top of page

Letër nga New York-u


Poezi nga Lulezime Malaj


Mbi rrasën e pusit, pranë shtëpisë, ulur rri e mendoj: Për kujtimet e fëmijërisë që m’trokasin fort’ në portë. Ç’rastësi! Një mesazh në celular më befasoi, Vjen nga im kushëri, që banon në New York.

- A e mban mend motër, më thotë, – Kur ishim fëmijë, Kur luanim me porta, me topin tonë prej lecke? Sa herë ti më bëje hile në gjuajtje penalltije, Edhe hëna mërzitej, e vishej me rrecka!

Kur gjarpëronte makina-postë tej në xhadetë, Në barkun e saj të bardhë zienin: lajme, mall… Derdheshin n’ato letra: hallet, brengat, dashuritë, Ne e ndiqnim me sy atje, rrëz’ një pllaje në mal!

Kur ngjiteshim nër degët e manit në avlli, Me gjethe na puthte në gushë e faqe! A e di? Për ato perëndime të purpurta m’ka marr malli, Për të bukurat vashëza, që binin erë manushaqe!

A të kujtohet motër, kur laheshim te gjoli, Dhe unë një ditë mend’ ti bija me not n’bregun tjetër? Porse në mes të gjolit, shkuma më doli, Ndërsa ti qeshje, perëndimi digjte shallin e vjetër!

Këtu më zihet fryma, nga rrëmuja.. molisëse…, Qiejgervishtëset…, kan’ zaptuar kaltërsinë an’ e kënd. Për aty m’rri mendja, nën kuben e drurëve në harlisje.. Pezull si mjegull e tejdukshme e avullt e argjendtë..!

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page