktimi përfundimtar i kufirit tokësor mes dy shteteve, u jep frymëmarrje të plotë si problemit të "Detit" dhe "Çështjes Çame"; ndërsa gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë, de- fakto nuk ka zgjidhje, sepse të masakruarit nuk ngjallen, por kërkohet falje, pendim, korigjim dhe dëmshpërblim.

       Nuk është dëshirë, as mendim individual, por në kushte normale është një realitet i padiskutueshëm "lidhja organike mes tre problemeve (çpezullimi i kufirit tokësor, zgjidhja e "Çështjes Çame" dhe çështja e Detit - krijesë e re artificiale), të cilat ndërlidhen natyrshëm me njëra-tjetrën.

  Është ky natyralitet që kërkon vëmëndje, kujdes, përkushtim dhe mbi të gjitha përgjegjësi kombëtare, sidomos nga institucionet e caktuara shtetërore dhe personalitetet që koha sot i ngarkon për të vendosur dhe siguruar të drejtat e mohuara gjatë një shekulli.

  Le të zbresim në zhvillimin e ngjarjeve që aktualisht janë në agjendën e takimeve dy palëshe, me dëshirën e shumë mirëpritur të zgjidhjeve të probleme të krijuara nga e kaluara. Këto ditë mësuam se u dakortësua mes dy palëve që "çështja e detit" të dërgohet për zgjidhje në gjykatat ndërkombëtare

  Kur "kompetentët" dakortësohen, për të kërkuar zgjidhjen e problemeve, çdo dijetar dhe institucion lypset  të angazhohen me  dijet dhe urtësitë e tyre të kontribuojne që "të ngarkuarit" të jenë të informuar, të saktë, të drejtë dhe të aftë në vendim marrje.

     Të sigurohet përdorimi i llogjikave në gjykimin e Çështjeve, kjo kërkesë është në të drejtën tonë për të ngritur zërin në mbrojtje të problemeve të pazgjidhura që ato të gjejnë zgjidhje të drejta ligjore dhe humane.

  Në rastin konkret, ka ardhur momenti që këto tre çështje madhore kombëtare mes shtetit grek dhe shtetit  shqiptar, detyrimisht të dërgohen për zgjidhje në Parlamentin e Bashkimit Europian.

  E ritheksoj se në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, "Çështja Çame" për vetë natyrën që përfaqëson, dhe anashkalimet e qëllimshme të lënies në heshtje, harresë, me synim për të arritur në "mos ekzistencën" e saj, duhet të dërgohet për zgjidhje, si çështje parësore kombëtare.

  Arësyet më të njohura që e bëjnë të domosdoshme dërgimin e kësa çështjeje në GJNDH, gjithmonë në këndvështrimin tim janë: 

          Zgjidhja e të drejtave të komunitetit

               shqiptar të Rajonit të Çamërisë

  Lidhur me rrugën që duhet ndjekur për zgjidhjen përfundimtare të "Çështjes Çame", që me të drejtë kërkohet të trajtohet, personalisht si qytetar, një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grek (1944-1945), si intelektual, nisur nga njohja e qëndrimeve mbi 100 vjeçare të sjelljeve në marrëdhëniet mes qeverive shqiptare dhe greke, mendoj se tashmë zgjidhja e problemit duhet të dërgohet për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

  "Çështja Çame", është një tërësi Çështjesh; në të përfshihen:

- Shkeljet e të Drejtave Universale të Njeriut. Fuqitë e Mëdha në 1913-tën shkelen me arrogancë vendimet themelore të Konventave dhe Ligjeve Ndërkombëtare për të drejtat e kombeve të vegjël. Coptuan trojet e Shqipërisë natyrale, bashkë me banorët autoktonë i  aneksuan në favor të sllavo-grekëve. Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet i cili kufizohet territorialisht dhe me popullsi të etnisë së tij.

- Është i vetmi shteti Grek që ka kryer masakra çnjerëzore ndaj pakicave etno-fetare (nënshtetas të tij). Ky shtet si dje dhe sot i tregon Botës se vazhdon t'i mbetet besnik "Megalloidhesë", ajo për 'ta përbën strategji të shenjtë për shtrirjen e ortodoksisë greke nëpërmjet ekspansionit, kryrjes së masakrave, dhunave, shpërnguljeve të pakicave autoktone, përvehtësime të pronave të të tjerëve. Ka kryer gjenocid, terror shtetëror si brenda kufirit të tij shtetërore dhe ndaj shteteve kuftare gjatë Luftërave Ballkanike, dy luftërave Botërore dhe as është gjykuar e as ndëshkuar. 

  -  Ky shtet, pavarësisht se është anëtar i BE-se, karakterizohet me "bëmat" e më sipërme, të cilat kanë rënduar dhe rëndojne edhe tek "Çështja Çame". Ndaj gjykimi duhet ti drejtohet drejtësisë të paanshme ndërkombëtare.  

- Është kusht moral dhe ligjor që në përbërjen e trupit gjykues të mos marrin pjesë as anëtar me origjinë greke, as me origjinë shqiptare, për shkak të konfliktit të interesave të çështjes në gjykim.

  - Kërkesa për gjykim ndërkombëtar, mban parasysh qendrimet, sjelljet dhe veprimet ç'njerëzore dhe anti ligjore të kryera nga qeveritë greke kundra etnisë shqiptare në tërësi dhe në veçanti ndaj banorëve etnikë shqiptarë të Rajonit të Çamërisë. Nëse midis shtetit Grek dhe shtetit Shqiptar, në marrëdhëniet mes tyre, do të zotëronte besueshmëria, respekti, reciprociteti, sinqeriteti dhe njohja e të drejtave dhe detyrimeve të barabarta, sigurisht të gjitha problemet shqetësuese që ekzistojnë dhe të krijuara vetëm nga pala greke, do të kishin gjetur zgjidhje. 

  - Gjiithashtu lehtësisht do të ishin zgjidhur problemet mes dy shteteve, nëse shteti grek do ti njihte, do ti pranonte, do ti zbatonte me rigorozitet, me sinqeritet, me saktësi dhe me vulllnet të gjitha Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare që lidhen me të Drejtat Universale të Njeriut, shumicën e të cilave i ka nënëshkruar edhe Greqia. Por kjo nuk ka ndodhur, për kundër, pala greke vazhdon narcizitetin jo vetëm ndaj urrejtjes që ka mbjelle në dekada kundër etnosit shqiptar, por edhe mos përfilljen e Konventave dhe Ligjeve Ndërkombëtare.

  - Një detyrim tjetë madhor që Bashkimi Europian i detyrohet Shqipërisë natyrale është ndjesa dhe mundësia e korigjimit të konventes së Lozanit, në kushtet e civilizimit të sotëm, për të hequr njollen e turpit më të madh dhe antidemokratik. Dy shtete, ai grek dhe turk, shkaktuan gjak, dhimbje shpirti në mbi 2 milionë njerëz,  të cilët dhunshëm u detyruan për shkak të besimit fetar dhe etnisë, të largohen nga vatrat e tyre mijëvjeçare.

  - Jemi në kushtet abstrakte kur në vazhdimësi qeveritë greke deklarojnë me nervozizëm të theksuar, tepër urrejtës ndaj "Çështjes Çame", deri në kërcënime ushtarake, ekonomike dhe vendosjes së "vetos" kundër anëtarsimit të Shqipërisë në BE, në rast se do të përmendet "Çështja Çame". 

- Siç është deklaruar nga shteti Grek, i cili kushtëzon mbi bazën e forcës që emri Çamëri dhe problemi çam, të hiqen nga historia, nga tekstet shkollore dhe me disa nëntekse, të cilat ishin më të dukshme para vitit 1990, të arrihet deri në shuarjen dhe fshirjen e grupimit shoqëror të  "komunitetit çam", dhe të të drejtave të tyre.

   - Në rrethanat inferiore, si efekt i situatave gjeopolitike, edhe qeveritë shqiptare, hera herës i janë shmangur detyrimit kushtetues lidhur me mbrojtjen e bashkekombasve kudo ku ndodhen, në rastin konkret të problemit të shqiptarëve si të krishterë dhe myslimanë të Rajonit të Çamërisë.

  - Edhe grupimi politik, i cili u "certifikua" në vitin 2004 me cilësinë e zërit sensibilizues, u "nakatos" dhe u infektua me virusin e etheve për pushtet.

   Sigurisht dihet që çdo qëndrim, apo ndodhi, qofshin të hajrit ose jo kanë justifikimet përkatëse, por mbeten me vlerë parciale.

  Janë këto, disa nga arësyet e parashtruara që ndikojnë në mos zgjidhje të problemit kombëtar, që gjatë këtij 110 vjeçari njihet si "Çështja Çame", prandaj si intelektual e përkrah dhe ngrej zërin që kjo çështje të dërgohet për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

  Gjykatësi më i mirë për të gjykuar të fshehtat e të vërtetave historike në fund të fundit është koha. Dhe koha e sotme për gjykim dhe korigjim, si asnjëherë është më e duhura!

  Ju falenderoj nëse e shikoni të arësyeshme mbështetjen tuaj lidhur me zgjidhjen e këtij problemi sa kombëtar, ligjor  dhe human.

       Lutemi pranoni përshendetjet e mia, urime të sinqerta për shendetin tuaj dhe të familjeve. 

   Me respekt Fahri Dahri Itali, më 06/11/2020. - 

Shënim: (1).

              Të nderuuar Zotërinj!

 Jam një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grek të vitit 1944. 

Kam hulumtuar dhe kam studjuar që nga viti 2000 e deri sot historinë e Rajonit të Çamërisë dhe banorëve të saj autoktonë. 

Kam në tru zhurmat e kohës së gjenocidit, tingujt trishtues të prindërve që nuk pushuan duke na i treguar vuajtjet e tyre deri sa ndërruan të marazosur jetën. 

Mbaj në mendje, në zemër dhe shpirt amanetin e tyre që të flitet, të shkruhet dhe të mos pushojne kërkesat për vendosjen e drejtësisë ligjore dhe hyjnore. 

Të demaskohen veprimet masakruese të kryera anti njerëzimit 77 vjet më parë, në Rajonin e lashtë të Thesprotisë. 

Janë këto fakte që nuk mundet të hesht, prandaj, ashtu si dhe herë të tjera, e gjykoj të arësyeshme të ngrej zërin me këtë letër publike, për të kontribuar në zgjidhjen  e problemeve nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë dhe jo me anë të forces së muskujve dhe preferancave të ç'farë do lloi.                       

Me respekt :Fahri Dahri.  Itali, më 06.11.2020 

41 views2 comments

2 Comments


Illo Foto: Ky sinjal , qe i jep shtetit , z. Fahri Dari , ka vleren e nje peticioni , qe e firmos ç'do shqiptar ne moshe madhore . Te fillohet me kufijte shteteror , qe u nderpre procesi , nga nje fuqi madhore , sepse nuk u gjykua . Ky komisjon i kufijve tokesore , duhet te ngrihet aktualisht dhe te vendos i kufijte reale , midis dy fqinjeve problematike . Cila eshte fabula : Vorio EPir , apo çameri . ne kete menyre jo thjesht vendosen kufijte , por vendoset nje marrveshje munguar midis fqinjeve . Shkrimi i Fariut , duhet te behet fillimisht objekt i Ministrise tone te jashteme dhe hap pas hapi , deri ne krijimin…

Like

Kreshnik Dahri
Kreshnik Dahri
Nov 06, 2020

Bravo

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page