Nga Hiqmet Mehmetaj
E vërteta dashuri është e kristaltë herë- herë si qelq që thyhet menjëherë, kur e ruan është e forta koracë që s'humb kurrë, bart të artën vlerë.
Më kupto, s'ka dashuri pa grindje s'dua që ëndrrat të na jenë thyer! Të paktën e imja më krijon një bindje se zemrat tona nuk janë zhgënjyer.
Fajtori jam unë, të ulem si i brishtë përpara zemrës tënde oqean. s'dua të mbetem trëndafil i trishtë, Të lutem, më prano, se pengu yt jam.
Comments