
Leter e një Nëne kurbetçare
Quhem Marjeta. Jam një nënë që nga halli vajta në kurbet.
Kam bashkëshortin që punon një punë të rëndë. Natën! Punon këtu se nuk mund të punonte në Kosovë. Atje ishim të varfër e të rrezikuar.
Kam një djalë 9 vitesh. Është i hajthëm dhe në marëveshje me burrin e quajtem Rron. Që të rroj se e linda shëndetëlig.
E shpiem djalin në shkollën e shtetit ku jetojmë ”përkohësisht” se kohë e shkollës është. Tashti vajti në klasën e dytë. E dini, që të ruajmë prejardhjen, dashurinë për Atëdheun, ta ruajmë gjuhën, ne, me fanatizem e flasim me te gjuhën tone. Kjo, që t’mos ndjehemi jetim dhe ngaqë ushqejmë shpresen që një dite s’paku, të prehemi nën ndonjë pemë pllaje të Atëdheun tonë.
Po, për shkak të shkollës-vështirë për te.
Sipas tradites, përcollëm djalin në shkollën e vendit duke ia vaditur rrugen pas që t’i vete mësimi si uji. Kështu kishte bërë dhe ime më.
Djali është i veshmbathur mire. Djali ka shkollën e bukur dhe shumë të paisur. Djali ka mësuesën që ligjëron në gjuhën e vendit dhe mësimdhënësit e tjerë shumë të kujdesshëm. Edhe nxënësit e tjerë të atij vendi sillën korrekt me te.
Përkundra të gjithave, anise nuk e thonë, nga sjellja, nga mimika e fytyres, vetë fakti i gjuhes e të tjera, ma trajtojnë djalin të huaj. Djali është i mençur dhe e kupton këte dhe kur këthehet nga mësimi, i trishtë, hyn në dhomën e vetë, përplasë çanten shkollore mbi shtratin, ashtu i nemitur qëndron një kohë e pastaj ngritet. I shihen brazdat e lotëve nën çeskat e syve…
Tek e vështrova një dite gjatë e më dhimbje, me lotet në sy këtheva kokën me nj’anë dhe fshiva lotet. Të mos m’i shoh!
” Dhe unë kam Atëdhe, ua thash. Një dite do këthehemi aty se, Ju nuk na duani! E shoh…!” më rrëfen sall zemërim të sinqertë fëmiu…
“ Ashtu ua kam thenë” plotëson rrëfimin.
Të nderuar Kosovarë të mij
Për të gjallë të tim burrë e mua, as nuk shpresojmë se do na trajtojnë vendas …Po kjo, nuk na trishton. Ne kemi Atëdheun tonë…
Im burrë më tregoj se ne, që të sendërtoni Shtetin e fituar, të jini të lumtur, të gëzuar në te, vitin e kaluar, ua kishim dërguar 621 mil. euro remitenca. Ndofta dhe më shumë. Ne që vuajmë në Atëdhe të të tjerëve, duam t’u lumturojmë Juve nga këtu: fëmijet Tuaj e tonët, Vendin Tuaj e tonin.
Ne, të dashur nuk jemi kasta e fitimeve të mëdha se puna që na jipat t’a punojmë është e pakualifikuar. E dini se cila është. Përkundra kësaj, ne na dhëmbë shpirti për Ju dhe nga kafshatë e gojës, ua dërgojmë juve paratë, veshjen, mbathjen, orendit. Të gjitha. Im burrë më tha se ato remitenca janë gadi sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Ndofta po!
Ani, le të janë dhe më shumë. Të mos vuajnë fëmijët tonë varfërinë! Por, të nderuar, respektoni paksa vuajtjen tone, sakrificën tonë dhe mos zhvatni në këte mënyrë këte Rinush prej Shteti.
Është e pakuptimtë që ne nga këtu ta ruajmë nga humbja e ju t’a shpieni asaj rruge. Do na thyhej kurrizi shpirtëror me këte...
Do pretendoni të kundërtën? Jo! Tre muaj e fiu provuan se për klasen politike, Kosova nuk ekziston. Nuk ekziston populli i saj, fëmijët, pleqët. Ekziston vetëm një fakt suprem: babzi e sëmuar e drejtuesve politik. Një garë pambarim për të fut në grushtë para e pushtet.
Rronin përcolla për tek shkolla dhe ai, pa vullnet vajti asaj rruge.
Rronin e ka bërë të brishtë dëshira të jetë me kalamajt e e Atëdheut të vetë dhe në Atëdheun e vetë. Këte ma tha dhe pisikologu i Shkollës. Frikohem shumë për jetën e tij. Më besoni. Shumë!
Ju lutem shumë t’a mbani në mendje trishtimin e birit tim Rronit. Është një kalama i brishtë shkaku i Atëdheut të vetë. Druaj për te…
Marjeta-ëma kurbetçare e Rronit të brishtë
Meraku e përkushtimi i kësaj mëme shqiptare për kultivimin e formimin kombëtar të krijesës së saj më të dashur është emocionues. Është një tjetër rikujtim e tërheqje vëmendje për bashkatdhetarët mërgimtarë për kujdes të shtuar ndaj rrezikut të asimilimit, dhe ndërkohë një tjetër apel për ministritë e arsimimit, kulturës e diasporës së të dy shteteve shqiptare për të vlerësuar më me përparësi këtë detyrë tepër të rëndësishme.
E përgëzoj z.Minush Hoxha dhe i bashkohem preokupimit të tij atdhetar. K.Gjergji.