top of page

Leonard Pipa: NUK ËSHTË KOHA TË KËRKOJMË BUKË POR LIRI!



( ...ose njëmijë vjet urri! )

Shqiptarët e atyre që quhen troje etnike shqiptare,( që në fakt është qasja e gabuar sepse fiseve shqiptare u përket gjithë Iliriku dhe më herët i gjithë Mesdheu) janë ndëshkuar nga klasa e tyre politike me mbi njëqind vjet URRI dhe mjerim ndërsa nga historia me mbi 1000 vjet të tilla!

Ndoshta ky është një ndëshkim nga zoti për arsyet e tij që nuk mundemi ti dimë edhe pse shpesh herë na duket sikur i marrim me mend!

Në historinë tonë mbijetuse i'a kemi dalë të mbetemi prapa botës në mjerim shekullor për arsye se kemi pranuar të udhëhiqemi nga njerëz pa principe kombëtare dhe humane, kemi ulur kokën si askush në botë, edhe pse shquhemi për kryeneçësi por kjo me njëri-tjetrin. Me vëllain për milimetrin e gardhit...

Po pse ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhi kjo do të pyesi dikush?!

Pse njëqind e kusur vjetët e mjerimit ende rëndojnë në shpinën e shqiptarëve të thjeshtë, shpitarëve të ndershëm?

Pseja dhe zgjidhja e saj i kanë përgjigjet e gjithsecilit prej jush por mua do më duhet të ndalem pak këtu!

Do më duhet të rithem ato që kam thënë shpesh herë dhe në krye të herës se në asnjë rast nuk është faji i popullit!

Aq më pak i shqiptarëve mesdhetarë të mi të cilët vijnë nga njëmijë vjet urri e mjerim!!

Një bir, një bijë, një burrë, një grua, që vjen nga fukarallëku dhe mendon vetëm për vehte, vetëm për familjen e tij, vetëm për fisin e tij, vetëm për tarafin e tij ka një arsye të fortë që humbet ekuilibrin human, atë të drejtësisë dhe të dinjitetit personal. Ka shumë shqiptarë që do qeshin me këtë që them se kujtojnë po të kenë më shumë se një krah kashtë për të ngrënë janë në rregull, por ato duhet të kuptojnë se asgjë e mirë nuk ti vijë vetëm dikujt aq më pak kur ai është zgjedhur nga njerëzit e vet për t'i çuar përpara!... Mos një ditë, në tjetrën ditë ora e të vërtetës mbërrin dhe mjerë kush nuk arrin të kuptojë këtë!!

Arsyet e mjerimit të shqiptarëve janë kryesisht se ata nuk kanë konceptuar siç duhet vetveten, historinë e tyre, të shkuarën e tyre dhe të tashmen për të ndërtuar një të ardhme!

Ata nuk e kanë konceptuar dhe qëndërzuar në mendjet e tyre siç duhet në fakt Kombin Shqiptar, ata i kanë ikur të vërtetës dhe janë fshehur prej saj. Nën lëkurën e tyre gjithmonë ka gëluar frika e triumfit të të vërtetave të mëdha!

Kombi shqiptar i përfaqësuar nga shteti shqiptar që krijuan austro-hungarezët nuk ishte dhe nuk është në vazhdim të linjës së rilindjes kombëtare. Ai është pronë dhe instrument në duart e shqiptarëve indoevropianë që në fakt në Ballkan janë një minorancë, pa histori të vjetër e aq më pak antike, madje edhe pa histori të re e të sotme.

Sigurisht që shqiptarët indoevropianë janë shqiptarë por nuk janë shqiptarët e vetëm të Ballkanit.

Siç e thamë më lart ata janë minorancë në raport me shqiptarët e tjerë ku përfshihen shqiptarët mesdhetarë shumica apsolute, shqiptarët Thrakë, Dakë etj...etj.

Shqiptarët indoevropianë me gjithë përpjekjet e mëdha të Nolit nuk i'a dolën dot as të hipotekonin fenë e tyre ortodoksinë në emër të tyre sepse në fakt shumica e tyre e gjetën në Ballkan kur erdhën...por gjithsesi ajo është pronë e shqiptarëve! Lënia e saj në duar të "grekëve" dhe në fakt de fakto të rusëve ishte dhe është një nga tragjeditë kombëtare. Jo më tepër vetëm për besimin sesa për kulturën dhe historinë e saj...të shkruar me gjak shqiptarësh.

Të këqijat shqiptarëve u kanë ardhur gjithmonë nga Rusia, dhe aleatët e saj të shumtë evropianë , si fuqi e madhe që është dhe nga Turqia.

Mjerimi i shqiptarëve është për shkak të ndikimit të tyre në "elitën" indoevropiane tonën.

Nëse shqiptarët së paku do e mendonin, konceptonin, dhe dokumentonin historinë e tyre siç duhet me të gjithë shqiptarët brenda nuk do ishin kështu siç janë.

Kështu i tha edhe Bismarku Avdyl Frashërit..." Ik shkruaj historinë e Epirit njëherë pastaj eja këtu!".

Së paku bota do i kuptonte gjërat dhe nuk do mund të fshihej më pas gishtit. Çdo gjë e vjetër që zbulohet në Ballkan ajo ua faturon grekëve...rasti më i freskët është me Parthinët e Dimalit ku u bë debati botëror për Kleopatrën...të bijën e Ptolemeut. Po kjo ndodh përditë me të gjitha gjërat...

Kushdo është shqiptar mjafton të jetë i bardhë...ndërsa shqiptarët e vertetë, ata mesdhetarët, janë çdo gjë por shqiptarë jo(!!)...madje as ligji nuk i lejon të jenë për të mos shtuar që u jep dhe para e privilegje për të mos qënë!...

Kjo lloj qasje kaq e gabuar dhe dramatike për kombin tonë i ka rrënjët thellë që kur u pushtua Konsili i Nikeas më 831-shin nga indoevropianët, pra 1000 e kusur vjet më parë!

Që aty filloi manipulimi i historisë në mënyrë të hapur dhe ende vazhdon...

Mjerimi ynë nuk është dhuratë nga perëndia, as nga padija, por mallkim nga historia e reme që na mësojnë përditë e na shplajnë trutë tanë të stërlodhur e bllokuar nga pamundësia për të patur dhe qënë.

Shqiptarët kanë mbijetuar dhe do vazhdojnë të mbijetojnë sepse janë mbi 100 milionë...asnjë të mos e gënjejë mendja se shqiptarët mbijetuan për shkak të karakterit të fortë dhe dashurisë të madhe të shqiptarëve indoevropianë për atdheun!

Këto janë përralla që vazhdoni të na i mësoni përdhunshëm!

Si ajo përralla e tiranasve të vjetër, "shqiptarë 100 karatësh" që kanë ardhur përpara 350 vjetësh nga Irani dhe në fakt sot hiqen si zotër të vendit, madje votojnë që të na heqin ne shqiptarëve minimalisht 22 400 vjeçarë kombësinë shqiptare!

Mjerimin nuk e gjetët mes nesh... Kur erdhët këtu ne nuk ishim të mjerë. U afruam bukë, punë, dashuri njerëzore, kulturë, gjuhë etj...

Mjerimin na i sollët ju!

Na i bërët dhuratë shpërblimi për mikpritjen tonë pasi na morët pushtetin dhe identitetin! Tani doni edhe të na nxirrni jashtë nga shtëpia jonë!

Ndoshta e meritojmë sepse nuk duhet të ishim kaq të mirë!

Këto nuk i shpik unë, mi thotë historia, mi thoni ju përditë kur mburreni se jeni "pellazgë indoevropianë"!

Shqiptarët e ndershëm pa dallim, t'a ndajnë mendjen se kështu do të vuajnë në përçarje dhe mjerim gjithë kohën nëse nuk rithemelojmë kombin e ri modern shqiptar dhe hap pas hapi i bashkojmë të gjithë shqiptarët!

Kjo nuk u intereson vetëm antishqiptarëve!

Por gjithsesi ne shqiptarëve mesdhetarë asgjë nuk na asimilon dot në paidentitet!

Pa ne shqiptaria nuk egziston!

Ju politikanët mund të bëni sikur nuk na shihni, sikur ne nuk egzistojmë, mund të përdridhni edhe buzët për shkak të tejmajmjes nga taksat tona por ne... doni apo nuk doni jemi ata që mburret gjithë bota me historinë dhe lavdinë e tyre e cila për të vetmin shkak është e shqiptarëve!

Prandaj është koha jo të kërkojmë bukë por LIRI!

Liri!

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page