
Në ardhsh tani do mbetesh tronditur,
Pleqtë e plakat që t'i mban mend.
Spërkatur me qirinj të përzhitur,
Mallin pleqëror lanë në këtë vend.
Nëse do vish ca vite më vonë,
Rrëgjuar do jemi ti e unë.
Nuset plaka e dhëndurët e gjorë,
Çapkënët e dikurshëm me bastunë.
Hajt, mjaft e shtrëngove dollarkën e shkretë,
Mos u bëj kurnac si plaku Grande.
Oqeani kapërcehet me gjysëm biletë,
Gjysmën e kthimit unë do të ta ble..
Hej, në anët tona trokiti vjeshta,
Kadet me bërsi janë gati për t'u zierë.
Më shumë se vjet u ngarkua vreshta,
Kitara pret e mijra xhigerë...
Thonë, atyre anëve paraja rrjedh lumë,
Të dhëntë Zoti durim e shëndet.
E di, që ti, nuk ngopesh me punë,
Një s'të mjafton e dy i bën me qejf...
Hajt, mjaft e shtrëngove dollarkën e shkretë,
Mos u bëj kurnac si plaku Grande.
Oqeani kapërcehet me gjysëm biletë,
Po të pëlqeu mos u kthe atje...
Comments