top of page

LETËR NGA ESENINI


LETËR NGA ESENINI


Ti krise e ike; e di ku je,

dielli s’të sheh në mëngjes.

Mbi mua kullotin tufë me re,

ëndrrat m’i shprish një këndez.


Ti krise e ike; kalove oqeanë,

kthimi është marrëzi.

Merak kam, mos ndro majanë,

ndryshe do thurrësh poezi!


Ti krise e ike; tako Uitmenin,

fije bari mbilli në buzë.

Xhekut, me hatër, krasitja bredhin,

lere të ngopet me gjumë!


Merak më mbeti; kalo kaçakshe,

ruskat mos e marin vesh.

Më sill një kukull të zezë a, mulate,

të lodroj, të qaj e të qesh.


Ti krise e ike; por mos i gris,

vjen dita pëlqehen patjetër.

Fletorkat e hershme, kur zenë myshk,

ngazëllejnë si vera e vjetër.


Sido të ndodhë; ngado të fryjë,

lirika është ledhatare.

Gëzof për shpirtin, që dashuria mos ngrijë,

kur dimri shtron borën tinzare…

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page