top of page

“Leksionet” që jep votuesi shqiptar…



-Reflektim nga larg rreth zgjedhjeve lokale 2023 në Shqipëri-


Jetoj larg vendlindjes sime, dhe më duket se duhet të jem i fundit që të flas për situatën e atyshme. Por, ja që nuk mund të hesht. Falë faktit që fizikisht isha i pranishëm në Shqipëri vetëm pak javë para zgjedhjeve, ku jetova nga afër një realitet fushate, ndiej se diçka mund ta them. Dua të them diçka që nuk përputhet kurrkund me “ekranistët e paguar”, as me “dhunën” editorial të disa televizioneve. Thjesht dua të them diçka nga larg për atdheun që dua të prosperojë…

I vetmi politikan që “përkëdheli” popullin e vet, që si të thuash evidentoi instiktin votues të shqiptarit ka qënë Edi Rama që nuk e kam takuar kurrë. Me mjeshtëri ai u tha votuesve, ndryshe nga “armiqtë e përbetuar” se populli shqiptar përherë ka ditur të votojë në “kahun e duhur”. Me një mjeshtëri elektorale, ai ju dha të drejtë shqiptarëve edhe kur votuan “Armikun” politik, madje edhe kur bashkia ju mor “me llërë të përveshura amerikane”. Ishte një nga taktikat më të goditura të një njeriu që sheh “përtej çastit”. Të gjithë e sulmojnë këtë kryeministër, të gjithë, por një gjë që nuk e ka “Ai nuk është idjot”. Jo vetëm kaq, në “ushëtimat elektorale” ai rrëfeu bukur se e do Shqipërinë më shumë se të tjërët në ‘krahun tjetër”. Si askush në fushatë, ai ju adresua “të pakënaqurve” të së djeshmes duke ju kujtuar Amerikën si “Shpesa e madhe” që nuk u shua kurrë që kundërshtarët e tij përherë e kanë përdorur si “komardare” drejt pushtetit duke harruar më pas. Fjala e Ramës në Kamëz ishte “bombë elektorale” që i afroi të majtës “të djathët tradicionalë” që për një lloj utopie përhjerë kanë besuar vetëm një njeri që tashmë ka “humbur kredencialet” me perëndimin.

Fushata e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në vijimësnë e saj, ka qënë një fushatë e “tipit Amerikan”. Të gjithë ishin të lirë të bërtisnin dhe shpalosnin programet e tyre. Të gjithë kahet, u dukën në TV dhe në podjume. Kjo është thelbësore në demokraci:Askush të mos pengohet për të shpalosur para votuesve programet e veta. “Miti” i diktaturës, apo zhurmaja se “iku pluralizmi politik” i ideve dhe alternativave, u varrosën nga vetë mënyra se si fushata shkoi drejt “finishit” të vet. Gjithë panorama parazgjedhoire, dëshmoi se Shqipëria nuk është diktaturë, nuk është pa ide të lira, nuk është “pronë e Edi Ramës”. Me fushatën e vet të zgjedhjeve lokale vendi im dëshmoi se është në “rrugën e lirisë”. Se si është kjo rrugë, se a lehtë apo sa e vështirë për të “marrë pushtetin” kjo nuk mund të përcaktohet nga “Ekarnistë të paguar”. Kjo vendoset nga votuesit. Ata janë “Ultimatumi” që jepet me votë, me votë dhe vetëm me votë…

Nëse kthehemi dhe kujtojmë thirrjet politike para zgjedhjeve, të gjithë shprehën në mënyrë ultimative se “fitorja është me ne” se “rikthejmë pluralizmin”, “përmbyssim diktaturën” etj. Etj. Këtë e thanë sa e sa herë “statujat” politike Berisha, Meta, dhe të tjerë. Ndërkohqë “diktatori” Rama bërtiste “Më jepni pushtet të qeveris më tej”. Sikurse ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në vitin 1985, “në letërsi njeriu futet për t’u bërë i madh”, edhe në politikë njeriu futet për të fituar. Thënia Kadare ka një “pushtet universal” në çdo fushë ku njeriu do të ndihet profesionist dhe ambicioz.Madje Rama nuk fshehu egon e vet pushtetmbajtëse se donte të fitonte “të gjitha bashkitë”. Kjo është një “ego amerikane”. Këtu kur fillon fushtat të gjithë shpresojnë se do fitojnë Kongresin, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë. Është kjo “ambicje borgjeze” që të bën të jesh një luftëtar aktiv në fushën e betejës elektorale. Por ndërsa Meta dhe Berisha shprehnin një dëshirë të tillë duke luajtur me “urretjen popullore” ndaj qeverisjes aktuale, nuk kishin “valencat” e duhura që ta bënin votuesin të besonte se “Ata ishin shpëtimi”. Përkundrazi, prania e “martesës elektorale” Berisha-Meta ishte një simbiozë urretje. Ata jo vetëm nuk mund të galvanizonin askënd, por me hipokrizinë e pështirë ndaj njëri tjetrit, me “thartësinë” e ideve qeverisëse, me “gagaçësinë” politike, dyshja në fjalë vetëm ka çuar ujë “në mullirin socialist”… Votuesit shqiptarë nuk kanë parrë kurrë qysh nga rrënimi I PPSH, një koalicion më të pasinqertë, më të poshtër dhe më “të mplakur” se sa dyshja “Berisha-Meta”. Ata në fakt i shtuan pikët Qeverisë Rama gati 25-30% tek ata votues që vërtet “nuk dinë kë të besojnë”.

Nuk dua të bëj as analisitin, as ideologun. Në ekrane të tillët janë “5 lek tufka”. Mendimi im është se sikurse “përkëdheli” votuesit Edi Rama-shtylla e këtij aksoni politik të partisë në pushtet, votuesi shqiptar ka instiktin e vet, ka gjykimin e vet, dhe në heshtje të “lexon kartat në xhep”. Në këto zgjedhje më shumë se “kartat e Ramës”, elektorati shjqiptar lexoi “kartat e errëta” të opozitës që në përçarjen e vet falë një “Egoje komuniste” i dha shansin qeverisë të “fitonte përsëri”. Sepse votuesi shqiptar nuk mund të votonte “kundër Amerikës”. Tani është koha e “revolucionet” në opozitë që “Me referendum” të largohen “uzurpatorët” e opozitës duke e përgatitur atë për “Zgjedhjet e ardhshme”. Pushteti “rrotullohet” jo vetëm se duhet, por edhe “kur je gati”. Opozita shqiptare duhet të bëjë “Kataklizmën e vet”, pa “Ata”, me veten e vet.


Shefqet Meko


Minneapolis 15 Maj 2023

7 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page